LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Ata finalizojnë sot ditën e 48-të e protestës, ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

8 artikuj për këtë temë.

29 MINUTA ME PARE

“Nuk e shohim dot Shqipërinë që vuan për shkak të këtij krimineli”/ Emigranti: Rama do ikë me turp, ta hedhim në kosh këtë klasë politike! 

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Emigranti

TIRANË- Një emigrant i ardhur nga Kanadaja i është bashkuar protestës së ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kryeministri Rama do të largohet nga pushteti me turp.

Emigranti deklaroi se qytetarët gëzojnë mbështetjen e plotë të diasporës. Kjo ndërsa shtoi se emigrantët nuk e shohin dot Shqipërinë që vuan, për shkak të udhëheqjes politike të saj.

“Kemi ardhur nga Kanadaja bashkë me gruan. Nuk e shohim dot Shqipërinë që vuan për shkak të këtij krimineli këtu pas meje. Ai po shet tokat tona, sikur ia ka lënë babai. Diaspora në Kanada është e gjitha me ju. Dua të falënderoj Nador Bakallin, që drejton diasporën në Kanada. Dua të bëj një falënderim për zotin osman Stafa, është heroi, djalë i mrekullueshëm, që e do Shqipërinë pa kompromis. Jo si ky pas meje që se ka problem ta shesë vendin. E shoh me sytë e mi tani, nuk ka IA këtu që të mashtrojë njerëzit. Ti shporrim këto mbetje si majtas dhe djathtas në kosh mbeturinash. Ky do iki me turp, i lidhur pas karriges, por karrigia do ia hajë kokën”, tha emigranti./Dosja.al

47 MINUTA ME PARE

 “Ku e gjen të drejtën ky t’i thotë popullit se jeni sorra?”/ Qytetari: SPAK mos e lerë popullin në duart e të sëmurit të Surrelit

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Një qytetar i ka bërë thirrje SPAK që mos ta lerë popullin në duart e kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilësoi si të 'sëmurë'. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se deputeti i PL-së, Tedi Blushi ia nxori kartelën në një emision, duke thënë se ky është i sëmurë mendor.

Qytetari lëshoi një sërë akuzash për kryeministrin Rama, duke thënë se prishi fabrikat, uzinën e naftës dhe la punonjësit pa punë.

Qytetari: Më mirë vdesim dhe atdheun nuk e shesim. Nuk kam respekt për të sëmurin e Surrelit, por respektin tuaj dua ta analizoj për disa gjëra. I sëmuri i Surrelit, nëse çdo njeri, psikolog, doktor, gazetar dhe analist do të bënte detyrën patriotike, ky i sëmurë sot nuk do të ishte në atë qeveri.

Sepse i them drejtuesit të SPAK-ut, zotit Braho, që thotë “nëse keni prova, sillini”. Ish-këshilltari i Ilir Metës, Tedi Blushi, ia nxori kartelën në një emision, duke thënë se ky është i sëmurë mendor shumë rëndë.

I them edhe një herë zotit Braho: çfarë kërkon më shumë? A mund ta lësh një popull shqiponjash në duart e një psikopati që na thotë “jeni sorra”? Ku e gjen të drejtën ky t’i thotë popullit se jeni sorra? Ky maskara, që na prishi fabrikat, uzinën e naftës dhe la punonjësit pa punë. Kur punonjësit e pyesnin “pse na lë kështu?”, bënte si i tërbuar./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Dita e 48-të e protestës/ Aktivisti: Të mblidhemi më datë 23 korrik, mbahet seanca e fundit e Parlamentit!

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Një aktivist ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive me date 23 korrik, pasi do të mbahet seanca e fundit e Parlamentit. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Parlamentit, ai u shpreh se prezenca e qytetarëve është e rëndësishme në atë ditë.

Aktivisti tha me ironi se deputetët do të ikin me pushime, ndaj qytetarët duhet t'ju urojnë atyre pushime të mbara.

“Kam bërë thirrje për datën 23 korrik. Është shumë e rëndësishme prezenca jonë gjatë ditës, pasi ka më shumë efekt. Është seanca e fundit e Parlamentit, sepse ata do të ikin me pushime. T’u urojmë pushime të mbara atë ditë”, u shpreh ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Revolta qytetare në ditën e 48/ Protestuesi: Nuk është koha për pushime, por për revolucion

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Një qytetar i cili foli në podiumin e vendosur para Kryeministris tha se nuk është koha për të shkuar në pushime, por është koha për revolucion. Protestuesi u shpreh se thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” është standarti i qytetarëve.

“Kemi arritur të vendosim një standard të ri moral për të gjithë ato parti që duan të bëhen pjesë. Rama në burg, Berisha në burg, është standardi ynë. Nuk është koha për të shkuar me pushime, por për revolucion. Duhet të mblidhemi që të japim mesazhin e fortë. Dorëheqje!”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Vendi do ngelet pa ujë dhe gjelbërim”/ I riu: Jemi të fundit për sigurinë kibernetike! 

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Një i ri i cili ka folur në protestën e ditës së sotme është shprehur se vendi do ngelet pa ujë, dhe pa gjelbërim. Duke folur para qytetarëve, ai tha se  Shqipëria është e fundit për sigurinë kibernetike.

“Para ca ditësh fola për një projekt që kisha një plan. Vendi do ngelet pa ujë, dhe pa gjelbërim. Sigurua në shtëpitë e atyre që kanë kamera sigurie, nuk ekziston më. Shumica e atyre që merren me teknologji kanë theksuan se Shqipëria nuk ka siguri kibernetike.”, tha ai./Dosja.al

 

1 ORE ME PARE

Dita e 48-të e protestës/ Aktivisti: Duam qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët duan një qeveri tranziore, e cila do të çojë vendin në zgjedhje të lira. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se protestuesit janë të qartë për kërkesat e tyre.

Në lidhje me këtë, ai tha se ata duan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se do të jenë në shesh derisa anulimi i ligjit 21/2024 të jetë fakt.

“Jemi shumë të qartë për kërkesat tona, për 48 ditë me radhë, ne do të jemi këtu derisa anulimi i ligjit 21/2024 të jetë fakt, derisa dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë të jetë fakt, derisa qeveria tranzitore ta çojë vendin në zgjedhje të lira pas 36 vitesh, deri kur të garantojmë kushte dhe liri të barabarta për secalin prej nesh”, tha aktivisti./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Ata finalizojnë sot ditën e 48-të e protestës, ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

10 ORE ME PARE

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 48-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. 

Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

Kërkesat e protestuesve:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë