LIVE UPDATES
Editorial

Pse Edi Rama nuk po jep dorëheqjen?

Ai i ka lënë të varfër dhe ka larguar në masë rininë, i ka trullosur duke ju kontrolluar bukën (punën) dhe vjedhur zgjedhjet.

8 Korrik 2026, 17:39 Nga Agim Nesho
Pse Edi Rama nuk po jep dorëheqjen?
Agim Nesho

Vetëm një figurë e errët në historinë e një kombi mund të jetë indiferent kur populli i ka dalë në rrugë dhe i kërkon dorëheqjen. Mijëra qytetarë paqësorë, një brez i ri i mrekullueshëm, qytetarë atdhetarë që janë mbledhur me një kërkesë të vetme kryesore: Rama ik!

Mbajtësi i pushtetit kryeministror, i cili ka kapur të gjitha pushtetet në Shqipëri, e di mirë që argumenti se është i votuar nga populli dhe ka 83 mandate është një argument propagandistik që vetëm të nënshtruarit pa zë të rilindjes mund ta blejnë. Kur populli masivisht derdhet në rrugë, ekuacioni ndryshon.

Por, Rama i trembur dhe frikacak vazhdon të besojë se “ky popull nuk i ngrihet”, duke besuar në sjelljen e një populli të traumatizuar nga diktatura të ndryshme dhe psikologjikisht i shtypur nga pushteti i njëshit. Ai i ka lënë të varfër dhe ka larguar në masë rininë, i ka trullosur duke ju kontrolluar bukën (punën) dhe vjedhur zgjedhjet.

Ai është arkitekti i kthimit të Shqipërisë në një narko-shtet për të qenë i fuqishëm financiarisht dhe pasur përkrahjen e krimit të organizuar, që ka gjetur në Shqipëri parajsën e pastrimit të parave dhe kontrollin e tregjeve të drogës. Ata e kanë bërë të fuqishëm për të blerë influencë politike kudo në botë për të marrë përkrahje dhe mbështetje.

Ndërkombëtarët kanë kohë që kanë mbyllur sytë ndaj realitetit skandaloz në Shqipëri, të mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës, të shpartallimit dhe përpjekjes për zhdukje të opozitës. Ata ishin të magjepsur jo vetëm nga shijet estetike të Edi Ramës por edhe kujdesit të vecantë të tij për ta mbajtur në formë këtë marrëdhënie. Prandaj edhe sot, kur populli kërkon largimin e tij, përpiqen të shlyejnë nderin duke i hapur pallatet presidenciale apo këshilluar se cfarë duhet të bëjë. 

Sot, Edi Rama e di që është një kufomë politike pa të ardhme, por vazhdon të shpresojë tek miqtë e tij, burokratë lapangjozë të Brukselit apo funksionarë shtetesh që ju ka dhënë pjesë të sovranitetit shqiptar apo influencë politike për axhendat e tyre ballkanike. Ai do të mbyllë sa më shpejt këtë gjendje, por e ka të vështirë nga marrëveshjet e papërfunduara me krimin e organizuar.

Ai kërkon ta ndajë ‘revolucionin e flamingove’ nga zemërimi popullor për arrogancën, korrupsionin, shpopullimin, për të treguar se është një lider që di të reflektojë. Atë tashmë e ka tmerruar algoritmi i rrjeteve sociale që ka dalë jashtë kontrollit të tij. Rama do të ishte i kënaqur dhe ndoshta ka qenë pjesë e skenarit, që cështja e rezortit të Zvërnecit të ishte pjesë e diskutimit të medias ndërkombëtare ku të kryqëzohej Kushner dhe familja presidenciale dhe ai të ishte lideri që gjente gjuhën me flamingot.

Kështu ai do të portretizohej si viktimë dhe do të kërkonte mbrojtjen e administratës amerikane dhe nga ana tjetër do të kënaqte Alexin për ta bërë këtë cështje një kalë beteje për zgjedhjet e mes-mandatit në SHBA. Prandaj nga grupet e ndryshme të protestuesve, aktivistët e ‘Shoqërisë së Hapur’ janë nga më aktivët në protestë. Në mediat ndërkombëtare më shumë flitej për Kushner dhe fajet e tij se sa për diktatorin sharlatan të Tiranës që e vodhi popullin e tij, mjeroi vendin dhe punoi ngushtë me mafian për ta kthyer Shqipërinë në një narko-shtet.

Ata vazhdojnë të qeshin me atletet e tij të bardha në Samite, të merren me ekstravagancën e tij, kur dihet që po atë ditë ai harxhon 4.5 milion dollarë nga fondet rezervë të shtetit për të kënaqur egon e tij personale. 
Në kushtet e sotme të një proteste mbarëkombëtare, keqpërdorimet e Ramës për tu vetë-evidentuar si ‘lider global’ kanë marrë fund. Ai është para ditës së gjykimit të madh, të cilin nuk mund ta shmangë. Heqja e tij është një imperativë për të ardhmen e Shqipërisë. 

Prandaj protesta duhet të vazhdojë dhe të përshkallëzohet pa hequr vëmendjen nga kërkesat kryesore dhe mbi të gjitha heqjen e Ramës. Shpërqëndrimi me veprime të tjera politike dobëson protestën dhe krijon ndarje. Gjarprit duhet ti shtypet koka dhe sot i kemi prerë vetëm bishtin. 

agim nesho    

Sondazh

Poll
Editorial 4 Korrik 2026, 07:38 Lutfi Dervishi

Ra kjo protestë e u pamë!

Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...

Editorial 21 Qershor 2026, 10:20

KAMPIONATI YNË I VËRTETË

Meri Lika Mbrëmja e djeshme në Shqipëri nuk ishte thjesht një protestë më shumë në kronikën e rëndomt&eum...

Editorial 20 Qershor 2026, 15:06 Agim Nesho

Algoritmi që po ha monstrën e tij

Fjala e Ramës në grupin parlamentar të Partisë Socialiste evidentoi sot përpjekjet e fundit të një diktatori të urryer...

Editorial 14 Qershor 2026, 15:22 Lutfi Dervishi

Përtej largimit dhe burgut!

Lufti Dervishi Përtej largimit dhe burgut!1.Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në ...

Editorial 11 Qershor 2026, 10:04 Meri Lika

QEVERIA E KOLLTUKUT

Ishte një mëngjes i zakonshëm në zyrën e Kryeministrit. Nga ato mëngjeset ku pushteti nuk mendon si të qeverisë, por si ...

Editorial 7 Qershor 2026, 09:21 Meri Lika

PROTESTUESI ZERO

Politika e të gjitha krahëve është duke kërkuar dëshpërimisht "protestuesin zero". Po, pikërisht atë, njësoj...

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama