Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e kyeministrit Rama
FOTOLAJM/ Pankartat pikante të ditës 39-të: Vetëm burgu i kthjellon 8 Korrik, 19:32 “Sorrat dhe ko...
FOTOLAJM/ Pankartat pikante të ditës 39-të: Vetëm burgu i kthjellon 8 Korrik, 19:32 “Sorrat dhe ko...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump nga samiti i NATO-s: Mund të rivendosë një bllokadë detare ndaj Iranit 8 Korrik, ...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Sipas Ramës, fondi për konceritin e Kanye West u miratua “në minutën e fundit” për të shmangur dëmtimin e imazhit të Shqipërisë përballë rreth 25 mijë vizitorëve nga afro 80 vende të botës, të cilët kanë blerë tashmë biletat për koncertin.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për financimin e koncertit të Kanye West në Shqipëri, duke mbrojtur vendimin e qeverisë për të akorduar 4 milionë euro. Me anë të një postimi në Facebook, Rama përveçse ka mbrojtur financimin e konceriti të reperit amerikan, ai ka sulmuar protestuesit, të cilët prej gati një muaj e gjysmë kërkojnë dorëheqjen e tij.
Në postimin e tij, Kryeministri i quan protestuesit sorra dhe korba, që sipas tij janë turrur, duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh. Sipas Ramës, fondi për konceritin e Kanye West u miratua “në minutën e fundit” për të shmangur dëmtimin e imazhit të Shqipërisë përballë rreth 25 mijë vizitorëve nga afro 80 vende të botës, të cilët kanë blerë tashmë biletat për koncertin.
Kreu i qeverisë thotë ndër të tjera se protestuesit, duke iu referuar si flamingo, korba e sorra, duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë, ndërkohë thekson se Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht.
Reagimi i Ramës:
4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert - në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve - ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë.
Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e “koncertit privat”, siç e quajnë djallëzisht. Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare.
U kujtoj të tërëve se vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë Euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe mbështetëm kujdestarët e tyre; dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta; dyfishuam financimin e Start Up-eve; dyfishuam garancinë sovrane për programin dyfisho biznesin tënd; financuam një paketë të tërë ekstra për zhvillimin urban e rural, mbrojtjen dhe të gjitha këto e të tjera akoma ishin në Aktin Normativ të fundqershorit, ku qershia mbi tortë ishte padyshim bonusi i pensionistëve.
Tani çfarë duan sorrat dhe korbat që e privatizuan djallëzisht protestën qytetare të flamingove, duke i detyruar të shtegtojnë larg bulevardit? Shumë e thjeshtë: Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre! Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht./Dosja.al
pamje nga protesta TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka dhënë intervistë për Euractiv, ku ka thek...
Steve Hanke SHBA- Profesori i njohur amerikan i ekonomisë, Steve Hanke, ka reaguar lidhur me protestat masive të cilat po zhvillohen në vend...
Ermelinda Meksi TIRANË- Ish-ministrja socialiste Ermelinda Meksi ka reaguar lidhur me aktin normativ për financimin e koncertit të artistit...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi qeveria dha 4 milonë euro ...
Pamje TURQI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara, ku është pritur në një ceremoni...
TIRANË- Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium...
Hoxha dhe Anand TURQI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mb...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri po nderohen figura që, sipas tij, lidhen me krimet ...
Kanye West dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi qarkulloi lajmi se qeveria shqiptare ka shpenzuar 50 milionë...
Sali Berisha TIRANË- Një videodenoncim i publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë në qendë...