7 Korrik 2026, 20:10
Nga D.S
Hoxha dhe Anand
TURQI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mbahet Samiti i 36-të i NATO-s. Në margjinat e samitit, Ministri Hoxha zhvilloi një takim bilateral me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Anita Anand.
Mësohet se, Hoxha dhe Anand u dakordësuan për forcimin e mëtejshëm të dialogut politik mes dy vendeve, si dhe shtimin e përpjekjeve për më shumë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit. Ministri i Jashtëm theksoi rritjen e bashkëpunimit veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe tregtisë.
Në këtë drejtim, u veçua nisja e fluturimeve direkte midis Tiranës dhe Torontos, të cilat do të forcojnë më tej lidhjet dhe shkëmbimet midis qyetarëve. Gjithashtu, Hoxha dhe Anand shkëmbyen pikëpamje mbi dinamikën aktuale të sigurisë në Evropë, duke riafirmur mbështetjen e palëkundur për Ukrainën.
Takimi u fokusua edhe në iniciativën për krijimin e Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qendrueshmërisë.
"Ne ramë dakord që krijimi i Bankës së Mbrojtjes, Sigurisë dhe Qëndrueshmërisë, që synon krijimin e një mekanizmi financiar shumëpalësh për të mbështetur zhvillimin e aftësive të mbrojtjes, sigurisë dhe qendrueshmërisë, do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e objektivave tona të përbashkëta", shkroi Ministri në X./Dosja.al
ferit hoxha
Politike
7 Korrik 2026, 19:21
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri po nderohen figura që, sipas tij, lidhen me krimet ...
Politike
7 Korrik 2026, 18:57
E.d
Kanye West dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi qarkulloi lajmi se qeveria shqiptare ka shpenzuar 50 milionë...
Politike
7 Korrik 2026, 16:59
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Një videodenoncim i publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë në qendë...
Politike
7 Korrik 2026, 16:41
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Media italiane “Rivista Studio” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, duke u ndal...
Politike
7 Korrik 2026, 16:29
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të pa...
Politike
7 Korrik 2026, 16:18
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video, në të cilën shfaqen komentet fyese dhe mallkimet që ...
Politike
7 Korrik 2026, 14:48
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku tregon se prej d...
Politike
7 Korrik 2026, 14:14
E. D
Riho Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se e ardhmja e Prishtinës është n&e...
Politike
7 Korrik 2026, 13:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim në stadiumin “Eagle Stadium”, ku pritet të mbahet koncert...
Politike
7 Korrik 2026, 12:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar pamjet e asaj që është duke ndodhur në godin&...