7 Korrik 2026, 14:14
Nga E. D
Riho Terras
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha se e ardhmja e Prishtinës është në Bashkimin Evropian, por për anëtarësim në bllok kërkohen reforma.
“Po punojmë në këtë drejtim”, tha ai në një postim në X pasi zhvilloi takime me udhëheqës politikë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Terras fillimisht u takua me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu. Haxhiu kërkoi që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të trajtohet pa vonesa të mëtejme, duke shtuar se përparimi i vendit drejt bllokut evropian duhet të vlerësohet mbi bazë të meritave.
“Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.
Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Megjithatë, ky aplikim ende nuk ka kaluar as në fazën e parë formale, atë të shqyrtimit nga Këshilli i BE-së dhe më pas dërgimit për opinion në Komisionin Evropian. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.
Gjatë takimit, sipas njoftimit, Haxhiu foli edhe për dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë dhe për “mungesën e përgjegjësisë” për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit. Më 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Këtë sulm Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Beogradin. Por, Serbia mohon përfshirjen. Përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – teksa Kosova kërkon vazhdimisht që Serbia ta ekstradojë atë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, eurodeputeti Terras u takua edhe me ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e vlerësoi rolin e Parlamentit Evropian në mbështetjen e aspiratave të Kosovës.
“Republika e Kosovës mbetet e angazhuar maksimalisht për avancimin e rrugës evropiane, thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian dhe përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE”, u tha në njoftimin e lëshuar nga MPJD-ja.
Eurodeputeti gjatë qëndrimit në Prishtinë zhvilloi takim edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Vizita e raportuesit të përhershëm për Kosovën në PE vjen pasi në mesin e muajit qershor, PE-ja miratoi rezolutën vjetore për Kosovën. Pas miratimit të rezolutës, Terras tha se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga blloku, mbeten kyç në rrugën evropiane të Kosovës.
riho terras
Politike
7 Korrik 2026, 13:11
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një inspektim në stadiumin “Eagle Stadium”, ku pritet të mbahet koncert...
Politike
7 Korrik 2026, 12:49
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar pamjet e asaj që është duke ndodhur në godin&...
Politike
7 Korrik 2026, 12:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se në vitin 2014 rrëzoi planet e ngri...
Politike
7 Korrik 2026, 12:34
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se në kohën kur ishte në qeveri, kishte hartuar nj&eu...
Politike
7 Korrik 2026, 12:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu referuar librit “Albanian Files” akuzoi kryeministin ...
Politike
7 Korrik 2026, 12:00
E. D
Gjykata e Posaçme
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, e cila kërkoi shtyrjen e p...
Politike
7 Korrik 2026, 11:50
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Pas kërkesës së Ajola Xoxës për pezullimin e shqyrtimit gjyqësor, SPAK deklaroi se nëse ...
Politike
7 Korrik 2026, 11:10
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për ndërtimin e një spitali të ri ekselence në Tiranë, i ...
Politike
7 Korrik 2026, 11:03
E. D
Ajola Xoxa, Erion Veliaj
TIRANË- Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka kërkuar pas lindjes së fëmij...
Politike
7 Korrik 2026, 10:47
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po mbahet sot në Gj...