"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim...
7 Korrik...
Politike
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi brenda ndërtesës së kryeministrisë
Duke folur gjatë deklaratës për mediat, Lideri i opozitës deklaroi se qindra mijëra euro po shpenzohen, për ta kthyer sipas tij Kryeministrinë, në një “harem”.
7 Korrik 2026, 12:49Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar pamjet e asaj që është duke ndodhur në godinën e Kryeministrisë, ku po bëhen punime në zyrën e kryeministrit Rama dhe hollin e godinës. Duke folur gjatë deklaratës për mediat, Lideri i opozitës deklaroi se qindra mijëra euro po shpenzohen, për ta kthyer sipas tij Kryeministrinë, në një “harem”.
"Së dyti, dua t’u informoj se qindra mijëra euro po shpenzohen nëpër korridoret, ju lutem shihni pak këtu ç’po ndodh brenda ndërtesës së kryeministrisë... sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në kryeministri. Po, këto janë tipike ngjyrat e haremeve. Dënoj me forcën më të madhe vendosjen e këtyre ngjyrave në hollet e kryeministrisë. Urdhëroni sa kushtojnë dhe sa nuk kushtojnë. Këto ngjyra janë ose të haremeve ose të kinemave të seksit në Pigal. Atje i kam parë unë këto. Ja pra," tha Berisha./Dosja.al