Dita e 39-të e protestës/ Qytetarët vijojnë qëndresën, kërkojnë dorëheqjen e kyeministrit Rama
FOTOLAJM/ Pankartat pikante të ditës 39-të: Vetëm burgu i kthjellon 8 Korrik, 19:32 “Sorrat dhe ko...
FOTOLAJM/ Pankartat pikante të ditës 39-të: Vetëm burgu i kthjellon 8 Korrik, 19:32 “Sorrat dhe ko...
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump nga samiti i NATO-s: Mund të rivendosë një bllokadë detare ndaj Iranit 8 Korrik, ...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
• Protesta kundër qeverisë Rama ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Grumbullimi nisi në orën 19:00 në sheshin "Skëndërbej" e më pas qytetarët iu drejtuan Kryeministrisë për të vijuar me fjalimet. • Sot qytetarët kanë zgjedhur t'i përgjigjen me humor pretendimeve të fundit të kryeministrit, i cili i ka cilësuar protestat si të ndikuara nga "sorrat dhe korbat". • Një qytetare ka deklaruar se kryeministri Rama e ka gjysmën e kabinetit qeveritar në burg, ajo u shpreh se etiketimet 'sorra' dhe 'korba', kryeministri Rama i ka për kabinetin e tij. • Referuar fondit prej 4 miliardësh, protestuesi dënoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si mospërfillëse ndaj varfërisë së qytetarëve shqiptarë dhe fodullëk. • Një protestuese ka deklaruar se në Tiranë po ndërtohen çdo ditë kulla, ndërsa qytetarët nuk blejnë dot një shtëpi. • Aktivisti Ilir Xhemalaj tha se fondi rezervë është krijuar për emergjencat e qytetarëve, jo për spektakël. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se nuk po protestojnë kundër muzikës, por për gjendjen ku ndodhet vendi. • Aktivisti dhe një prej organizatorëve të protestës, Edison Lika, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë koncertin e Kanye West në Tiranë. • Gjatë fjalës së tij në tubim, një prej protestuesve e ka cilësuar këtë event si një "kurth" të ngritur nga qeveria për të shpërqendruar vëmendjen nga problematikat reale të vendit. • Një nxënës ka prekur turmën para Kryeministrisë, ku ka kërkuar që protestuesit të mbajnë një minutë heshtje për vogëlushin e ndjerë Martin Cani. • Ka përfunduar protesta para Kryeministrisë me fjalime nga protestuesit. • Mes thirrjeve në kor, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Ata kanë nisur marshimin e tyre të përditshëm rrugëve të qytetit me thirrje: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve. • Kjo ishte protesta e 39-të rrradhazi ku shqiptarët mes pankartave dhe mesazheve ironizuese kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Rama.
18 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik, ndërsa janë ulur para Parlamentit dhe kanë thirrur njëzëri: “Parlamenti i krimit”. Pas mbylljes së fjalimeve të tyre para Kryeministrisë, ata kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.
Qytetarët kanë bërë thirrje për revolucion, ndërsa kanë përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në protestën e ditës së sotme, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësit e qeverisje në këto vite.
“PD, PD klysha komunistësh”, “Edi Rama SPAK-you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, këto janë disa nga thirrjet e protestueve. Kjo është protesta e 39-të rrradhazi ku shqiptarët mes pankartave dhe mesazheve ironizuese kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Rama./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese nga Franca i është bashkuar protestës së 39-të të qytetarëve. Gjatë fjalës së saj para protestuesve, ajo foli për çmimet e larta dhe masakrën mjedisore në vend.
E reja u shpreh se Golemi është masakruar, ndërsa shtoi se është zhgënjyer nga ky vend. E revoltuar, ajo shtoi se pushtetarët kanë 36 vite që i kanë pirë gjakun këtij populli.
“Jam lindur dhe rritur këtu. Vij nga Franca, jam bijë e këtij vendi. Vij me shpresë që të jetoj këtu. Ky vend po degradohet nga çmimet e larta, nuk ka mjekësi as asgjë. Çdo ditë flasin për Zvërnecin, për Vjosën, unë po flas për Golemin. Jam vajza e Golemit, që e kanë masakruar dhe e kanë prishur. Nga para hotelit duket bukur, nga mbrapa duket keq. Jemi të zhgënjyer nga ky vend. Kanë 36 vite që i kanë pirë gjakun këtij populli. Mos u dorëzoni, çdo ditë e më shumë. Mos e torturo më popullin”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Ka përfunduar protesta para Kryeministrisë me fjalime nga protestuesit. Mes thirrjeve në kor, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ata kanë nisur marshimin e tyre të përditshëm rrugëve të qytetit me thirrje: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve. Kjo ishte protesta e 39-të rrradhazi ku shqiptarët mes pankartave dhe mesazheve ironizuese kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Rama./Dosja.al
TIRANË- Mjeku Ilir Alkja ka deklaruar se në spitalin Onkologjik ndodhin drama çdo ditë, pasi mungon brankiterapia e zëvendësueshme për trajtimin e kancerit të gjirit. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, mjeku u shpreh se arsimi që po degradon çdo ditë.
Alkja shtoi se në spitale nuk ka një pet scan dhe të gjithë ata që vuajnë nga tumoret e paguajnë mbi 15000 euro jashtë ose në privat. “Si nuk pate turp që dhurove 4 mln për një këngëtar pervers?” tha ai në fund.
Ilir Alkja: Shqipëria turpërohet se në spitalin Onkologjik ndodhin drama çdo muaj e çdo ditë. Mungon brankiterapia e zëvendësueshme për trajtimin e kancerit të gjirit. Shqipëria turpërohet prej teje se në inventar nuk ka një pet scan dhe të gjithë që vuajnë nga tumoret e paguajnë mbi 15000 euro jashtë ose në privat. Turpërohet për arsimin që po degradon çdo ditë. Nuk turpërohet Shqipëria se nuk këndon Kanye ëest. Si nuk pate turp që i dhurove 4 mln eruo një këngëtari perversi./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese e cila ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme u ka bërë thirrje bizneseve të marrin pjesë në protestë. Gjatë fjalës se saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo u shpreh se politikanët nuk po i përgjigjen popullit dhe po i përbuzin qytetarët.
Ajo shtoi se kryeministri Rama i kuron jashtë vendin fëmijët e tij, ndërsa fëmijët e qytetarëve shqiptarë nuk kanë kushte në spitale.
“I bëj thirrje të gjithë bizneseve t’i mbyllin dhe të dalin këtu në shesh të largojmë këto sa më parë. Të gjithë politikanët, nuk i përgjigjen popullit të tyre i përbuzin qytetarët. Edi Rama fëmijën e vet e kuron jashtë vendin, fëmijët tanë thonë mbajeni në Shqipëri se ka kushte, por këtu nuk ka kushte”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një nxënës ka prekur turmën para Kryeministrisë, e cila është mbledhur në ditën e 39-të të revoltës së tyre. Gjatë fjalës së tij, ai ka kërkuar që protestuesit të mbajnë një minutë heshtje për vogëlushin e ndjerë Martin Cani.
Nxënësi i shkollës ‘Kiço Blushi’ tha se kryeministri Rama duhet të jap dorëheqjen sa më parë. Vogëlushi u shpreh se i vjen keq për ata fëmijë që nuk marrin dot arsim.
“Jam një nxënës i shkollës ‘Kiço Blushi’ dhe dua të flas për bashkëmoshatarët e mi. Dua të flas për Martin Canin që ndërroi jetë, dua të mbajmë një minutë heshtje për të. Faleminderit.
Shkolla ime ka qenë më e mira që kam pasur. Më vjen keq për ata fëmijë që nuk marrin dot arsim. Edi Rama jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen sa më parë!” përfundoi ai fjalën e tij./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar e cila vuan nga një sëmundje e rëndë ka prekur turmën në fjalimin e saj para Kryeministrisë. Ajo u shpreh se kryeministri Rama dha miliona euro koncertit, ndërsa asaj i kompensoi vetëm 60 qindarka për ilaçet e kancerit.
Qytetarja tha e revoltuar se ai nuk merion të quhet kryeministër, por palaço. Në funs, ajo tha se ai duhet të jap dorëheqjen sa më shpejt, në mënyrë që populli dhe Shqipëria të çlirohet.
“Këtij nuk e meriton t’i thuash kryeministër, është palaço! Sot kur ai jep gjithë ato para për një koncert që nuk e kanë pranuar disa shtete, unë sot kam vajtur të marr ilaçet e kancerit. Më kanë kompensuar vetëm 60 qindarka. Turp!
I kam blerë 22 mijë lekë, sot i mora 21 mijë lekë e 14 qindarka. E kuptoni çfarë leverdie më ka bërë mua ai njeri? Të thërrasë mendjes sa më shpejt e të japë dorëheqjen dhe të çlirojë këtë popull dhe Shqipërinë! Dorëheqje!” përfundoi ajo./Dosja.al
TIRANË – Protesta e 39-të para Kryeministrisë ka marrë një kthesë të re, ku përveç kërkesave politike, qytetarët kanë shënjestruar edhe koncertin e paralajmëruar të reperit Kanye West në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në tubim, një prej protestuesve e ka cilësuar këtë event si një "kurth" të ngritur nga qeveria për të shpërqendruar vëmendjen nga problematikat reale të vendit.
Ai u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve që të mos bien pre e kësaj nisme, duke e konsideruar shpenzimin e 4 milionë eurove si një fyerje për qytetarët.
“Kini pak kujdes me festivalin se është një kurth. Në kohën që ne nuk kemi një paracetamol në spital, harxhojmë 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për një festival. Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet. Le ta shijojnë atë festival patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë. Ne s’do biem viktimë e shprehjes ‘fshati digjet, vajza e mirë krihet’”, tha një tjetër protestues./Dosja.al

TIRANË- Aktivisti dhe një prej organizatorëve të protestës, Edison Lika, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojnë koncertin e Kanye West në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij në ditën e 39-të të tubimit para Kryeministrisë, Lika denoncoi vendimin e qeverisë për të akorduar 4 milionë euro për këtë event, duke e cilësuar si një shpenzim të pajustifikuar në një kohë kur këto fonde do të kishin shërbyer për qytetarët në nevojë.
Ai akuzoi qeverinë për standarde të dyfishta, pasi fton një artist të etiketuar ndërkombëtarisht si anti-semit, ndërkohë që nga ana tjetër ka shënjestruar protestuesit me akuza të ngjashme.
“Në këto momente kur Shqipëria ka 39 ditë që është bllokuar nga protestat që kanë hyrë në shtëpinë e secilit prej nesh, duket se kryeministrit Edi Rama i kishte ardhur një urgjencë. Atij i duhej të akordonte 4 milionë euro për koncertin e Kannye West. West është një anti-semit i hapur, që ka qenë qartas e nxjerrë nga Qeveria shqiptare.
Kjo qeveri që ka akuzuar protestuesit për anti-semitizëm, fton një këngëtar anti-semit të ndaluar në shumicën e vendeve të Europës. Tani ai do paguajë edhe 4 milionë euro për t’i mundësuar koncertin. Ky vend ka kaluar tërmete dhe ne nuk i kemi pasur 4 milionë euro t’ja dërgojmë njerëzve të prekur”, tha mes të tjerash Lika./Dosja.al

TIRANË- Ka nisur dita e 39-të e protestës mbarëqytetare, ku qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin "Skënderbej" për të vijuar revoltën kundër qeverisë.
Protetsuesit kanë filluar marshimin e tyre drejt godinës së Kryeministrisë, duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe ironike ndaj kreut të qeverisë. Ndërkohë, protestuesit shprehen të vendosur për të kërkuar llogaridhënie përmes qëndresës së tyre të përditshme dhe të palëkundur./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar ka deklaruar se po përballen me problemin e ujit, duke shtuar se po shitet më shumë ujë se qumësht. Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se me rrogën që merr nuk mban dot familjen.
Qytetari foli edhe për rritjen e çmimeve duke thënë se kostoja e jetesës po bëhet e pa përballueshme.
“25 vite kur ndërtova shtëpinë prita për një rrugë. I bë ka nja 6 muajsh, por asfalti i ri u shqep për një muaj. Kemi problemin e ujit. Shitet uji më shumë se qumështi. Një investitor italian më ka thënë, vetëm në Shqipëri ka parë, që ta bie ujin shteti dhe të gjobit sepse del i pisët…Çmimet janë të larta.
Unë punoj, por me këtë rrogë nuk mbaj dot familjen. Përse nuk e vënë veten në rolin e një pensionisti. Ata vetëm telefonin e kanë 150 mijë lekë në muaj. Paguajmë para pa fund që shteti duhet t’i ofrojë më çmime më konkurruese”, tha mes të tjerash ai./Dosja.al
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për një akt antikushtetues dhe banditesk ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Sipas Berishës, kryeministri ka penguar me forcë kreun e shtetit që të udhëtojë drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s si kryetar i delegacionit shqiptar.
Sipas denoncimit, protokolli i samitit përcaktonte qartë se delegacioni shqiptar do të kryesohej nga Presidenti Begaj, ndërsa Edi Rama do të ishte anëtar i delegacionit. Sipas kryedemokratit, ky pozicionim nënkuptonte që presidenti do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezën e bisedimeve dhe në foton zyrtare të liderëve.
Postimi i plotë i Berishës:
"Një skandal i nivelit më të lartë!
Të dashur miq, dje ka ndodhur një skandal i nivelit më të lartë i padëgjuar kurrë më parë. Edi Rama bllokoi dje udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit shqiptar në Samitin e NATO-s në Ankara.
Ndonëse shkresa e dërguar pranë autoriteteve protokollare pritëse sipas dy burimeve diplomatike informonte se delegacioni shqiptar kryesohej nga presidenti Bajram Begaj dhe anëtarë Edi Rama etj etj.
Por Rama në një akt antikushtetues ka kërcënuar si bandit Begajn dhe ka bllokuar udhëtimin e tij si në avionin-taksi të pronotuar nga delegacioni shqiptar ashtu dhe me linjat tregtare dhe është nis vetëm me bashkëshorten e tij me një avion që sipas mediave i kushton dhjetra e mijëra euro ora e fluturimit.
Diplomati Dixhital informon se ky sherr nisi një javë më parë në Shqipëri kur Ambasadori turk sipas tij i kërkoj takim dhe i dorëzoi ftesën për Samitin e NATO-s në Ankara Presidentit Bajram Begaj. Ky i fundit po sipas burimit i thotë ambasadorit se këto janë punë të Ramës ndaj mendoj se ftesa i duhet dërguar atij. Ambasadori iu përgjigj se kjo është përcaktuar nga protokolli i Samitit dhe ai vetëm përcjell ftesën. Rama thërret menjëherë ambasdorin turk dhe i kërkon që ftesa t’i vij atij. Nuk dihet më tej për ndërhyrjet e Ramës pranë presidencës turke. Por shkresa e dërguar për delegacionin përfaqësues të Shqipërisë në Samit sipas diplomatit është firmosur nga Begaj si kryetar delegacioni dhe Edi Ramën jo si zëvendëskryetar por thjesht anëtar delegacioni, gjë që nënkuptonte që në tryezën e Samitit në vendin e parë aty ku shkruhej Albania do ulej Begaj, dhe Rama do ulej në karriken pas shpinës së tij, po kështu në foton familjare në vendin e caktuar për Shqipërinë do fotografohej me pjesëmarrësit e tjerë Begaj si përfaqësues e vendit dhe jo Rama.
Për të gjitha këto Rama si gangster vendosi t’i ndalojë kreut të shtetit dhe kryekomandantit të forcave ushtarake të udhëtonte drejt Turqisë.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të rëndë banditesk antikushtetues të Edi Ramës ndaj kreut të shtetit të vendit me të cilin ai dëshmon edhe njëherë përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij.", shkruan Berisha/Dosja.al
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 39-të e qytetarëve shqiptarë, në Tiranë. Një protestuese ka deklaruar se në Tiranë po ndërtohen çdo ditë kulla, ndërsa qytetarët nuk blejnë dot një shtëpi.
Ajo foli për problemet në transportin publik, sistemin arsimor, shëndetësore dhe problematikat në infrastrukturë, duke shtuar se po ndihet çdo ditë e braktisur nga vendi.
Sipas saj, qytetarët shohin diferencë mes jetës së tyre dhe politikanëve. Ajo shtoi se për të mbushur koncertin po dhurohen bileta për nxënës, ndërsa e cilësoi këtë si një veprim skandaloz.
“Fakti që ne çdo ditë ndihemi të braktisur, nuk shikojmë që kemi përkrahje si qytetarët e këtij vendi, e kemi për detyrë të dalim në protestë. Të hipësh në autobus, duhet të presësh e të ngjeshësh. Arsimi? Infrastruktura nuk është e mirë, stafi nuk është i mirë. Nëpër spitale është e njëjta gjë. Shikojmë diferencë mes jetëve të qytetarëve dhe politikanëve.
Këto janë vështirësitë që ne përballemi. Shikon që ndërtohen kulla por e ke të pamundur të blesh një shtëpi. Me çmimet që janë, janë shumë të larta, më është dashur që të shkoj diku larg qendrave që mos të paguaj shumë. Është ulëritëse dhe përçmuese ndaj qytetarëve, çdo gjë tjetër mund të ishte bërë me 4 mln euro në Shqipëri. Për të mbushur koncertin po dhuroheshin bileta për nxënës dhe kjo është skandaloze. Çmimi i biletës për teatrin ku çoj vajzën është trefishuar”, tha mes të tjerash ajo./Dosja.al
TIRANË- Një i moshuar ka shpërthyer ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se Rama i jep 4 miliardë lekë një këngëtari, ndërsa ka pensionistët marrin 112 mijë lekë.
Protestuesi dënoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si mospërfillëse ndaj varfërisë së qytetarëve shqiptarë dhe fodullëk.
“Edi Rama ka filluar këto xhirot e famshme në Europë dhe me fodullëkun më të madh dhe mospërfillje i jep 4 miliardë lekë një rrepisti rrjepacak atje nga fondi i emergjencave, dhe unë e kam pensionin 112 mijë lekë. Nuk i jep lekë Edi Rama atij rrepistit dhe të mos fusë lekë në xhep, ajo nuk diskutohet,” deklaroi ai i revoltuar./Dosja.al
TIRANË- Një qytetare ka deklaruar se kryeministri Rama e ka gjysmën e kabinetit qeveritar në burg. Gjatë një prononcimi për median, ajo u shpreh se etiketimet 'sorra' dhe 'korba', kryeministri Rama i ka për kabinetin e tij.
Më tej, ajo shtoi se shqiptarët do të dalin në shesh deri sa ai të dorëhiqet.
“Sorrat dhe korbat i ka në kabinetin e vet, i ka në Kryeministrinë e vet. Gjysmat i ka në burg. Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”, tha ajo./Dosja.al

TIRANË – Edhe dita e 39-të e protestës mbarëqytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar një pjesëmarrje të lartë, ndërsa vëmendja është zhvendosur sërish te gjuha krijuese dhe ironike e përdorur nga protestuesit.
Sot qytetarët kanë zgjedhur t'i përgjigjen me humor pretendimeve të fundit të kryeministrit, i cili i ka cilësuar protestat si të ndikuara nga "sorrat dhe korbat".
Shumë prej tyre kishin në qendër figurën e shpendëve të përmendur nga Rama, duke kërkuar të zhvendosin debatin te çështjet thelbësore ekonomike dhe politike.
Përmes pankartave dhe thirrjeve, protestuesit kanë ironizuar duke deklaruar se "Rama sheh sorra dhe korba sa herë që përmenden milionat", duke aluduar se retorika e kryeministrit është një përpjekje për të shmangur llogaridhënien për çështje të rënda korruptive apo keqqeverisjen./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se kjo protestë i ka mësuar t'i thotë frikës stop. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo tha se në vend që të arrestohet Rama, arrestohen protestuesit.
Qytetarja shtroi pyetjen nëse presidenti i vendit dhe Gjykata Kushtetuese janë për të mbrojtur kushtetutën apo për ta hedhur poshtë. Ajo theksoi se presidenti dhe GJK të marrin masa, sepse janë për mbrojtjen e kombit.
“Kjo protestë më mësoi t’i them frikës stop. Dua t’u bëj një thirrje presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Ramës i kemi bërë boll thirrje dhe nuk është përgjigjur. Për çfarë janë presidenti dhe GJK, për të mbrojtur kushtetutën apo për ta hedhur poshtë? Në vend që të arrestohet Rama, arrestoi protestuesit dhe i mbajti nën arrest 72 orë. Presidenti dhe GJK të marrin masa, sepse janë për mbrojtjen e kombit! Të mbrosh njeriun që ka hedhur poshtë si qenie njerëzore ky,” tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej” në ditën e 39-të të protestës së tyre. Pas organizimit të tyre priten që ata të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi të shumta kanë qenë mediat e huaja, të cilat i kanë kushtuar artikuj protestave të qytetarëve./Dosja.al