LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!

• Ditën e sotme është zhvilluar në Tiranë protesta e 38-të e qytetarëve shqiptarë, përmes së cilës është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Qytetarët nisën grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin protestuesit të cilët folën në tubimin e sotëm, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësit ndaj qeverisjes aktuale. • Aktivisti Arbër Lleshi tha se kryeministri Rama ka dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se një nga këngët e Kanye West, titullohet “Rroftë Hitleri”. • Ai shtoi se në vend ka njerëz që vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe, ndërsa qeveria jep 4 milionë euro nga fondi rezervë për koncerte. • Aktivisti Sazan Guri deklaroi se nuk ka qeveri që nuk rrëzohet, por ka qytetarë që tërhiqen. • Ai u shpreh se qytetarët e kanë rrethuar kryeministrin Rama demokratikisht dhe moralisht. • Gjatë tubimit, një prej protestuesve u bëri thirrje pjesëmarrësve që protesta të mos ndalet deri në rrëzimin e kryeministrit. • Në fjalën e tij, ai kritikoi qeverinë dhe adminsitratën duke i cilësiar patronazhistët si një 'imitimi modern spiun i Sigurimit'. • Një qytetar i pranishëm në protestën e ditës së sotme deklaroi se qeveria ka gjithë këto ditë që shpik armiq imagjinarë për të justifikuar veten. • I riu u shpreh se aferat e qeveritarëve kanë marrë dhenë dhe janë bërë gazi i botës. • Një protestuese tha se  kryeministri Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për konceritin e Kanye West, të cilin se ka zhbllokuar as kur ra tërmeti dhe as kur ka pasur përmbytje. • Ajo bëri me dije se do shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për biletën e koncertit, edhe pse nuk do të shkojë në këtë koncert. • Një protestues i bëri thirrje SPAK që të hetoj 4 mln euro që do ikin në koncertin e Kanye West. • Në fjalën e tij para protestuesve, ai tha se qytetaarët nuk do të largohen nga sheshi deri ditën kur do plotësohen kërkesat e tyre. • I riu shtoi se kryeministri harxhon mld për patronazhistë që të komentojnë në Facebook, ndërsa tha se protestuesit i quan korba e sorra. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

20 artikuj për këtë temë.

23 ORE ME PARE

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Vijon marshimi kilometrik i qytetarëve: Rama jepe dorëheqjen!

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Pamje

TIRANË- Qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Nën thirrjet “Poshtë patronazhistët”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Nesër më shumë”, ata kanë finaliziar ditën e 38-të të revoltës së tyre. 

Marshimi ka nisur nga Kryeministria, më pas kanë shkuar drejt zonës së ish-Bllokut, Gardës së Republikës dhe kanë përfunduar në sheshin “Nënë Tereza”. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike.

Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Mbyllet protesta e 38-të/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Nesër më shumë

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit. Nën thirrjet “Nesër më shumë” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, ata kanë finalizuar ditën e 38-të të revoltës së tyre.

Qytetarët nisën grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Në Onkologjik nuk ka brakiterapi"/ Gazetari Osman Stafa ndan rrëfimin e një gruaje që lufton me kancer: Nuk kisha para për jashtë shteti, sëmundja mu rikthye përsëri...

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-  Një mesazh i një gruaje që po kurohet nga kanceri në Itali u lexua gjatë protestës para Kryeministrisë nga gazetari Osman Stafa. Në letrën e saj, gruaja shpreh zhgënjimin për gjendjen e sistemit shëndetësor, duke pretenduar se nuk mundi të kryente brakiterapinë në Spitalin Onkologjik për shkak të mungesës së shërbimit, çka, sipas saj, çoi në rikthimin e sëmundjes.

Në të njëjtin mesazh, ajo kritikoi qeverinë për atë që e cilësoi si prioritet të gabuar në përdorimin e fondeve publike, duke përmendur fondet e vëna në dispozicion prej 4 milionë eurosh për koncertin e reperit Kanye West, ndërkohë që, spitalet përballen me mungesa ilaçesh dhe pajisjesh.

"Dua t’ju lexoj një mesazh të një zonje që vuan nga kanceri. Ka kërkuar ta lexoj këtu para jush: “Jam një grua që vuaj nga kanceri, mbarova ciklin e rrezeve në Onkologjik. Kur duhet të bëja brakiterapinë më thanë se nuk ka, nuk punon. E kam me dokument. Nuk kisha para për jashtë shteti, kredi nuk më dhanë.

Çdo mëngjes zgjohesha me shpresën që do të kem trajtimin që duhet. Sëmundja mu rikthye përsëri se nuk e bëra brakiterapinë. Unë sot jam e vdekur për së gjalli. Sot bëj kimiterapinë nga fillimi në Itali. Për Shqipërinë dhe mjekësinë atje do të isha në dhe. Sot mësova se shteti gjeti 4 mln euro për një koncert. Ndoshta për disa jam vetëm një statistikë, por për fëmijët e mi jam e gjithë bota.

Do të doja që shteti të investonte te shpresa ime dhe jo vetëm në një natë spektakli sepse një koncert zgjat vetëm disa orë. Mungesa e trajtimit më kushtoi kthimin e sëmundjes. Skenën e ngritën për një natë, brakiterapinë jo. Njëra sjell duartrokitje, tjetra shpëton nëna, motra e bija. Ju zgjodhët duartrokitjet, turpi ju mbuloftë dhe zoti iu ardhë hakut”., u shpreh Stafa./Dosja.al

1 DITE ME PARE

“SPAK heto 4 mln euro që do ikin në koncert”/ Protestuesi: Na quajtën korba e sorra, por nuk do të ikim nga sheshi

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Pamje

TIRANË- Një protestues i bëri thirrje SPAK që të hetoj 4 mln euro që do ikin në koncertin e Kanye West. Në fjalën e tij para protestuesve, ai tha se qytetaarët nuk do të largohen nga sheshi deri ditën kur do plotësohen kërkesat e tyre.

I riu shtoi se kryeministri harxhon mld për patronazhistë që të komentojnë në Facebook, ndërsa tha se protestuesit i quan korba e sorra.

“Hoqët syzet e kuqe dhe i vendoset blu por shikimi yt ngeli bardh a zi. Na quajtën korba e sorra. Fjala juaj është e zezë, puna juaj edhe më e zezë. Harxhon mld për patronazhistë që të komentojnë në Facebook. T’i mendon se ne do të ikim, por ne nuk ikim nga sheshi. Do të jemi këtu. Bëj thirrje SPAK të hetoje 4 mln euro që do ikin në koncert për patronazhistët”, tha mes të tjerash ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

(FOTOLAJM) "Një i çmendur, një vend e çmend"/ Protestuesit 'godasin' me pankartat e ditës së 38-të: Mund të na injoroni, nuk mund të na heshtni

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit

TIRANË-  Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar për të 38-ën ditë radhazi para Kryeministrisë, ku protestuesit janë shfaqur me pankarta që përcillnin mesazhe të ndryshme drejtuar qeverisë.

Mes pankartave të mbajtura në tubim spikatnin sloganet, "Mund të na injoroni, nuk mund të na heshtni" dhe "Një i çmendur, një vend e çmend", të cilat u shoqëruan me thirrje kundër qeverisë.

Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë tubimet e tyre edhe në ditët në vijim, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Protesta i ka zënë si miu në çark Ramën dhe Berishën"/ Protestuesi: Nuk do të largohemi pa dhënë dorëheqjen këto intrigrantë

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Pamje

TIRANË- Një protestues ka deklaruar se protesta i ka zënë si miu në çark Edi Ramën dhe Sali Berishën. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se qytetarët nuk do të largohen nga sheshi pa dhënë  dorëheqjen ata.

Protestuesi tha se qytetarët nuk janë në shesh për lëmoshën e Ramës dhe Berishës, por janë për t'u thënë zhdukuni e largohuni. 

Protestuesi: Kjo protestë që ditën e parë i ka zënë si miu në çark Edi Ramën dhe Sali Berishën. I ka bllokuar brenda që të dy, njëri hidhet dhe përdridhet si dhelpër në selinë e PS se njëherë s’e do dhe njëherë e do protestën. Ndërsa tjetri sorra.

Të gjithë protestuesit t’i kërkojnë dorëheqjen pa kushte si Berishës dhe Ramës. Nuk do të largohemi pa dhënë dorëheqjen këto intrigrantë, që na kanë sjellje në këtë gjendje. Nuk jemi këtu për lëmoshën e Ramës dhe Berishës, jemi për t’u thënë zhdukuni e largohuni. Na e kanë sjellë shpirtin në majë të hundës./Dosja.al

1 DITE ME PARE

“Çdo shqiptar do të paguajë për koncertin e Kanye West”/ Protestuesja: Sot Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës, që nuk e ka zhbllokuar as kur ra tërmeti!

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Pamje

TIRANË- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës për konceritin e Kanye West, të cilin se ka zhbllokuar as kur ra tërmeti dhe as kur ka pasur përmbytje.

Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo u shpreh se do shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për biletën e koncertit, edhe pse nuk do të shkojë në këtë koncert. Ajo shtoi se Kanye West është një këngëtar me prirje antisemite dhe naziste dhe ka një këngë që quhet “Rroftë Hitleri”. 

Në fund, ajo tha e revoltuar se Edi Rama, i cili pretendon se protestuesit janë antisemitë, antiizraelitë dhe antiamerikanë, po sjell në Shqipëri me 4 milionë euro një këngëtar antisemit.


Protestuesja: Sot Edi Rama ka zhbllokuar fondin e emergjencës, fondin që nuk e ka zhbllokuar kurrë, as kur ra tërmeti, as kur ka pasur përmbytje çdo vit në çdo cep të Shqipërisë. E dini pse e kanë bllokuar këtë fond emergjence? Për të paguar biletat e koncertit të Kanye West, sepse ju e bojkotuat koncertin. Sot, çdo shqiptar do të paguajë nga xhepi 2 euro për biletën e koncertit, edhe pse nuk do të shkojë në këtë koncert. Sot, një foshnjë që pi qumësht në gjirin e nënës do të paguajë 2 euro për koncertin e Kanye ëest.

Sot, një plak pensionist në fshat, të cilit rritja e pensionit i ishte vetëm 2200 lekë të vjetra, do t’i paguajë këto para këtë herë për biletën e Kanye ëest. Një i sëmurë në spital, përveç 2 mijë lekëve që i jep pastruesit që t’i heqë plehrat nga dhoma, do të paguajë edhe biletën e Kanye West, edhe pse nuk do të shkojë në këtë koncert. Madje, edhe një i sëmurë në reanimacion, që mund të jetë në momentet e fundit të jetës, do të paguajë 2 mijë lekëshin e tij të fundit për koncertin e Kanye ëest, edhe pse nuk do të shkojë në atë koncert.

Sot, çdo njeri që na shikon nga divani, këtu në protestë, do të paguajë 2 mijë lekë të vjetra për koncertin. Qeveria zhbllokoi 4 milionë euro sepse koncerti ishte një dëshmi spektakli, megjithëse bëri një reklamë të madhe, duke filluar që nga Belinda Balluku çdo ditë. Atëherë, Kanye ëest është një këngëtar me prirje antisemite dhe naziste. Ai ka një këngë që quhet “Rroftë Hitleri”. Bluzat e tij janë të famshme. Sot mediat kanë nxjerrë një lajm ku Kanye ëest, jo më shumë se dje, ka performuar me një bluzë në koncert.

Edi Rama, që pretendon se jemi antisemitë, antiizraelitë dhe antiamerikanë, po sjell në Shqipëri me 4 milionë euro tuajat një këngëtar antisemit. Edhe ne, “sorrat dhe korbat e bulevardit”, siç na quan Rama, do të paguajmë edhe pse nuk do të shkojmë kurrë në koncert, sepse e kemi bojkotuar, sepse kemi ardhur këtu në protestë./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"U hakmor me një fëmijë 12 vjeç"/ Një baba prek turmën: Vajza ime është nxjerrë në 12 të natës nga spitali, ka 37 ditë që lëngon në shtrat

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË-  Një protestues ka ngritur akuza gjatë protestës para Kryeministrisë, duke pretenduar se vajza e tij 12-vjeçare është nxjerrë nga spitali si akt hakmarrjeje për shkak të pjesëmarrjes së kushërinjve të saj në protestat kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Sipas deklaratës së tij, fëmija është larguar nga spitali gjatë natës, ndërsa ai pretendoi se kishte kërkuar ndihmën e policisë dhe transport me ambulancë, por nuk kishte marrë mbështetjen e nevojshme. Protestuesi tha se vajza e tij ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se prej 37 ditësh po qëndron e shtrirë në shtrat.

“Arsyeja kryesore kanë qenë disa kushërinj që kanë marrë pjesë në protestë. Vajza ime është nxjerrë në 12 të natës. Kam njoftuar policinë. Kam kërkuar ndihmë për të shoqëruar vajzën me ambulancë. Më thoshin merre në gjendje të fikëti, dhe çoje ku të duash. I drejtohem kryeministrit  me urdhrin që dha. U hakmor me një fëmijë 12 vjeçe. Fëmija ime rrezikon jetë, ka 37 ditë që lëngon në shtrat.”, deklaroi ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

“Mos prekni familjarët e protestuesve që punojnë në administratë!”/ Aktivisti: Drejtësia mund të vonojë, por nuk do të harrojë!

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Pamje

TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi ka bërë me dije se familjarëve të protestuesve të cilët marin pjesë në protestë po u bëhet presion. Gjatë fjalës së tij para protestuesve, ai tha se kanë filluar të përndiqen edhe prindërit e tyre, vetëm sepse fëmijët e tyre punojnë në administratë. 

Ai shtoi se nëse dikush do të guxojë të marrë masa dhe të pushojë nga puna prindërit apo familjarët e protestuesve, vetëm për shkak se ata kanë dalë në protestë, do ta përballen me forcën e të gjithë qytetarëve. Në fund, aktivisti tha se drejtësia mund edhe të vonojë, por nuk do të harrojë.

“Kemi parë sot edhe dje që protestuesit, të cilët janë liruar nga masa e paraburgimit, kanë filluar të përndiqen prindërit e tyre sepse punojnë në administratë. 

Nëse dikush do të guxojë të marrë masa dhe të pushojë nga puna prindërit apo familjarët e protestuesve, vetëm për shkak se ata kanë dalë në protestë, do ta shohin forcën e të gjithë qytetarëve, do ta shohin forcën e ligjit. Drejtësia mund edhe të vonojë, por nuk do të harrojë”, u shpreh aktivisti./Dosja.al

1 DITE ME PARE

“Qeveria jote është pa shkollë”/ Protestuesi: Rama je 60 vjeç, hap krahun dhe qetëso popullin shqiptar

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Pamje

TIRANË- Një qytetar tha në protestën e ditës së sotme se qeveria përbëhet nga njerëz të pa shkollë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se Rama duhet hap krahun dhe qetësoj popullin shqiptar.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe t’u bashkohen revoltës së tyre për të mirën e fëmijëve të tyre.

“Jep dorëheqjen. Edi Rama, qeveria jote është pa shkollë. Turp për kalamajt e vegjël, në shtëpi në rrugë është duke i traumatizuar. Je duke i traumatizuar kalamajtë, lloj lloj sharjesh, ofendimesh dhe urrejtje. Ata janë të vegjël.

Mësues, drejtorë ngrihuni për kalamajt, e vegjël dhe të gjithë shoqëria shqiptare, nuk është halli sot por kur ata të rriten. Edi Rama je 60 vjeç, hap krahun dhe qetëso popullin shqiptar”, tha ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

“Qeveria po shpik armiq imagjinarë për të justifikuar veten”/ Protestuesi: Ky popull u zgjua dhe nuk ka gjë që e ndal më!

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Pamje

TIRANË- Një qytetar i pranishëm në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se qeveria ka gjithë këto ditë që shpik armiq imagjinarë për të justifikuar veten. Gjatë fjalës së tij para protestuesve ai u shpreh se aferat e qeveritarëve kanë marrë dhenë dhe janë bërë gazi i botës.

I riu shtoi se ata që mbajnë peng mirëqenien e këtij vendi, duhet të japin dorëheqjen. Në fund, ai tha se koha ka ndryshuar dhe është populli ai që vendos, jo qeveria.

“Ajo që më bën krenar këto ditë është të them se jam një prej jush. Jam këtu prej ditës së parë dhe rrethohem nga njerëz që duan të ndryshojnë të ardhmen e tyre. Më e bukur do jetë dita kur ky vend të çlirohet nga hienat dhe kasta e vjetër e atyre që nuk menduan kurrë për popullin. Ky popull u zgjua dhe nuk ka gjë që e ndal më, nuk ka propagandë që të gënjejë më njerëzit.

Aferat e këtyre kanë marrë dhenë, janë bërë gazi i botës! Kushdo e sheh se çfarë po ndodh. Shumë prej diasporës janë mes nesh sot në bulevard, duke kërkuar vetëm një gjë: këta që mbajnë peng mirëqenien e këtij vendi të japin dorëheqjen. 

Kjo qeveri ka gjithë këto ditë që shpik armiq imagjinarë për të justifikuar veten, tamam si në kohën e xhaxhit. Por kohët kanë ndryshuar dhe ata duhet ta kuptojnë mirë një gjë: Këtu vendosim ne!” përfundoi protestuesi./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Dita e 38-të e protestës/ Protestuesi : Patronazhistët, imitimi modern spiun i Sigurimit

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka vijuar për të 38-ën ditë radhazi, me qytetarë të mbledhur në shesh për të kërkuar largimin e tij nga detyra.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve u bëri thirrje pjesëmarrësve që protesta të mos ndalet deri në arritjen e këtij qëllimi.

Në fjalën e tij, ai kritikoi qeverinë dhe adminsitratën duke i cilësiar patronazhistët si një 'imitimi modern spiun i Sigurimit'.

“Ai i shtynte njerëzit drejt Kryeministrisë më 21 janar. Ne nuk arritëm ta ndalim këtë komunist, një shitës ikonash të vjedhura, që na e lanë peshqesh këtu. Administrata shqiptare, ka shkuar në 180 mijë të punësuar, janë vetëm patronazhistë, imitimi modern spiun i Sigurimit të Shtetit.

Kjo është një betejë që i ka kaluar përmasat e Shqipërisë, të huajt po e marrin si model. Shqipëria ka faqen tuaj, protesta nuk duhet të ndalet deri kur të shporret kjo klikë fashiste”, tha ndër  një protestues./Dosja.al

1 DITE ME PARE

“Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet, por ka qytetarë që tërhiqen”/ Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Sazan Guri

TIRANË- Aktivisti Sazan Guri ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka qeveri që nuk rrëzohet, por ka qytetarë që tërhiqen. Sipas tij, nuk ka kauza që nuk fitohen por ka qytetarë që lenë kauzën përgjysmë.

Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se qytetarët e kanë rrethuar kryeministrin Rama demokratikisht dhe moralisht. Ai tha së rrethimi i tretë është rrethimi fizik, ndërsa shtoi se duhet rrethuar parlamenti që ata të mos marrin vendime për kauzat e qytetarëve. 

“Ky vend që ka mbërritur në këtë ditë, ku përballë nesh ndodhet vetëm një anije, do iki ose ky që as në emër nuk e meriton t’i thërrasësh ose ne! Ne qytetarë shqiptarë që nuk duam të shqetësohemi se në dukje jemi në shesh 2, 3, 5 apo 10% e popullit.

Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet por ka qytetarë që tërhiqen. Nuk ka kauza që nuk fitohen por ka qytetarë që lenë kauzën përgjysmë. Çdo njeri t’i japë fjalën vetes kur vjen në këtë shesh, tamam si gjeneralët që dogjën anijet. Të puthim fëmijët dhe gratë dhe në këtë luftë të gjatë rezistence do t’i mundim ata avash avash, me moral.

Do t’i bëjmë ata që te zhvishen, të mos kenë sy e faqe të dalin para popullit shqiptar, aq më tepër një kryeministër që ka zhbërë pronat e ligjshme me kushtetutë dhe në vitin 2015 me një ligj investimi strategjik ai vendosi të vjedhë këtë popull. Mos vallë ne dalim për të mbrojtur vetëm flamingot? Më tepër se kaq!

Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht. Rrethimi i tretë për mua është rrethimi fizik! Të rrethohet parlamenti dhe kryeministri që ata të mos marrin vendime për kauzat tona!” tha ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet për shkak të bindjeve të tij fashiste(VIDEO)

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Pamje

TIRANË- Aktivisti Arbër Lleshi tha se kryeministri Rama ka dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste.

Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se një nga këngët e Kanye West, titullohet “Rroftë Hitleri”. 

Ai shtoi se në vend ka njerëz që vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe, ndërsa qeveria jep 4 milionë euro nga fondi rezervë për koncerte.

Arbër Lleshi: Sot e keni parë dhe dëgjuar që kryeministri ynë na paska dhënë 4 milionë euro nga fondi rezervë i shtetit shqiptar për një këngëtar, të cilit i janë ndaluar koncertet nëpër Europë për shkak të bindjeve të tij fashiste.

Kanye West, një këngëtar, një nga këngët e të cilit titullohet “Rroftë Hitleri”, sot na del se do të marrë 4 milionë euro nga fondi rezervë i qeverisë shqiptare për të bërë një koncert dhe për të ndërtuar një skenë.

Kush janë këta që i çojnë 4 milionë euro një këngëtari fashist, kur në Shqipëri po vdesin njerëz nëpër spitale sepse nuk ka pajisje dhe nuk ka ilaçe? Si mundet? Ku jemi këtu?/Dosja.al

1 DITE ME PARE

Dita e 38-të e revoltës qyetetare/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
pamje nga marshimi

TIRANË-  Në ditën e 38-të të revoltës qytetare, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit janë mbledhur për të vijuar protestën, ndërsa marshimi po shoqërohet me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për përgjegjësi politike.

Pjesëmarrësit deklarojnë se do të vijojnë aksionet qytetare deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa pritet që protesta të zhvillohet para selisë së Kryeministrisë./Dosja.al

1 DITE ME PARE

“Qeverisemi nga një organizatë kriminale”/ Qytetari: Më larguan nga puna sepse nuk sigurova 5 vota nga diaspora

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Qytetari

TIRANË- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se e kanë pushuar nga puna, vetëm se nuk siguroi 5 vota nga diaspora. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se vendi po qeveriset nga një organizatë kriminale.

Qytetari foli edhe për ndotjen e mjedisit, duke thënë se Lana qelbet nga era e keqe.

“Qeverisemi nga një organizatë kriminale. Kjo është për të ulëritur, jo për të protestuar. Këtij është t’ia kapësh për fyti atë që na drejton. Ta nxjerrësh jashtë loje. Isha në plazh para pak ditësh, Lana po ashtu, e gjithë Shqipëria bie erë m*t. Më larguan nga puna, o Osman, sepse më kërkuan pesë emra nga jashtë shtetit, votues për organizatën kriminale.

Isha nëndrejtor shkolle. Më tha vajza në Angli: ‘Çfarë më shkruajnë të ndihmoj me fushatën?’, ndërkohë që unë numrin e saj nuk ia kisha dhënë askujt. I thashë: ‘Janë debilat e PS për votat’. Më larguan nga puna pastaj”, u shpreh ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

FOTOLAJM/ Thirrja e protestuesit drejtuar Ambasadës së SHBA: Dilni me deklaratë, kë mbështesni?

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
pankarta

TIRANË- Një ndër mesazhet më të drejtpërdrejta të protestuesve sot në nisje të protestës është fokusuar te qëndrimi i faktorit ndërkombëtar, konkretisht Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në pankartën e mbajtur nga një qytetar, protestuesit kërkojnë qartësi mbi pozicionimin e diplomacisë amerikane përballë situatës politike në vend. 

"I bej thirrje Ambasadës Amerikane: Dil me deklaratë, a jeni me popullin shqiptar apo me Ramen e Berishen?", shkruhet në pankartë./Dosja.al

1 DITE ME PARE

“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë: I bëj thirrje zotit Berisha të mos ndërhyjë 

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Qytetari

TIRANË- Një i moshuar tha se 4 mln euro që qeveria ka dhënë për koncertin e Kanye West, duhet që t'ua kishte dhënë pensionistëve. Gjatë një prononcimi për mediat, ai i bëri thirrje kreut të PD-së, Sali Berisha të mos përzihet në protestë.

Qytetari foli edhe për rritjen e çmimeve të banesave, për të cilën tha se sot duhet mbi 150 mijë euro të marrësh një hyrje.

“I bëj thirrje zotit Berisha të mos ndërhyjë këtu. Berisha po tall by*hën me ne. Edhe ky tjetri më keq se ai. Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, por shkojnë i lënë në tallava. Tallin by*hën. Shkon Rama të bëjë të bukur Kryeministrinë e tij.

Sot duhet mbi 150 mijë euro të marrësh një hyrje. Këta nuk kanë bërë asnjë gjë për ne, as për popullin që po ha dhe”, tha ndër të tjera ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

“U kërkoj falje fëmijëve të mi që nuk i ndaluam në kohë këta maskarenj”/ Qytetari nga Italia: Një protestë e tillë nuk ishte parë ndonjëherë në Shqipëri!

Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
Qytetari

TIRANË- Një qytetar tha se i kërkon falje fëmijëve të tij, që nuk i ndaluan në kohë qeveritarët e korruptuar. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se një protestë e tillë nuk ishte parë kurrë më parë në Shqipëri.

Qytetari i ardhur nga Italia, theksoi se protesta e qytetarëve shqiptarë është bërë model imitimi edhe në vende Perëndimore. Ai shtoi se ishte ky sistem, ai i cili detyroi shqiptarët të emigronin dhe të largoheshin nga familjet e tyre.

“Kjo është protesta më madhështore, më civile, një protestë pa dhunë, një protestë që nuk ishte parë ndonjëherë në Shqipëri. Është bërë model imitimi edhe në vende Perëndimore. Ne u detyruam të largoheshim…U kërkoj falje fëmijëve të mi dhe brezit të fëmijëve të mi që nuk i ndaluam në kohë këta maskarenj që kanë marrë peng Shqipërinë na vodhën jetën tonë dhe të fëmijëve tanë”, tha ai./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

\Dita e 38-të e protestës/ Vijon revolta qytetare, protestuesit
pamje nga sheshi skenderbej

TIRANË- Dita e 38-të e protestës ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”.

Pjesëmarrësit janë mbledhur për të vijuar kërkesat e tyre dhe duke shprehur qëndrimet e tyre nëpërmjet thirrjeve dhe pankaratave të ndryshme. Pas pak protesta pritet të zhvendoset para Kryeministrisë./Dosja.al

Sondazh

Poll

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Kemi dhënë 4 milionë euro

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama