7 Korrik 2026, 22:45
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi qeveria dha 4 milonë euro për konceritin e këngëtarit me famë botërore Kanye West. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi shkruan se kur e keqja, arroganca dhe keqqeverisja normalizohen, rënia e shtetit bëhet e pashmangshme.
Bardhi tha se Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se meqenëse nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët.
Sipas tij, zgjidhja e vetme është anulimi i koncertit, ashtu siç është vepruar edhe në disa vende europiane. Bardhi shprehet se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë nga taksat e tyre për pasojat e një aktiviteti privat.
Reagimi i Gazment Bardhit
Kur e keqja, arroganca dhe keqqeverisja normalizohen, rënia e shtetit bëhet e pashmangshme. Sot, Edi Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se, meqenëse një nxitësi të pashoq të urrejtjes mes popujve i dështoi koncerti, nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, atëherë koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës.
Çfarë pafytyrësie! Ato para nuk janë të tijat. Janë paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk gjejnë ilaçe në spitale, kanë shkolla pa kushte dinjitoze, marrin pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe përfitojnë ndihmë ekonomike në nivele qesharake. Buxheti i shtetit nuk është fond për të financuar aktivitete private. Kurrsesi!
Zgjidhja e vetme është anulimi i koncertit, ashtu siç është vepruar edhe në disa vende europiane. Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë nga taksat e tyre për pasojat e një aktiviteti privat apo për përhapjen e urrejtjes./Dosja.al
gazment bardhi
Politike
7 Korrik 2026, 20:43
D.S
Pamje
TURQI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara, ku është pritur në një ceremoni...
Politike
7 Korrik 2026, 20:14
D.S
TIRANË- Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium...
Politike
7 Korrik 2026, 20:10
D.S
Hoxha dhe Anand
TURQI- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ndodhet në Ankara të Turqisë ku po mb...
Politike
7 Korrik 2026, 19:21
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në Shqipëri po nderohen figura që, sipas tij, lidhen me krimet ...
Politike
7 Korrik 2026, 18:57
E.d
Kanye West dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pasi qarkulloi lajmi se qeveria shqiptare ka shpenzuar 50 milionë...
Politike
7 Korrik 2026, 16:59
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Një videodenoncim i publikuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë në qendë...
Politike
7 Korrik 2026, 16:41
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Media italiane “Rivista Studio” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, duke u ndal...
Politike
7 Korrik 2026, 16:29
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë të gjitha ankesat lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të pa...
Politike
7 Korrik 2026, 16:18
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video, në të cilën shfaqen komentet fyese dhe mallkimet që ...
Politike
7 Korrik 2026, 14:48
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku tregon se prej d...