LIVE UPDATES
Politike

Eurodeputeti thirrje KE-së: T’i kërkojë qeverisë shqiptare të ndalojë ndërtimet në zonat e mbrojtura

Gjatë intervistës për emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Everding tha se institucionet europiane nuk mund të anashkalojnë më zërin e qytetarëve shqiptarë.

17 Korrik 2026, 13:00 Nga I.A
Eurodeputeti thirrje KE-së: T’i kërkojë qeverisë
Sebastian Everding

TIRANË- Eurodeputeti Sebastian Everding ka komentuar zhvillimet në Shqipëri, protestat qytetare dhe rolin që duhet të ketë Bashkimi Europian përballë situatës në vend. Gjatë intervistës për emisionin 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, Everding tha se institucionet europiane nuk mund të anashkalojnë më zërin e qytetarëve shqiptarë.

Në fjalën e tij, Everding theksoi se qeveria duhet të dëgjojë më shumë njerëzit që protestojnë.

Intervista:

Zoti Everding, arsyeja pse ju kemi ftuar sot është sepse nuk kemi parë ndonjëherë një deputet të flasë me kaq shumë pasion për çështje që zakonisht, kur bëhet fjalë për politikën, konsiderohen të dorës së dytë. Së pari, duam të dimë "pse"-në e këtij pasioni tuaj dhe, së dyti, si paraqitet Shqipëria në lidhje me këto çështje?

Sebastian Everding: Ndoshta nuk jam një politikan normal. Është shumë thellë në ADN-në time dhe në ADN-në e partisë sime që të luftojmë për kafshët, të luftojmë për mjedisin dhe për klimën. Tani jam bërë politikan në nivel europian, por me të njëjtat objektiva. Jam në Parlamentin Europian për të luftuar për ata që nuk kanë zë: për natyrën dhe për kafshët. Kam qenë shumë herë në Shqipëri më parë. Kam qenë atje edhe përpara se të fillonte çështja e kantierit dhe projektit Kushner-Trump. Kam parë natyrën e bukur të Shqipërisë, lumenjtë dhe vijën bregdetare. Është diçka shumë e rëndësishme, sepse Shqipëria ka diçka unike në Europë. Prandaj unë mbështes mbrojtjen e natyrës dhe njerëzit atje. Nuk është një temë e re për mua. Jam aktiv prej vitesh në mbrojtjen e kafshëve dhe të mjedisit.

Flavio Qarri: Zoti Everding thotë se mbrojtja e kafshëve dhe e natyrës është pjesë e ADN-së së tij dhe e partisë së tij. Për sa i përket Shqipërisë, ai e ka vizituar shumë herë dhe ka parë pasuritë natyrore të vendit, përfshirë zonën e Zvërnecit. Ai e konsideron Shqipërinë një vend me pasuri unike në Europë dhe thotë se këto pasuri duhet të mbrohen, jo vetëm kafshët, por edhe natyra në tërësi. Zoti Everding, ekziston një lloj legjende urbane, ndoshta, që thotë se kryetari i Bashkisë së Tiranës është në burg për shkak të një lloj "karmaje" që lidhet me qentë endacakë. Thuhet se ai ka pasur një rol në vrasjen e tyre. A duket Shqipëria si një vend normal europian kur bëhet fjalë për të drejtat e kafshëve, mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës?

Sebastian Everding: E kam dëgjuar historinë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por gjithashtu kam qenë në kontakt me shumë shqiptarë që duan kafshët dhe mjedisin, që janë shumë të angazhuar për ruajtjen e natyrës dhe për më shumë mirëqenie të kafshëve, përfshirë qentë dhe macet endacake, por edhe kafshët e egra.

Dhe, po, mendoj se situata është e ngjashme me vendet e tjera europiane. Ka njerëz që janë pro mbrojtjes së kafshëve dhe ka edhe të tjerë që nuk janë. Por mendoj se në Shqipëri gjërat po ndryshojnë dhe po shkojnë në një drejtim të mirë, drejt më shumë respekti për natyrën dhe kafshët.

Flavio Qarri: E kam dëgjuar edhe çështjen e Bashkisë së Tiranës dhe të kryebashkiakut të saj. Nëse e ka dëgjuar, sigurisht nuk duhet të kenë qenë histori të mira. Megjithatë, edhe Shqipëria paraqitet si një vend europian normal. Ka njerëz që janë pro mbrojtjes së kafshëve dhe mjedisit dhe ka edhe të tjerë. Por duhet thënë se Shqipëria, përmes ndërgjegjësimit qytetar dhe protestave, siç ishte edhe ajo që u quajt "revolucioni i flamingove", po bën hapa në drejtimin e duhur. Por, sa i përket ligjeve: nëse Shqipëria po përkthen të gjitha ligjet e Bashkimit Europian, si ndodh që praktika është kaq larg asaj që parashikohet në ligj?

Sebastian Everding: Rruga drejt Europës është një perspektivë dhe Shqipëria tani është në prag të hyrjes në Bashkimin Europian. Por mendoj se ka ende kohë për të ndryshuar shumë ligje dhe për të ndryshuar perspektivën. Mendoj se tani ka një presion të mjaftueshëm në rrugë për ta shtyrë qeverinë në drejtimin e duhur, drejt më shumë mbrojtjeje të mjedisit dhe të kafshëve. Sepse kafshët dhe natyra kanë nevojë për ne.

Flavio Qarri: Në fakt, rruga drejt Europës është edhe një çështje perspektive dhe jemi shumë pranë derës së Europës, por megjithatë ka kohë për shumë ndryshime ligjore. Dhe presioni publik që po ndodh në sheshe është mjaftueshëm i madh për ta shtyrë qeverinë në drejtimin e duhur. Nëse marrim parasysh presionin nga bulevardi për ta shtyrë qeverinë, shumë shqiptarë mendojnë se drejtimi i duhur për ta shtyrë qeverinë është jashtë godinës së qeverisë.

Sebastian Everding: Nuk është roli im të bëj një kritikë të madhe ndaj qeverisë. Por mendoj se qeveria duhet të dëgjojë, duhet të dëgjojë më shumë njerëzit që janë në rrugë.

Flavio Qarri: Opozita në Shqipëri është përpjekur prej vitesh të paraqesë një pamje tjetër të vendit, por Europa nuk ka qenë shumë e gatshme t'i dëgjojë këto kritika. Çfarë mund të presin tani qytetarët shqiptarë nga Europa në këtë përballje me qeverinë?

Sebastian Everding: Mendoj se zyrtarët në Bashkimin Europian, si në Komision ashtu edhe në Parlament, nuk mund t'i injorojnë më protestat dhe nuk mund ta injorojnë më situatën. Në Europë, për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, ka rregulla shumë të rrepta për mbrojtjen e mjedisit. Ndërtimi i resorteve luksoze në zona të mbrojtura natyrore nuk është pjesë e këtyre rregullave. Prandaj mendoj se tani Komisioni Europian duhet të japë një mesazh të qartë: "Qeveri shqiptare, ju lutemi, ndaloni. Kjo nuk është rruga e duhur për t'u bërë pjesë e Bashkimit Europian."

Flavio Qarri: Një mesazh për qytetarët shqiptarë këtë mëngjes?

Sebastian Everding: Mesazhi im është: faleminderit që jeni kaq të pranishëm në rrugë për të luftuar për natyrën dhe mjedisin. Ju lutem, vazhdoni, vazhdoni ta mbani presionin të lartë, sepse kështu nuk mund të injoroheni më dhe do të ketë ndryshim. Miqtë shqiptarë, jeni në rrugën absolutisht të duhur drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Vazhdoni përpara dhe, Shqipëria nuk është në shitje./Dosja.al

sebastian everding

Sondazh

Poll

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë