17 Korrik 2026, 09:14
Nga I.A
Martin Cani dhe prinderit
TIRANË- Prindërit e Martin Canit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë prezantimit të projektit “Smart City” përmendi edhe ngjarjen tragjike ku humbi jetën djali i tyre. Në një deklaratë publike, familja Cani e akuzon kreun e qeverisë se po përdor emrin e Martinit për të mbështetur nisma politike, ndërsa nuk ka pranuar përgjegjësinë e institucioneve që dështuan të garantonin sigurinë e tij.
Prindërit hedhin poshtë pretendimin se mbyllja e TikTok ka ndikuar në uljen e dhunës mes të rinjve, duke sjellë në vëmendje vrasjet e fundit të dy të miturve në Maliq dhe Durrës. Sipas tyre, problemi qëndron te mungesa e sigurisë në shkolla dhe te dështimi i institucioneve për të parandaluar raste të tilla, e jo te rrjetet sociale.
Familja shpreh rezerva edhe për projektin e vendosjes së kamerave në shkolla, duke theksuar se ato nuk mund të zëvendësojnë masat parandaluese, investimet në siguri dhe mbështetjen psikologjike për nxënësit. Në fund të reagimit, prindërit ndalen edhe te deklarata e Ramës se “e kujton çdo ditë” Martinin, duke theksuar se, sipas tyre, pas ngjarjes nuk kanë marrë asnjë mbështetje apo ndihmë nga institucionet shtetërore.
Deklarata e Plotë:
Familja Cani shpreh indinjatën e saj të thellë për mënyrën se si Kryeministri Rama vazhdon të përdorë emrin e djalit tonë, Martin Cani, për qëllime politike dhe propagandistike, duke shmangur përgjegjësitë reale të institucioneve që dështuan ta mbronin.
Edhe sot, në fjalimin e tij publik, Kryeministri deklaroi se: “Prindërit duhet të ndihen të lehtësuar… qeveria është ndryshe nga si përshkruhet në kanalet sociale.” Por ndërkohë, realiteti është krejt tjetër: fëmijët vazhdojnë të vriten, institucionet vazhdojnë të dështojnë dhe tragjeditë nuk po ndalen.
Vrasjet e miturve nuk ndaluan pas mbylljes së TikTok
Pavarësisht mbylljes së TikTok, të cilën qeveria e përdori si justifikim politik pas vrasjes së Martinit, realiteti është i qartë:
Një i mitur u vra në Maliq.
Një tjetër i mitur u vra në Durrës.
Këto tragjedi tregojnë se rrjetet sociale nuk janë shkaku i vrasjeve, por dështimi i sistemit arsimor, mungesa e sigurisë në shkolla dhe papërgjegjshmëria institucionale.
Vendosja e kamerave nuk zgjidh problemin
Kryeministri foli sot për “smart city në shkolla” dhe për vendosjen e kamerave, duke thënë se: “Algoritmi është një trup që bën atë që thotë.”
Por kamerat:
nuk parandalojnë dhunën,
nuk zëvendësojnë psikologët,
nuk zgjidhin mungesën e sigurisë,
nuk e shpëtuan Martinin, dhe nuk do të shpëtojnë fëmijë të tjerë pa masa reale.
Siguria në shkolla kërkon veprime, jo pajisje teknologjike për propagandë.
Kryeministri thotë se “mendon vazhdimisht për Martinin”, por nuk ka bërë asgjë për familjen tonë
Nëse Kryeministri mendon vërtet për Martinin:
Pse nuk ka takuar asnjëherë familjen tonë?
Pse nuk ka ofruar asnjë mbështetje institucionale?
Pse nuk ka kërkuar falje për dështimet e sistemit që ai drejton?
Fjalët nuk mjaftojnë. Ne kemi parë vetëm heshtje, shmangie dhe përdorim politik të tragjedisë sonë.
Pse nuk është blerë pajisja e zemrës që do ta shpëtonte Martinin?
Martini vdiq sepse:
Spitali i Traumës nuk kishte kardiokirurg;
Spitali i Traumës nuk kishte pajisjen zemër-mushkëri, që riparon zemrën e të plagosurve në zemër.
Kjo pajisje kushton më pak se një makinë qeveritare, por ende nuk është blerë.
Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që qeveria të kuptojë se pajisjet shpëtojnë jetë, jo kamerat?
Pse Kryeministri nuk kritikoi ministrat që qeshën kur u përmend Martini në Parlament?
Kur u përmend emri i Martinit në Kuvend:
Ministrja Manastirliu qeshi;
Ministrja Balluku qeshi.
Kryeministri nuk tha asnjë fjalë. Asnjë distancim. Asnjë ndëshkim. Asnjë ndjesë.
A është ky respekti që ai pretendon se ka për djalin tonë?
Policia nuk bëri detyrën – arma e krimit u gjet nga një kalimtar i rastësishëm
Nëse policia do të kishte vepruar siç duhet:
Arma e krimit nuk do të gjendej nga një qytetar i rastësishëm;
Provat nuk do të rrezikonin të humbnin;
Hetimi nuk do të ishte i cunguar.
Kjo është dëshmi e qartë e dështimit të strukturave të rendit.
Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit 18-mujor për shkollën Fan Noli dhe sistemin shëndetësor
Në vend që të politizojë tragjedinë e Martinit:
Kryeministri duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për përgjegjësinë e shkollës Fan Noli, e cila nuk njoftoi prindërit për incidentin e të premtes;
Duhet të kërkojë mbylljen urgjente të hetimit për dështimin spektakolar të sistemit shëndetësor, që e dërgoi Martinin në spitalin e gabuar dhe nuk kishte pajisjet për ta shpëtuar.
18 muaj hetim pa përgjigje është turp institucional.
Ne nuk do të heshtim
Martini nuk ishte slogan politik. Martini nuk ishte pretekst për censurë. Martini nuk ishte justifikim për kamera.
Martini ishte një fëmijë i mirë, një futbollist me ëndrra, një djalë që meritonte të jetonte.
Ne kërkojmë:
Drejtësi për Martinin
Siguri për fëmijët e Shqipërisë
Përgjegjësi nga institucionet
Veprime, jo fjalë
Familja Cani Tiranë, 17.07.2026
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë./Dosja.al
martin cani
Politike
16 Korrik 2026, 23:00
E.d
Riho Terras
BRUKSEL- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën vijon të sjellë reagime kombëtare...
Politike
16 Korrik 2026, 22:45
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një foto nga protesta e sot...
Politike
16 Korrik 2026, 19:00
E.d
Snezhana Paunoviç
TIRANË- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën vijon të sjellë reagime komb&eu...
Politike
16 Korrik 2026, 17:40
E.d
Ministrja serbe Snezhana Paunoviç
Ministrja serbe Snezhana Paunoviç është duke u përballur me një padi për nxitje t...
Politike
16 Korrik 2026, 17:40
E.d
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën. ...
Politike
16 Korrik 2026, 17:17
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Protesta masive që kanë përfshirë vendin kanë marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëta...
Politike
16 Korrik 2026, 15:53
E.d
Belinda Balluku
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim për rekursin e Belinda Ballukut për masën e pezullimit nga det...
Politike
16 Korrik 2026, 15:41
E.d
Votat
TIRANË- Partia Socialiste ka votuar e vetme rendin e ditës gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Par...
Politike
16 Korrik 2026, 14:41
D.S
ANGLI- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, përmes së cilë...
Politike
16 Korrik 2026, 14:34
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, duke e lidhur projektin “Smart City” me...