EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Deputeti socialist Erion Braçe bashkë me deputetin e Partisë Mundësia Erald Kaprin votuan kundër ligjit “për mbrojtjen e tokës bujqësore”, si edhe abstenoi disa ndryshime në ligjin për librin.
TIRANË- Partia Socialiste ka votuar e vetme rendin e ditës gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Partia Demokratike dhe Partia Liria, kanë bojkotuar seancën e sotme. Në këtë seancë plenare me votat e mazhorancës u miratuan një sërë projektligjesh, kryesisht në sektorin e bujqësisë edhe zhvillimi i Censit që nis në tetor.
Deputeti socialist Erion Braçe bashkë me deputetin e Partisë Mundësia Erald Kaprin votuan kundër ligjit “për mbrojtjen e tokës bujqësore”, si edhe abstenoi disa ndryshime në ligjin për librin.
Gjithashtu u miratuan edhe rezolutat për vlerësimin e punës së 10 institucioneve, nga KQZ, Banka e Shqipërisë, ILDKPI, AMF, INSTAT, AKEP, RTSH, AMA.
Votimi në seancë plenare
1- Projektligji "Për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore"- 77 vota pro, 1 abstenim, 1 kundër
2 -Projektligji "Për censin e bujqësisë”- 78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër
3 -Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2016 "Për menaxhimin e kimikateve", të ndryshuar"-78 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër
4 -Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 103/2016, "Për akuakulturën"-76 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër
5 -Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore", të ndryshuar"- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër (Erion Braçe dhe Erald Kapri)
6 -Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025".- 79 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër
7 -Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare - rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit"- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër
8 -Projektligji "Për ratifikimin e Konventës për Byronë e Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil, bërë në Bernë, më 30 gusht 2025"- 78 vota pro, 0 abstenim, 0 kundër
9 -Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar"- 78 vota pro, 1 abstenim (Erion Braçe), 2 kundër (Erald Kapri dhe Redi Muçi)
10- Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025"- 79 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër
11 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër
12 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025"-77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër
13 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025"- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër
14 -Miratimi i projektrezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025"- 77 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër
15 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025"- 77 vota pro, 1 abstenim, 2 kundër
16 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025"-77 vota pro, 2 abstenim, 1 kundër
17 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025"- 77 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër
18 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025"- 78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër
19 -Miratimi i projektrezolutës "Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025"-78 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër
20 -Projektvendim "Për emërimin e një anëtari të Këshillit të Statistikave"- Argita Frashëri, 76 vota pro, 0 abstenim, 2 kundër./Dosja.al
ANGLI- Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, përmes së cilë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, duke e lidhur projektin “Smart City” me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekti “Smart City” do të sjellë një ndryshim të madh në...
Karakaçi TIRANË- Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka prezantuar në Kuvend projektligji...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratës së minis...
TIRANË- Partia Demokratike ka përfunduar procesin e riorganizimit të strukturave drejtuese, duke zgjedhur ekipin e ri që do të drejto...
TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka prezantuar në Kuvend projektligjin për zhvillimin e Censit të ri të Bujqësisë, i...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj deklaratës së ministres serbe ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur një falënderim të veçantë p&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar këtë të mërkurë drejtuesit e rinj...