EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Gjatë fjalës së tij, Karakaçi u shpreh se ky financim do të mundësojë ndërtimin e një infrastrukture moderne sipas standardeve të Bashkimit Evropian, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri një shërbim hekurudhor tërësisht me trena elektrikë.
TIRANË- Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka prezantuar në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila do të financojë elektrifikimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe stacionit të Rinasit.
Gjatë fjalës së tij, Karakaçi u shpreh se ky financim do të mundësojë ndërtimin e një infrastrukture moderne sipas standardeve të Bashkimit Evropian, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri një shërbim hekurudhor tërësisht me trena elektrikë.
Sipas ministrit, punimet civile në këtë segment kanë përfunduar, ndërsa sistemet e sinjalizimit janë drejt përfundimit. Me miratimin e marrëveshjes, sipas tij, nis zyrtarisht faza e elektrifikimit të linjës.
“Projektligji që paraqesim sot ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim për elektrifikimin e linjës Tiranë-Durrës dhe stacionit të Rinasit. Me këtë financim bëhet i mundur elektrifikimi i plotë i linjës, ndërtimi i infrastrukturës energjetike dhe ndërtimi sipas standardeve të BE-së, duke sjellë për herë të parë një shërbim hekurudhor me trena elektrikë dhe tërësisht elektrikë.
Punimet civile tashmë kanë përfunduar, sistemet e sinjalizimit janë drejt finalizimit, stacionet e reja po ndërtohen dhe, me finalizimin e kësaj marrëveshjeje, nis edhe faza e elektrifikimit. Objektivi ynë është që deri në fund të vitit 2027 qytetarët të kenë në dispozicion një linjë hekurudhore moderne.
Ky projekt nuk është një investim i veçuar, pasi është pjesë e një programi të gjerë. Paralelisht me projektin Tiranë-Durrës dhe Aeroportin “Nënë Tereza”, po ecim me ndërtimin e hekurudhës drejt Stacionit Qendror të Tiranës, si dhe me ndërtimin e sistemit modern të mirëmbajtjes së trenave”, u shpreh ministri./Dosja.al
Marta Kos BRUKSEL- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, përsëriti dënimin e saj ndaj deklaratës së minis...
TIRANË- Partia Demokratike ka përfunduar procesin e riorganizimit të strukturave drejtuese, duke zgjedhur ekipin e ri që do të drejto...
TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka prezantuar në Kuvend projektligjin për zhvillimin e Censit të ri të Bujqësisë, i...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj deklaratës së ministres serbe ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur një falënderim të veçantë p&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar këtë të mërkurë drejtuesit e rinj...
Snezhana Paunoviq SERBI- Ministrja serbe Snezhana Paunoviq ka kërkuar falje publike ndaj presidentit Vuçiq dhe qeverisë pas reagimeve t&...
Dua Lipa TIRANË- Protesta e mbrëmshme e mbajtur nga qytetarët kundër qeverisë Rama ka marrë vëmendjen e mediave britanik...
TIRANË- Një seancë e tensionuar është zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku diskutimi mbi ligjin për tok&eum...
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka publikuar një mocion të dorëzuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Soci...