EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Procesi është paraqitur nga demokratët si një hap drejt rinovimit të partisë, me afrimin e figurave të reja në strukturat drejtuese, ndërsa disa prej emrave që mbanin poste të mëparshme kanë dalë nga organet kryesore.

TIRANË- Partia Demokratike ka përfunduar procesin e riorganizimit të strukturave drejtuese, duke zgjedhur ekipin e ri që do të drejtojë partinë në periudhën e ardhshme. Ndryshimet kanë prekur Kryesinë, nënkryetarët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe sekretariatet kryesore të PD-së.
Procesi është paraqitur nga demokratët si një hap drejt rinovimit të partisë, me afrimin e figurave të reja në strukturat drejtuese, ndërsa disa prej emrave që mbanin poste të mëparshme kanë dalë nga organet kryesore.
Flamur Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm
Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është rikonfirmuar Flamur Noka, i cili fitoi përballë deputetit Saimir Korreshi. Noka mori 184 vota, ndërsa Korreshi 84 vota.
Në drejtimin e partisë vijojnë edhe nënkryetarët Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, ndërsa në ekipin e ri u zgjodhën edhe Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti.
Sekretariati i ri i PD-së
Krahas drejtimit politik, Këshilli Kombëtar zgjodhi edhe sekretarët që do të mbulojnë fushat kryesore të organizimit të partisë.
Sekretar Organizativ: Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore: Ishte Ervin Minarolli, u zgjodh Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Ishte Ivi Kaso, u zgjodh Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun: Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian: Ishte Enri Ceno, u zgjodh Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ishte Indrit Hoxha, u zgjodh Et’hem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin: Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit: Ishte Ledina Mandia, u zgjodh Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Ishte Bislim Ahmetaj, u zgjodh Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Ishte Lorenc Luka, u zgjodh Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal: Mbetet Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu.
Po ashtu, Këshilli Kombëtar zgjodhi edhe përbërjen e re të Komisionit të Apelimit, i cili do të përbëhet nga Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.
Pavarësisht ndryshimeve në strukturë, mbetet për tu parë nëse ky proces do të sjellë një ndryshim të vërtetë në mënyrën e funksionimit të PD-së apo do të jetë vetëm një riformatim i brendshëm i drejtimit. Me ekipin e ri drejtues, demokratët synojnë të forcojnë organizimin e partisë dhe përballjen politike në vijim, ndërsa sfida kryesore mbetet rikthimi i besimit te elektorati dhe krijimi i një alternative më të fortë opozitare./Dosja.al
TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka prezantuar në Kuvend projektligjin për zhvillimin e Censit të ri të Bujqësisë, i...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj deklaratës së ministres serbe ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur një falënderim të veçantë p&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar këtë të mërkurë drejtuesit e rinj...
Snezhana Paunoviq SERBI- Ministrja serbe Snezhana Paunoviq ka kërkuar falje publike ndaj presidentit Vuçiq dhe qeverisë pas reagimeve t&...
Dua Lipa TIRANË- Protesta e mbrëmshme e mbajtur nga qytetarët kundër qeverisë Rama ka marrë vëmendjen e mediave britanik...
TIRANË- Një seancë e tensionuar është zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku diskutimi mbi ligjin për tok&eum...
TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka publikuar një mocion të dorëzuar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Soci...
Elisa Spiropali TIRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali deklaroi sot, nga ambientet jashtë Kuvendit, se ka dorëzuar në Asamblen&eu...
Enno Bozdo TIRANË- Partia Demokratike ka ndërmarrë një hap ligjor për të zbardhur mënyrën e financimit t...