LIVE UPDATES
Politike

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Nga institucionet ndërkombëtare te figurat politike shqiptare, ja kush reagoi

Kjo deklaratë e rëndë, skandaloze e cila hapi plagët e shqiptarëve të Kosovës, u shoqërua me reagime kombëtare dhe ndërkombëtare.

16 Korrik 2026, 19:00 Nga E.d
Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Nga institucionet
Snezhana Paunoviç

TIRANË- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën vijon të sjellë reagime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një intervistë të gjatë, ministrja në qeverinë e Vuçiçit, tha se po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Kjo deklaratë e rëndë, skandaloze e cila hapi plagët e shqiptarëve të Kosovës, u shoqërua me reagime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Reagimet ndërkombëtare

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviç. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha se BE-ja nuk komenton deklarata individuale, por theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik. Sipas saj, ato bien ndesh edhe me zotimet që ka marrë Serbia në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Eurodeputeti italian Sandro Gozi e ka cilësuar deklaratën si skandaloze dhe i ka kërkuar presidentit Aleksander Vuçiç që të marrë masa ndaj ministres. Ai deklaroi se qëndrimet e ministres lidhen me politikat për të cilat ish-presidenti jugosllav Slobodan Millosheviq u akuzua para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ndërsa zyrtarë të tjerë serbë dhe jugosllavë u dënuan për krime lufte.

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos u shpreh se është e tronditur se ka deklarata të tilla, ndërsa kërkoi që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi. Kos e tha këtë në një konferencë për shtyp në Bruksel pas mbylljes së dy kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, përmes së cilës një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike (Foreign Office) dënon ashpër deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviç kundër Kosovës.

Sipas reagimit, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të angazhuara për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike, deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione në rajon.

Reagimet e figurave politike shqiptare

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë deklaratë si skandaloze dhe papranueshme. Ai theksoi se kjo kërkon reagim të menjëhershëm institucional. Kamberi shtoi se një deklaratë e tillë nuk mund të konsiderohet e izoluar.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka ngritur padi kundër Paunoviçit për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit. Gërvalla shkroi në Facebook se i ka kërkuar kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente. 

Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen non grata të ministres serbe Snezhana Paunoviç dhe paditjen e saj për nxitje të genocidit. Zëdhënënsja e saj, Floriana Garo u shpreh se PD dënon me forcë deklaratën raciste. Sipas saj, shpallja e saj non grata dhe paditja për nxitje të gjenocidit janë të vetmet qëndrime që ajo meriton.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi në platformën X duke dënuar deklaratën e një anëtari të Qeverisë së Serbisë për spastrimin etnik në Kosovë, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës.

Ai theksoi se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat.

Në fund pas një heshtje të gjatë reagoi edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ai është shprehur se shteti shqiptar ka folur përmes ministrit të jashtëm, Ferit Hoxha. Sipas tij, qeveria nuk mund të bëhet kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart.

Lideri i qeverisë theksoi se ideja se çdo njeri që ka një zë publik duhet të reagojë, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin./Dosja.al

snezhana paunoviç

Sondazh

Poll

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh