EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të enjte drejtuesit e rinj të selisë blu, duke theksuar se ripërtëritja e strukturave është rezultat i votës së lirë dhe se PD mbetet e vendosur ta ketë demokracinë e brendshme në themel të funksionimit të saj. • Në konferencën me gazetarët, ai foli edhe për reformën territoriale, reformën zgjedhore dhe deklaratat e një ministreje serbe për Kosovën, duke akuzuar Edi Ramën për bllokimin e procesit dhe për ‘heshtje vasale’ ndaj Beogradit. • Në nisje të konferencës, Berisha falënderoi drejtuesit që kanë mbajtur funksione drejtuese në katër vitet e fundit, duke garantuar se bashkëpunimi me ta do të vijojë. • Lideri i demokratëve Sali Berisha uroi drejtuesit e rinj të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar, duke e cilësuar procesin një dëshmi të demokracisë së brendshme në PD. • Ai veçoi zgjedhjen e nënkryetarëve të rinj dhe sekretarëve të partisë, duke theksuar se drejtimi i PD është pasuruar me figura që përfaqësojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë. •I pyetur nga gazetarët lidhur me reformën zgjedhore dhe kërkesën për sistem proporcional me lista të hapura, lideri i opozitës Sali Berisha tha se Partia Demokratike mbështet plotësisht kërkesat e protestuesve. • Kryetari i Partisë Demokratike sali Berisha reagoi edhe për deklaratat e ministres serbe, e cila kishte folur për spastrimin etnik të Kosovës, duke kërkuar shpalljen e saj ‘non grata’. • Sipas tij, fakti që ministrja vazhdon të jetë pjesë e kabinetit serb tregon se ajo shpreh qëndrimin e presidentit Aleksandër Vuçiç.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën, duke kërkuar që ajo të shpallet "non grata" edhe në Shqipëri dhe të ndiqet penalisht për mbështetje të gjenocidit dhe spastrimit etnik. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se PD e ka dënuar menjëherë deklaratën përmes një reagimi zyrtar të zëdhënëses Floriana Garo, ndërsa akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç se qëndron pas qëndrimeve të ministres.
Sipas Berishës, fakti që Paunoviç vijon të jetë pjesë e kabinetit qeveritar serb tregon se ajo ka shprehur 'mendimin e padronit të saj, Aleksandër Vuçiç'.
Deklarata e Berishës:
"Deklarata e saj është dënuar me forcën më të madhe nga një deklaratë e Partisë Demokratike ditë më parë, e paraqitur nga zëdhënësja e partisë zonja Floriana Garo. Ne kërkuam menjëherë shpalljen e saj non-grata dhe inicimin e një padie për mbështetje të gjenocidit dhe të spastrimit etnik nga një ministre e vendit që i ka kryer këto akte. Por unë ju garantoj dy gjëra. Për sa kohë ajo rri në atë kabinet, ajo ka shprehur mendimin e padronit të saj, Aleksandër Vuçiç.
Se të mbash një monstër si ajo në kabinet, e cila dëshmon me gjakftohtësinë më të madhe, shpreh keqardhjen se nuk u kompletua gjenocidi dhe spastrimi etnik në Kosovë sipas operacionit Patkoi, do të thotë të kesh vetë atë mendësi. Së dyti, dënoj me forcën më të madhe heshtjen e turpshme, heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së një ministreje të Beogradit.
Ndërkohë që shpall non-grata qytetarë të Prizrenit pse marrin pjesë në protestë, ndërkohë që shpall non-grata deputetë të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të shqiptarëve, në aktin më të turpshëm, më vetëposhtërues nuk guxon të shpallë non-grata dhe ai ministri i jashtëm, turpi i të gjitha kohërave, që nuk guxon të thotë një fjalë ndaj ministres monstër që kërkonte spastrimin etnik të të gjithë shqiptarëve nga Kosova. Ky qëndrim dëshmon fytyrën e vërtetë të regjimit të Tiranës. Një regjim vasal ndaj Beogradit.", u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur një falënderim të veçantë për të gjithë kandidatët që garuan për postet drejtuese të partisë, duke theksuar se secili prej tyre gëzon vlerësimin e tij, pavarësisht rezultatit të votimit.
Në konferencën për mediat, Berisha falënderoi gjithashtu Gazment Bardhin dhe komisionin e votimit për organizimin e procesit, ndërsa bëri edhe një ndjesë publike ndaj Lorenc Lukës.
Sipas Berishës, Luka kishte dërguar një mesazh ku njoftonte se nuk dëshironte të kandidonte, por ky mesazh është lexuar me vonesë, çka bëri që emri i tij të përfshihej në proces.
Fjala e Berishës:
"Unë kam një falënderim të veçantë për të gjithë ata të cilët kandiduan për këto poste të rëndësishme. I garantoj për konsideratën time më të lartë dhe vlerësimin më të madh pavarësisht nga rezultati i këtij votimi. Shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin me ta si personalitete të shquara të PD. Falënderoj zotin Gazment Bardhi dhe komisionin e votimit për punën serioze që bënë.
Kam një ndjesë publike për zotin Lorenc Luka, i cili ka dërguar një mesazh me të cilin ai informon se nuk dëshiron të kandidojë, por mesazhi është lexuar me vonesë.
Ndaj dhe unë duke shprehur konsideratën time më të lartë për të gjithë kontributet e zotit Lorenc, e gjej të domosdoshme t’i kërkoj ndjesë për vendosjen e tij për shkak të leximit me vonesë të mesazhit që kishte dërguar. Pra, siç e shihni, ka një ripërtëritje të madhe me personalitete ndër më të shquarat të fushave të tyre në drejtimin e PD. Kjo dëshmon vendosmërinë e kësaj partie për ripërtëritjen. Kjo dëshmon gjithashtu potencialet e saj shumë të mëdha. Kjo dëshmon gjithashtu votën e lirë si mekanizëm themelor të funksionimit të kësaj partie. Edhe njëherë, urimet më të përzemërta të zgjedhurve të rinj.", u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar këtë të mërkurë drejtuesit e rinj të Partisë Demokratike, pas përfundimit të procesit të krijimit të institucioneve drejtuese të forcës politike.
Në një konferencë për mediat, Berisha falënderoi drejtuesit e mëparshëm për kontributin e tyre ndër vite, duke veçuar Oerd Bylykbashin, Luçiano Boçin, Ivi Kason, Edi Palokën dhe sekretarët e PD-së, ndërsa theksoi se do të vijojë bashkëpunimin me ta.
Kreu demokrat uroi anëtarët e zgjedhur në postet drejtuese nga Këshilli Kombëtar, duke theksuar se Partia Demokratike mbështetet mbi parimin e votës së lirë.
Fjala e Berishës:
"Siç jeni informuar, mbrëmë u kompletua krijimi i institucioneve të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Së pari, dua të falënderoj me mirënjohje të gjithë ish-bashkëpunëtorët e mi, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Ivi Kaso dhe sekretarët e PD për kontributin e tyre të çmuar.
I garantoj se mbetem i vendosur për të vazhduar bashkëpunimin e gjithanshëm me ta.
Të falënderoj Edi Palokën për kontributin e tij të çmuar dhe secilin prej atyre që kontribuoi katër vitet e shkuara. Dua të uroj nga zemra ata që u zgjodhën me votën e lirë të Këshillit Kombëtar të PD. Shqiptarët kanë parë dhe shohin një forcë politike që ka vendosur votën e lirë të saj në themel të ndërtimit dhe funksionimit.
Uroj nga zemra Belind Këlliçin, Nikolla Kedhin, Erisa Bajazitin, të zgjedhur nënkryetarë të PD për herë të parë, personalitete të cilat përfaqësojnë shtresa dhe grupe të mëdha të shoqërisë shqiptare, të papërfaqësuara më parë në kryesi. T’i uroj sekretarit të përgjithshëm, Flamur Noka, rizgjedhjen me votën e Këshillit Kombëtar të PD në postin e lartë që mban.
Klevis Balliut, zgjedhjen sekretar organizativ.Andi Mustadaj, zgjedhjen si sekretar për menaxhimin e burimeve njerëzore. Marash Logu, sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore. Viola Kapedani, sekretare për marrëdhëniet me publikun. Eva Metaj, sekretare për organizatat partnere dhe shoqërinë civile. Fjoralba Dizdari, sekretare për integrimin evropian. Sekretar për emigracionin dhe diasporën, Ethem Aga. Sekretar për dixhitalizimin e PD, Etjon Kapedani. Sekretar për infrastrukturën dhe territorin, Gentian Kaprata. Sekretare për çështje të pronave dhe luftën kundër korrupsionit, Endira Bushati. Sekretar për të drejtat e njeriut, Franc Nuri. Sekretar për të përndjekurit politikë, Shkëlqim Lepenica. Sekretar për pushtetin lokal, Ylli Asllani. Sekretar për aksionin qytetar, Erges Eskiu. Komisioni apo gjykata e partisë: Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj, Gentian Koçi.", u shpreh Berisha./Dosja.al