EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
• Qytetarët kanë finalizuar ditën e 47-të të revoltës së tyre. • Ata u grumbulluan fillimisht në sheshin "Skënderbej', ndërsa më pas vijuan marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalime e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku rikthesuan kërkesat dhe shprehën pakënaqësitë ndaj qeverisjës së këtyre viteve. • Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se kjo lëvizje qytetare nuk do të futet kurrë në negociata, pasi kërkesat i ka të qarta. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika i kërkoi SPAK të hetojë kryeministrin Edi Rama. • Ai theksoi se kjo lëvizje nuk ka përfaqësi, por ka prani fizike në shesh. • Një qytetar ka bërë thirrje për bashkim qytetar gjatë protestës në Tiranë, duke theksuar se kërkohet ndryshim përmes paqes dhe jo përmes dhunës. • Ai u shpreh se qytetarët në të gjitha qytetet duhet të ngrihen dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre, pasi vetëm kështu mund të ketë reagim nga qeveria. • Një protestues ka kërkuar anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe vijimin e hetimeve nga SPAK ndaj zyrtarëve të lartë. • Ai deklaroi se Bashkimi Europian ka shprehur qëndrimin e tij për këtë çështje dhe i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë punën. • Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka kërkuar që kryeministri i vendit Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale, jo si kryeministër i Shqipërisë. • Gjatë fjalës së saj Vatnikaj tha se qytetarët janë në mbështetje të punës së SPAK dhe GJKKO. • Ajo kërkoi nga ta që të hetojnë të gjithë të korruptuarit, ata që për 36 vite kanë futur duart në xhepat e qytetarëve. • Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve ka shprehur mbështetjen e tij për protestën qytetare në Tiranë, duke përcjellë edhe qëndrimin e profesoratit dhe të Sindikatës. • Ai u bëri thirrje studentëve që ti bashkohen protestës, duke e cilësuar atë paqësore dhe të rëndësishme për të ardhmen e vendit. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur ditën e 47-të e protestës, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas një marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish Kryeministrisë, për të mbyllur protestën.
Kujtojmë që revolta po vijon prej 47 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
“Arrestoni Ramën”, Rama, jep dorëheqjen!”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre. Në përfundim të protestës, qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre edhe ditët në vijim, duke e mbyllur tubimin me thirrjen: “Nesër më shumë!”./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë përfunduar fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit. Nën thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”, ata kanë finalizuar ditën e 47-të revoltës së tyre.
Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku rikthesuan kërkesat dhe shprehën pakënaqësitë ndaj qeverisjës së këtyre viteve.
Më pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit bënë thirrje për ndryshim, rrëzimin e klasës së vjetër politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al
TIRANË- Një pensionist ka reaguar gjatë protestës në Tiranë duke shprehur pakënaqësi për situatën e pensionistëve dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve. Ai kritikoi politikat e ndjekura ndër vite për pensionet, duke pretenduar se qytetarët nuk po trajtohen në mënyrë të drejtë dhe se nevojiten ndryshime të mëdha në sistem.
Gjatë fjalës së tij, ai akuzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe kërkoi një klasë të re politike, duke theksuar se qytetarët kërkojnë më shumë drejtësi dhe përfaqësim.
“Jam një pensionist. Ky është parlament i krimit. Që kur ka ardhur në vitin 2013, Rama ka bërë reformën e vjedhjes së pensioneve. Ligji paguhet me dy standarde.
Pensionet e punës janë të vjedhura nga ky shtet. Demokraci e re, kundër politikës së vjetër. Këta janë kriminelë. Ne jemi për një klasë të re politike.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve ka shprehur mbështetjen e tij për protestën qytetare në Tiranë, duke përcjellë edhe qëndrimin e profesoratit dhe të Sindikatës. Ai u bëri thirrje studentëve që ti bashkohen protestës, duke e cilësuar atë paqësore dhe të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Gjatë deklaratës së tij, ai kërkoi më shumë transparencë, ulje të korrupsionit dhe rol më të madh të shtetit në arsimin dhe shëndetësinë. Ai kritikoi universitetet private, duke kërkuar kontroll më të rreptë ndaj tyre dhe mbështetje më të madhe për universitetet publike.
"Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit dhe të Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, e cila, në një deklaratë të posaçme, i dha mbështetje protestës qytetare ku pjesëmarrës janë studentët.
I bëj thirrje të gjithë studentëve që të vijnë dhe të mbështesin protestën për Shqipërinë europiane. Kjo protestë është qytetare, paqësore dhe 5 kërkesat janë më të rëndësishmet për vendin tonë, ndaj qeveria duhet t’i plotësojë ato. Duhet transparencë për më pak korrupsion. Mjekësia dhe inxhinieria nuk mund të jenë në duart e privatit, duhet të jenë përgjegjësi e shtetit.
Kur flasim për cilësi universitetesh, një universitet në fjalë ka marrë të drejtën për të dhënë doktoratura para universitetit publik, vetëm se drejtuesi i saj është i partisë. Një pronar i partisë, me dy universitete private. Ndaj qeveria t’i thërrasë mendjes. Universitetet kioska t’i kontrollojë dhe t’i kalojë studentët te publiku.”, shprehu ai./Dosja.al
TIRANË- Një studente ka përcjellë një mesazh gjatë protestës në Tiranë, duke u shprehur se të rinjtë nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për një të ardhme më të mirë në vend. Ajo theksoi se pjesëmarrja e studentëve dhe të rinjve në protestë është një sinjal se ata kërkojnë ndryshim dhe duan të kenë mundësi për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.
Gjatë fjalës së saj, studentja tha se të rinjtë do të vijojnë të qëndrojnë në protestë dhe i bëri thirrje klasës politike të dëgjojë zërin e tyre. Ajo nënvizoi se pa rininë nuk mund të ketë një të ardhme për vendin.
“Sot janë bashkuar të gjithë, të rinj e të reja. Studentët janë veshur me pelerinat e diplomimit dhe kanë një mesazh për të gjithë ju. Po mendoni se jemi lodhur dhe do të largohemi edhe ne.
O ju të dashur qeveritarë, klasë e kalbur politike, po jua rikujtojmë edhe një herë: ne do të qëndrojmë, nuk do të largohemi. Nëse e ardhmja e Shqipërisë është në Shqipëri, pa rini nuk ka Shqipëri.”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Ambasadori i Spanjës është parë mes protestuesve, në ditën e 47-të të revoltës së tyre kombëtare. Gjatë kohës kur protestuesit po zhvillonin fjalimet në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, në trotuarin ngjitur me godinat qeveritare është parë të kalojë Ambasadori i Spanjës në vendin tonë.
Aktualisht qytetarët ndodhen para Kryeministrisë, ndërsa kanë ripërsëritur kërkesat e tyre dhe kanë shprehur pakënaqësitë me qeverisjen gjatë këtyre viteve. Pjesëmarrja e tyre është e lartë, ndërsa protesta ka bërë bashkë të gjithë grupmoshat nga fëmijët deri tek të moshuarit./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka kërkuar që kryeministri i vendit Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale, jo si kryeministër i Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Vatnikaj tha se qytetarët janë në mbështetje të punës së SPAK dhe GJKKO.
Ajo kërkoi nga ta që të hetojnë të gjithë të korruptuarit, ata që për 36 vite kanë futur duart në xhepat e qytetarëve. E reja theksoi se ky shesh e ka treguar qartë qëndrimin e vet ndaj klasës së korruptuar politike 36-vjeçare. Kjo duke shkuar se protestuesit janë mbedhur për t'i dhënë fund klasës politike.
“Ky shesh e ka treguar qartë qëndrimin e vet ndaj klasës së korruptuar politike 36-vjeçare. Kemi qenë këtu çdo ditë për të thënë se jemi këtu për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar me një klasë të vetme të korruptuar politike, që vetëm ka ndërruar anën, por asnjëherë nuk ka lëshuar pushtetin! Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale dhe jo si kryeministër i Shqipërisë.
Kemi qenë dhe jemi në mbështetje të punës së SPAK dhe GJKKO, por jo me sy mbyllur, por me kërkesë: Hetoni Ramën, arrestoni Ballukun! Hetoni të gjithë të korruptuarit, ata që për 36 vite kanë futur duart në xhepat tanë!” përfundoi fjalën e saj aktivistja në mes të brohoritjeve të qindra qytetarëve në bulevard./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka kërkuar gjatë tubimit në Tiranë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura dhe vijimin e hetimeve nga SPAK ndaj zyrtarëve të lartë. Ai deklaroi se Bashkimi Europian ka shprehur qëndrimin e tij për këtë çështje dhe i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të vijojnë punën.
Gjatë fjalës së tij, ai kërkoi që hetimet të mos ndalen dhe që përgjegjësit për çdo shkelje të mundshme të përballen me drejtësinë, deklaratë e cila u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit në protestë.
“BE ka dalë publikisht dhe i ka kërkuar qeverisë atë që i kemi kërkuar ne, anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura! I kërkojmë gjithashtu SPAK që të vazhdojë hetimet, në rast se i ka nisur hetimet të mos i ndalojë deri sa të vendoset para akuzës Edi Rama!” u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË-Një qytetar ka bërë thirrje për bashkim qytetar gjatë protestës në Tiranë, duke theksuar se kërkohet ndryshim përmes paqes dhe jo përmes dhunës. Ai u shpreh se qytetarët në të gjitha qytetet duhet të ngrihen dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre, pasi vetëm kështu mund të ketë reagim nga qeveria.
Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se qëllimi i tyre nuk është përballja me forcë, por kërkimi i të drejtave dhe mundesimi i një situate më të mirë për vendin.
“Nuk jemi për grykën e pushkës, por për paqe. Të gjitha qytetet duhet të çohen, se ndryshe ky nuk çohet. Ju përshëndesim të gjithëve.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se kjo lëvizje qytetare nuk do të futet kurrë në negociata, pasi kërkesat i ka të qarta. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika i kërkoi SPAK të hetojë kryeministrin Edi Rama.
Ai theksoi se kjo lëvizje nuk ka përfaqësi, kjo ka prani fizike në shesh. Aktivisti shtoi se qytetarët nuk mjaftohen me deputetët që dalin përballë partisë, por vijojnë të jenë brenda saj. Sipas tij, ata kërkojnë që lëvizjet e kujtdo të jenë të qarta, të dukshme dhe të jenë në kohezion me kërkesat e sheshit.
Aktivisti Edison Lika: Kjo lëvizje as nuk mund të bëhet pis dhe as nuk mund të preket nga askush. Ndaj i themi kujtdo që tenton të përfaqësojë këtë lëvizje se nuk do t’ia dalë dot.
Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje jeni të gjithë ju këtu në shesh. Kjo lëvizje nuk ka përfaqësi, kjo lëvizje ka prani fizike në shesh. Kjo lëvizje nuk do të futet kurrë në negociata, pasi kërkesat i ka të qarta. Nuk kemi për të negociuar me askënd. Sepse e para e kësaj proteste dhe më e rëndësishmja është ajo që kemi treguar që prej ditës së parë: “Dorëheqje!”
Kjo nuk do të thotë që ne nuk inkurajojmë çdo lëvizje, çdo qytetar apo deputet që vendos të dalë përballë Ramës. Ne inkurajojmë këdo që i del përpara këtij regjimi. Sigurisht, e kemi thënë dhe do ta themi: kërkojmë nga SPAK hetimin e Edi Ramës si koka kriminale e këtij sistemi të korruptuar. Ne nuk do të mjaftohemi kurrë as me deputetët që dalin përballë partisë, por vijojnë të jenë brenda saj. Ne kërkojmë që lëvizjet e kujtdo të jenë të qarta, të dukshme dhe të jenë në kohezion me kërkesat e sheshit./Dosja.al
TIRANË- Një i ri ka reaguar gjatë protestës në Tiranë duke kritikuar premtimet e pambajtura të qeverisë dhe duke kërkuar përmirësim të kushteve bazike të jetesës për qytetarët. Ai ngriti shqetësime për mungesën e furnizimit me ujë 24 orë, problemet në shëndetësi, energjinë elektrike dhe infrastrukturën, duke pyetur se sa gjatë duhet të presin shqiptarët për këto shërbime.
Gjatë fjalës së tij, i riu tha se shumë prej premtimeve të bëra gjatë fushatave elektorale nuk janë realizuar dhe se qytetarët duhet t’i mbajnë mend ato para se të votojnë. Ai theksoi se do të vijojë të jetë pjesë e protestave, pasi sipas tij nevojat bazë të njerëzve nuk mund të presin më.
"Ky është një mesazh shumë i thjeshtë për të gjitha gjërat që ka premtuar Edi Rama. Dhe pyetja është shumë e qartë: edhe sa kohë duhet të presim për ujë 24 orë? Edhe sa kohë duhet të presim për një shëndetësi të denjë? Edhe sa kohë duhet të presim për drita 24 orë? Edhe sa kohë duhet të presim për një infrastrukturë bazike? Sa kohë duhet të presim që të anëtarësohemi në BE?
Këto janë të gjitha premtime fushate dhe dua që qytetarët t’i mbajnë mend. Para se të votojnë, gjithmonë bëhen premtime: Do bëjmë ujin 24 orë, dritat 24 orë, do anëtarësohemi në BE, do bëjmë trenin, do bëjmë shumë gjëra, por asnjëra nga ato nuk është bërë.
Dhe pyetja ime është shumë e thjeshtë, edhe sa kohë duhet të presim që ne të kemi një jetë të denjë në Shqipëri? Unë kam qenë që në protestat në Zvërnec, nuk jam i lodhur aspak. Lodhja është e panegociueshme në momentin që nevojat bazike janë në rrezik.", tha i riu./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar ka reaguar gjatë protestës në Tiranë, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e drejtimit të vendit. Ai deklaroi se qytetarët kanë shumë arsye për të dalë në protestë dhe ngriti akuza për mungesë përfaqësimi dhe mosrespektim të interesave të popullit.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi u shpreh se qeveria nuk ka më legjitimitet për të qëndruar në pushtet, ndërsa kritikoi edhe drejtuesit politikë për mënyrën se si po drejtohet vendi.
“Çdo gjë në këtë vend është për të protestuar. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet të rrijë në pushtet. Ky lider është servil, pa shtyllë kurrizore, punon për ata që nuk e kanë zgjedhur. Është mosmirënjohës ndaj popullit të vetë. Është mosmirënjohës i popullit të vetë.”, tha ai./Dosja.al

TIRANË- Protesta në Tiranë, në ditës e saj të 47-të është shoqëruar me pankarta që përcjellin mesazhin e qëndresës dhe vazhdimine protestës.
Rise up and protest for a free Albania” , “Ngrihuni dhe protestoni për një Shqipëri të lirë”, shkruhej në një prej pankartave./Dosja.al






TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për të 47-tën ditë, për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e qytetarëve. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i moshuar ka reaguar gjatw protestës së zhvilluar në Tiranë, duke kërkuar zbatimin e 5 kërkesave të paraqitura nga protestuesit dhe duke shprehur kritika të forta ndaj qeverisë për situatën në vend. Ai u shpreh se këto kërkesa janë të panegociueshme, ndërsa akuzoi institucionet për mungesë reagimi ndaj problemeve me të cilat përballen qytetarët, nga shërbimet publike deri te mirëqenia ekonomike.
Gjatë fjalës së tij, i moshuari deklaroi se korrupsioni është problemi kryesor në vend dhe ngriti shqetësime për funksionimin e shëndetësisë, furnizimin me ujë e energji elektrike, si dhe kushtet në kopshte e çerdhe. Ai kritikoi gjithashtu Parlamentin, duke e akuzuar për mungesë zëri dhe reagimi ndaj problemeve të qytetarëve.
“Kërkoj që të zbatohen 5 kërkesat që thuhen në protestë. Janë të panegocuara. Në mënyrë të përkryer në Shqipëri funksionin vetëm korrupsioni. Na ka zili e gjithë bota. Doni më për Belulin? Ku e ka ujin 24 orë? Ku është shëndetësia flas? Dritat 24 orë ku janë? Kopshtet, çerdhet, mirëqenia e popullit? Ku i ka? Janë kaq shumë rrena sa, nuk beson më populli. Ai është nëna e korrupsionit. Parlamenti, memec, injorant dhe frikacakësh, që nuk guxon kush që të thotë gjysmë fjale para të madhit.”, tha i moshuari./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar ka folur gjatë protestës në Tiranë për çështjen e pronave të tij, duke deklaruar se prej dekadash po përballet me procese gjyqësore për rikthimin e të drejtave të pretenduara. Ai u shpreh se ka nisur betejën ligjore që në moshën 35-vjeçare dhe sot, pas 36 vitesh, vijon ende të kërkojë drejtësi.
Gjatë protestës, qytetari kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka pasur përplasje me të në vitin 2019 dhe se shpreson që drejtësia të vendoset për të gjithë. Ai deklaroi se beson se situata politike në vend do të ndryshojë dhe se kërkesat e qytetarëve do të marrin zgjidhje.
“Protestoj për pronat e mia që mi kanë marrë. Kam qenë 35 vjeç që kur kam nisur gjyqet dhe sot jam 71. Jam përplasur me Ramën në 2019. Është ndyrësirë, psikopat. Por e kemi peshqesh nga Nano. E kemi mbajtur për kryeministër, është fatkeqësi për kombin tonë. Kam besim se do të ikë shumë shpejt. Kjo s’më ka penguar. Mendoj se drejtësia do të vihet për të gjithë.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar nga Dukati i Vlorës ka dalë në protestë për të kërkuar kompensimin e pronës së tij, duke deklaruar se prej vitesh nuk ka marrë pagesën që i takon me ligj. Ai u shpreh se është kompensuar vetëm për 42 dylymë tokë, ndërsa për pjesën tjetër vijon të presë prej vitit 1999 pa marrë një përgjigje nga institucionet.
Protestuesi deklaroi se ka dokumentacionin përkatës dhe kërkon vetëm zbatimin e së drejtës së tij, duke theksuar se do të vijojë ta kërkojë kompensimin që i takon. Ai tha se pikërisht kjo çështje e ka nxitur të marrë pjesë në protestë.
“Jam nga Dukati i Vlorës. Më kanë kompensuar vetëm për 42 dynym. Që nga 99 nuk më kanë dhënë kompensimin. Ku është arsyeja që e mbajnë 8 milionë lekë. S’më kthejnë përgjigje. Dua këtë përgjigje, se është e drejta ime. Do e kërkoj të drejtën time. Është diçka që më takon. I kam dokumentet, por s’mi japim lekët. Ndaj kam dalë për këtë gjë në protestë.”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Një pensionist ka deklaruar ditën e sotme se PS dhe PD duhet të shkrihen, pasi sipas tij janë thjesht fraksione të Partisë së Punës, të krijuara nga Ramiz Alia. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se në parlamenti është zënë nga deputetë pa shkollë.
I moshuari theksoi se ata rrezikojnë popullin sepse nuk guxojnë të kundërshtojnë kryetarët e partike. Në fund, ai tha se Parlamenti është forumi më i lartë dhe nuk mund të trajtohet kështu.
“Kam shumë arsye për të protestuar. Kam punuar minator. Por është kot protesta nëse PS dhe PD nuk shkrihen. Ato janë thjesht fraksione të Partisë së Punës, të krijuara nga Ramiz Alia me urdhër të Beogradit. Prandaj është kot nëse nuk gjendet mënyra të shkatërrohen këto dy parti.
Në parlament ka 36 vite që zënë vend deputetë pa shkollë. Ata janë rrezik, zënë vendin kot, servilosen ndaj kryetarëve të partisë dhe rrezikojnë popullin sepse nuk guxojnë të kundërshtojnë! Parlamenti është forumi më i lartë dhe nuk mund të trajtohet kështu,” përfundoi i moshuari./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar i moshuar ka ngritur zërin gjatë protestës, duke kritikuar gjendjen ekonomike dhe shërbimet publike në vend. Ai deklaroi se qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha dhe akuzoi qeverinë se nuk po e pranon realitetin e përditshëm të shqiptarëve.
Protestat kanë vijuar me pjesëmarrjen e qytetarëve të ndryshëm, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për çështje ekonomike, sociale dhe funksionimin e institucioneve publike.
“Çdo gjë është kundër popullit. Rrogat janë të vogla, spitalet janë copë-copë. Rama nuk e pranon situatën, asgjë nuk shkon në këtë vend, nuk po shohim asgjë të mirë.”, tha i moshuari./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë do të shënojë sot ditën e saj të 47-të të tubimit. Qytetarët kanë nisur të grumbulohen në shëshin "Skënderbej" për të marshuar më vonë drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al