EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Në pranga ranë ish-drejtoresha, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana, të akuzuara për “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.

DURRËS- Tre ish-zyrtare të filialit të Postës Shqiptare në Durrës janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj, fonde të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Shijakut dhe Krujës.
Në pranga ranë ish-drejtoresha, shefja e financës Valbona Doni dhe arkëtarja Paola Dana, të akuzuara për “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.
Sipas Policisë së Shtetit, hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga vetë Posta Shqiptare, e cila konstatoi parregullsi gjatë një kontrolli të brendshëm. Operacioni i koduar “Filiali” u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ndërsa hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë çështje.
Njoftimi i Policisë:
"Policia e Shtetit/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”, i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Nuk arkëtuan në arkën e degëve Shijak dhe Krujë, shumën 69 milionë lekë të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale, vihen në pranga drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja e filialit të Postës Shqiptare, Durrës.
Në vijim të operacioneve për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, finalizoi operacionin policor të koduar “Filiali”.
Në kuadër të operacionit u ndaluan shtetaset:
-E. M., 41 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës;
-V. D., 59 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë shefe e financës në filialin e Postës Shqiptare Durrës;
-P. D., 39 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë arkëtare/llogaritare në filialin e Postës Shqiptare Durrës.
Ndalimi i tyre u bë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se, gjatë muajve prill dhe maj 2026, këto shtetase kanë përvetësuar shumën 69 milionë lekë të rinj, e cila ishte planifikuar të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare Durrës, për degët Shijak dhe Krujë, me qëllim shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia./Dosja.al
dua lipa portesta TIRANË- Qëndrimi i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, lidhur me protestat që...
SARANDË- Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Prokuroria e Sarandës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kund&eu...
TIRANË- Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rregulluara në Shqipëri, të shpërndarë n...
TIRANË- Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushuesve nga Kosova edhe gjatë këtij sezoni veror. Përfaqësues ...
TIRANË- Sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthj...
TIRANË- Ka përfunduar pas disa orësh protesta e 46-të radhazi e opozitës dhe qytetarëve para godinës së Kry...
Spitali Rajonal i Vlorës VLORË– Një ngjarje e rëndë raportohet nga Institucioni i Paraburgimit në Vlorë, ku nj&eu...
Pamje TIRANË- Qytetari që mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë deklaroi se është bërë ...
Protesta e 46-të TIRANË- Pas fjalimeve të mbajtura nga aktivistë e qytetarë përpara Kryeministrisë, protesta e 46-t...
TIRANË- Një prej folësve në protestën e zhvilluar në Tiranë deklaroi se qytetarët do të vijojnë të k&eu...