EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti fizik. • Sherri mes palëve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës, duke lënë të lënduar njërin prej personave të përfshirë. • I dëmtuari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatmirësisht goditjet me thikë nuk kanë prekur organet jetësore dhe pas trajtimit mjekësor, gjendja e tij është stabilizuar. • Pas kësaj, policia e Shkodrës ka vënë në pranga 18-vjeçarin Arvin Fregjaj, i dyshuar si autori i plagosjes me thikë edhe babanë e tij i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. • Arrestimi i të riut u bë pas disa orë kërkimesh, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”. • Ndërsa babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. • Në lidhje me këtë ngjarje, më herët u arrestua edhe 41-vjeçari Arben Kepëca, vëllai i të plagosurit. • Ai u kap nga efektivët ndërsa po shkonte i armatosur me një pistoletë për t’u hakmarrë ndaj autorit të dyshuar. • Gjatë ndërhyrjes së policisë, ai tentoi të largohej dhe hodhi armën, e cila u sekuestrua së bashku me municionin luftarak. Policia po heton më shumë mbi rastin.
4 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, brenda ambienteve të një Poliklinike shëndetësore, ku një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti fizik. Sherri mes palëve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës, duke lënë të lënduar njërin prej personave të përfshirë.
Siç shihet edhe nga pamjet 18-vjeçari dhe babai i tij, të cilat janë tashmë të arrestuar kanë grushtuar dhe më pas goditur me thikë 32-vjeçarin. I dëmtuari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatmirësisht goditjet me thikë nuk kanë prekur organet jetësore dhe pas trajtimit mjekësor, gjendja e tij është stabilizuar.
Në lidhje me këtë ngjarje, më herët u arrestua edhe 41-vjeçari Arben Kepëca, vëllai i të plagosurit. Ai u kap nga efektivët ndërsa po shkonte i armatosur me një pistoletë për t’u hakmarrë ndaj autorit të dyshuar./Dosja.al
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 18-vjeçarin Arvin Fregjaj, i dyshuar si autori i plagosjes me thikë të ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen 'Vasil Shanto', si edhe babanë e tij, 53-vjeçarin A.M., i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Arrestimi i të riut u bë pas disa orë kërkimesh, ndërsa të dy akuzohen për veprën penale 'Vrasja me dashje', mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Ndaj 18-vjeçarit rëndojnë akuzat për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe prishje të qetësisë publike.
Nga hetimet rezulton se gjatë konfliktit për motive të dobëta, Arvin Fregjaj dyshohet se ka goditur me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepëca, i cili u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, policia ndërmori kontrolle për kapjen e autorit të dyshuar, duke mundësuar arrestimin e tij dhe të babait.
Në lidhje me këtë ngjarje, më herët u arrestua edhe 41-vjeçari Arben Kepëca, vëllai i të plagosurit. Ai u kap nga efektivët ndërsa po shkonte i armatosur me një pistoletë për t’u hakmarrë ndaj autorit të dyshuar. Gjatë ndërhyrjes së policisë, ai tentoi të largohej dhe hodhi armën, e cila u sekuestrua së bashku me municionin luftarak. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
“Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”. Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin V. K., në ambientet e Poliklinikës.
Gjithashtu në pranga, babai i 18-vjeçarit, si bashkëpunëtor në krim.
Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
-A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve. Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”./Dosja.al
SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme 18-vjeçarin i cili plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës. Bashkë me të është arrestuar edhe i ati si bashkëpunëtor në krim.
Përmes një njoftimi zyrtar policia bën me dije se 18-vjeçari banues në Shkodër, akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ndërsa babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë
Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”. Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin V. K., në ambientet e Poliklinikës.
Gjithashtu në pranga, babai i 18-vjeçarit, si bashkëpunëtor në krim.
Si rezultat i kontrolleve intensive, si dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, me qëllim ndalimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë në ngjarjen e sotme, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
-A. F., 18 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
-A. M., 53 vjeç, babai i 18-vjeçarit, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), në ambientet e Poliklinikës, shtetasin V. K., 32 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Në lidhje me këtë ngjarje, më herët, shërbimet e Policisë parandaluan një ngjarje kriminale duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 41 vjeç, vëllanë e shtetasit V. K. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
SHKODËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti fizik.
Sipas informacioneve paraprake, sherri mes palëve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës, duke lënë të lënduar njërin prej personave të përfshirë. Mësohet se, i plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, burime nga spitali bëjnë me dije se i dëmtuari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatmirësisht goditjet me thikë nuk kanë prekur organet jetësore dhe pas trajtimit mjekësor, gjendja e tij është stabilizuar.
Bëhet me dije se, forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e këtij konflikti./Dosja.al