17 Korrik 2026, 12:53
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një cikli takimesh me bizneset e interesuara për tu përfshirë në programin që synon rritjen dhe zgjerimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gjatë një eventi në lidhje me këtë nisëm, Rama deklaroi se objektivi është që bizneset e vogla të rriten në të mesme, ndërsa ato të mesmet të kalojnë në nivelin e sipërmarrjeve të mëdha.
Sipas kryeministrit, një nga pengesat kryesore për bizneset është mungesa e planeve të strukturuara për zhvillim, çka shpesh përdoret nga bankat si arsye për refuzimin e financimeve. Rama bëri të ditur se do të krijohet edhe një platformë online, e cila do të shërbejë si kanal komunikimi dhe si urë lidhëse për zbatimin e programit.
"T’i japim krah ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen. Ato që të janë të mesme të rriten dhe të bëhen të mëdha dhe ato që janë të vogla të rriten dhe të bëhen të mesme. Duke qenë se bankat kanë një manual të tërë justifikimesh që e përdorim me efiçencë të lartë, një nga këto është që planet e bizneseve nuk janë mjaftueshëm të angazhuara. Ne angazhuar Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, ku do të kemi një grup të caktuar për të asistuar bizneset që kanë ide dhe një plan të besueshëm, por nuk kanë kapacitetet. Ky grup i gatshëm do të jetë në dispozicion të të gjitha bizneseve. ëebsite është menduar si një mekanizëm komunikimi, por edhe si një urë që do të na lehtësojë pasqyrën e gjithë këtij programi. Është planifikuar edhe një cikël takimesh në territor për të takuar bizneset, por edhe për të nxitur biznese të caktuara për t’u përfshirë në këtë program," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
17 Korrik 2026, 12:50
I.A
Marko Gjuriç dhe Ferit Hoxha
SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua në margjinat e Ministerial...
Politike
17 Korrik 2026, 12:28
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, doli në një konferencë...
Politike
17 Korrik 2026, 10:03
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Serhii Koretskyi për emërimin në postin e kryeministrit të Ukrainës nga Verkh...
Politike
17 Korrik 2026, 09:23
I.A
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të kushteve për nisjen e Dialogut Strategjik me Kosovë...
Politike
17 Korrik 2026, 09:14
I.A
Martin Cani dhe prinderit
TIRANË- Prindërit e Martin Canit kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili gjat&eu...
Politike
16 Korrik 2026, 23:00
E.d
Riho Terras
BRUKSEL- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç për Kosovën vijon të sjellë reagime kombëtare...
Politike
16 Korrik 2026, 22:45
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një foto nga protesta e sot...
Politike
16 Korrik 2026, 19:00
E.d
Snezhana Paunoviç
TIRANË- Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën vijon të sjellë reagime komb&eu...
Politike
16 Korrik 2026, 17:40
E.d
Ministrja serbe Snezhana Paunoviç
Ministrja serbe Snezhana Paunoviç është duke u përballur me një padi për nxitje t...
Politike
16 Korrik 2026, 17:40
E.d
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, për Kosovën. ...