LIVE UPDATES
Insights

Liberal-Demokracia Europiane në gjunjë para Autokratëve ballkanikë

Kur vjen cështja e vlerësimit të Ballkanit Perëndimor duket se në heshtje BE pëlqen modelet e autokracive elektorale në favor të një stabiliteti fals që mund të fitojë kohë në rivalitetin e fuqive të mëdha për zona influence.

18 Korrik 2026, 11:05 Nga Agim Nesho
Liberal-Demokracia Europiane në gjunjë para Autokratëve
Agim Nesho

Përcaktimi i kohës tonë si një luftë ideologjike e dy fronteve Demokraci versus Autokraci ka mbetur si një përcaktim i atyre vlerave dhe parimeve që u krijua dhe funksionoi Bashkimi Europian (BE) për një kohë të gjatë. Kur vjen cështja e vlerësimit të Ballkanit Perëndimor duket se në heshtje BE pëlqen modelet e autokracive elektorale në favor të një stabiliteti fals që mund të fitojë kohë në rivalitetin e fuqive të mëdha për zona influence. Diplomacia efikase e dy dekadave të fundit për “promovim demokracie” është zëvendësuar plotësisht me një pragmatizëm të panevojshëm që shkatërron të gjitha rregullat e lojës.

Paaftësia e Europës Liberal-Demokrate tregon ndryshimin e modelit qeverisës të propozuar prej vetë saj në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë - që ishte modeli i shteteve demokratike, të lira dhe multietnike - drejt një modeli putinesk të autokracive elektorale, që vetëm fasadën kishin demokratike. Dy vendet kryesore të Ballkanit Perëndimor – Serbia dhe Shqipëria - jo vetëm nuk “ndëshkoheshin” për herezinë e tyre të kapjes së shtetit, të asfiksimit të shtetit ligjor por edhe promovohen si vende potencialisht të pranueshme për tu futur në Bashkimin Europian.

Ky është paradoksi i parë për një martesë interesash – midis simbolit të liberal-demokracisë europiane dhe autokracive të tipit mafioz, ku politikat e elitave drejtuese janë shkrirë me interesat e krimit të organizuar dhe mafias ndërkombëtare.

Paradoksi i dytë është heshtja e BE-së ndaj krijimit në zonat e tyre të influencës, sic është Europa Juglindore, e shteteve të tipit narko, të pastrimit masiv të parave, të krijimit të platformave për shpërndarjen e drogës, ku arkitektët autokratë të këtij realiteti shikohen si partnerë të agjendave europiane.

Lind pyetja nëse BE toleron apo është pjesë e një skenari për të krijuar gropat e saj ‘septike’, ka frikë nga ndërhyrjet e aktorëve të jashtëm që do prishin ekuilibrat dhe stabilitetin apo është e papërgatitur në kushtet e reja gjeopolitike të ballafaqimit, me një skenar ku influencat e gjithë fuqive të mëdha ndërthuren.

Autokratët Rama-Vucic janë në unison në veprimet e tyre

Ajo që i bën autokracitë ballkanike më të forta është bashkëpunimi midis tyre. Ky bashkëpunim ka filluar një dekadë më parë, kur liderët ballkanikë u vetë-ofruan për zgjidhje të re gjeopolitike në Ballkan, nëpërmjet projektit të ndryshimit të kufijve dhe Ballkanit të Hapur. Këto projekte sllavo-ruse për të rishikuar politikat në Ballkanin Perëndimor nuk do të kishin marrë këto përmasa në qoftë se politika e jashtme e SHBA nuk do ti besonte grupit të interesit si Fondacioni Soros politikat ballkanike. Kjo i bëri autokratët ballkanike më konfidentë në realizimin e politikave të tyre dhe arrogantë ndaj procesit të integrimit europian, duke paraqitur alternativën e tyre si presion.

Edhe sot, kur opinioni publik i këtyre vendeve është ngritur në këmbë dhe kërkon ndryshim regjimesh, bashkëpunimi Rama-Vucic vazhdon të mbajë ekuacionin e tyre të lidhur:

- Letra e përbashkët e tyre për një integrim të pjesshëm në BE, pa prekur interesat e regjimeve, për të treguar që janë të dy bashkë, edhe kur Serbia po qëndron gjithmonë e më larg në rrugën drejt BE-së.    

- Vucic ndihmon Ramën, duke ngritur tonet nacionaliste në Serbi për cështjen e Kosovës me një deklaratë jo të pamenduar në këto momente për të justifikuar regjimin kriminal të Milloshevicit dhe genocidin e kryer ndaj popullit shqiptar. Krijimi i kësaj situate ishte për të favorizuar Ramën me qëndrimet e tij oportuniste që ju shërbejnë politikave stabilizuese në Ballkan, duke e diferencuar atë si një lider jo nacionalist, që mundëson ‘stabilitetin’ dhe bashkëpunimin në rajon.

- Ballkani i Hapur mbetet një alternativë për dy autokratët si një strategji dalje nga refuzimi i mundshëm i BE-së, si rezultat i mos përmbushjes së kushteve për funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësisë së drejtësisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Vucic vazhdon të kujdeset për interesat e Rusisë dhe Kinës në Serbi si garanci për ruajtjen e pushtetit të tij, ndërsa Rama vijon të blejë influencë nëpërmjet afaristëve izraelitë dhe financimeve arabe, për të treguar se është ‘besnik’ me këdo që do ti mundësojë pushtetin e tij të korruptuar.

Ajo që i bashkon të dy autokratët ballkanikë është dhe strategjia për blerjen e influencës politike në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dy kanë krijuar klubin e këshilltarëve perëndimorë si Tony Blair, D’Alemma, etj., duke zëvendësuar modelin e “Qatargate” me “Balkangate”, duke krijuar një shans për burokratët kudo në botë të kenë një mundësi të dytë. Kjo është provuar me korruptimin e McGonigalit, me dëshirën e kryebashkiakut Adams të vijë në Shqipëri, të bashkëpunimit Rama-Mogerini apo ndonjë shtetari të lodhur europian që kërkon ti bashkohet Tony Blair-it në Beograd apo Tiranë dhe vazhdon t’ju japë oksigjen autokratëve ballkanikë.

Cila është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor?

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor sot është e pasigurtë drejt një bashkimi me BE-më. Edhe sikur BE të bëjë një zgjidhje gjeopolitike për ta afruar Ballkanin nëpërmjet një pranimi gradual, problemi qëndron që nuk do të ketë garanci sesi do të jetë sjellja e këtyre vendeve në të ardhmen. Pa luftuar Autokracinë si model politik, interesat e vendeve përcaktohen nga interesat e klikës në pushtet dhe garantimi i pushtetit të tyre të korruptuar. Prandaj Ballkani Perëndimor do të mbetet gjithmonë vulnerabël ndaj presionit që do të shtohet për zona influence nga Rusia, Kina, Turqia apo ekspansioni në Mesdhe i fondeve të mbretërive arabe. Ndërsa Europa mbetet indeferente ndaj reagimit popullor, autokracitë ballkanike po fuqizohen me armë kineze, qendra spiunazhi rus (qendra në Nish) apo fuqizim të shtetit policor në Shqipëri nëpërmjet instalimit të “smart city” me kompani të Emirateve të Bashkuara Arabe, pavarësisht se retorika e tyre mbetet akoma pro-europiane. Në qoftë se Europa e Bashkuar nuk do të ketë aftësinë e kapjes së momentit të reagimit qytetar për ndryshim në Serbi dhe Shqipëri, e ardhmja e këtij rajoni do të tentojë drejt realizimit të projektit të Tito-s për një zonë të paangazhuar dhe kthimin e Ballkanit në një ‘hub’ të ndërthurjes së influencave të fuqive të mëdha lindje-perëndim.

Të vetmit që do të jenë përfitues të këtij projekti do të jenë autokratët, që do të realizojnë pushtetin e tyre pa kufizim, ndërsa europianët do të shijojnë impotencën e tyre, kur kishin në dorë një projekt për të gjithë popujt e Europës.

agim nesho

Sondazh

Poll
Insights 17 Korrik 2026, 14:26 Irena Beqiraj

T'i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë

Irena Beqiraj Rubrika: T'i shpjegojmë Kryeministrit ekonominë. Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejti...

Insights 12 Korrik 2026, 14:33 Silvana Begaj

Largpamësit Rama

Silvana Begaj Meqë na thatë se koncerti i Kanye West ishte një investim i shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë dhe ekonomi...

Insights 11 Korrik 2026, 10:24 Lutfi Dervishi

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur klienti të nxjerr karton të kuqLufta ime e yjeve! Kam bërë vetëm katër review në Google. Pra, nuk jam ndonjë vete...

Insights 9 Korrik 2026, 07:09 Zef Preci

Kanye West dhe tre raste para tij…

1) Rasti i Air Albania Air Albania u lançua në 2018 si "krenaria shqiptare e qiejve" — një partneritet mes Turkish Airlines (49%), inv...

Insights 7 Korrik 2026, 13:18 Thoma Gëllçi

Njeriu i divanit

Njeriu i divanit nuk është kundër protestës. Përkundrazi. Ai është shumë për protestën. Por, sipas tij, prot...

Insights 29 Qershor 2026, 22:15 Klodian Tomorri

Halli Albanian Files

Kryeministri eshte ne te drejten e tij te distancohet nga Albanian Files, sa te doje madje. Por ka nje problem te vogel.Ne brendine e librit ka projekte brend...

Insights 23 Qershor 2026, 19:25 Silvana Begaj

Drejtuar Z. Propaganda

Silvana Begaj Zoti Propaganda deklaroi me shumë sinqeritet se lufta e Evropës kundër Trump janë në Shqipëri dhe se protestojn...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet