LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ka përfunduar procesi i institucionalizimit të forumeve drejtuese, të cilin e cilësoi si procesin më të thellë të ripërtëritjes së PD-së që nga themelimi i saj. • Gjatë bashkëbisedimit të sotëm online me qytetarët, Berisha foli për ndryshimet në strukturat drejtuese të PD-së, situatën politike në vend, protestat qytetare dhe raportin e fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. • Sipas liderit të demokratëve, procesi i ripërtëritjes nuk është thjesht statistikë, por një ndryshim real në përfaqësimin dhe drejtimin e partisë. • Berisha shtoi se nga 14 sekretarë të partisë, vetëm tre janë rizgjedhur, ndërsa procesi i hapjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen. • Në fjalën e tij, kryetari i PD-së vlerësoi edhe protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, duke e cilësuar atë si një lëvizje me rëndësi historike. • Një pjesë të rëndësishme të bashkëbisedimit, lideri i opozitës ia kushtoi edhe deklaratave të ministres serbe Snezana Paunoviç. • Ai akuzoi Edi Ramën për heshtje, duke e lidhur këtë qëndrim me raportin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. • Berisha theksoi se deklaratat e ministres serbe janë dënuar nga Komisioni Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe personalitete të shumta në Serbi, ndërsa sipas tij qeveria shqiptare ka zgjedhur të heshtë. • Në lidhje me raportin e Komisionit Evropian për shtetin e së drejtës në Shqipëri, kryetari i PD-së e cilësoi atë një mbështetje të rëndësishme për opozitën. • Megjithatë, sipas kryedemokratit, dialogu me partnerët ndërkombëtarë nuk mjafton. • Duke iu përgjigjur pyetjeve për emërimin e figurave të reja në institucionet drejtuese të Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se ata nuk kanë ende nivelin e njohjes publike të drejtuesve më të vjetër, por përfaqësojnë vlera të rëndësishme. • Berisha u ndal edhe te ekonomia, duke akuzuar qeverinë se ka shkatërruar prodhimin vendas përmes fenomenit që ai e quan ‘narko-euro’. • Në fund, ai përsëriti bindjen e tij se në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën në pushtet.

4 artikuj për këtë temë.

8 ORE ME PARE

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj denoncimeve për tjetërsimin e pronave publike në zonat turistike të Dhërmiut dhe Palasës, të cilat sipas informacioneve po u kalojnë subjekteve private për ndërtimin e vilave dhe hoteleve.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha bëri një deklaratë të fortë politike, duke bërë të qartë se opozita nuk do të legjitimojë asnjë veprim që cënon pasuritë shtetërore dhe interesin e publikut.

"Dua t'ju informoj sot se Partia Demokratike nuk do të njohë asnjë nga këto vendime. Sigurisht që deputetët tanë dhe ne do ta denoncojmë, por siç e dini, të nderuar zotërinj, ai SPAK-un e ka shtruar në një seksion, në një organizatë të Partisë Socialiste. Ne do bëjmë detyrën tonë, por ne nuk do t'i njohim kurrë këto vendime.", shkruan Berisha./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit dhe armik i shqiptarëve

“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të papranueshme heshtjen e tij përballë thirrjeve të ministres serbe, Snezhana Paunoviç, për spastrim etnik në Kosovë.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, ku iu përgjigj një interesi lidhur me këtë qëndrim të qeverisë, Berisha e vuri theksin te fakti se deklaratat e ministres së Beogradit kanë shkaktuar një reagim të fortë ndërkombëtar, ndërsa Tirana zyrtare ka zgjedhur të mos prononcohet.

Kryedemokrati Berisha nuk kurseu epitetet ndaj kreut të qeverisë shqiptare, duke e akuzuar se po mbron interesat e Aleksandër Vuçiçit në dëm të atyre kombëtare.

"Deklaratat e ministres monstër të Beogradit, me të cilat ajo dëshmon se zgjidhja më e mirë e problemeve ndëretnike është spastrimi etnik dhe gjenocidi, kanë marrë ndëshkim ndërkombëtar.
Kanë reaguar fuqishëm Komisioni Europian në zëdhënësin e saj. Ka reaguar për hir të së vërtetës edhe komisionerja për zgjerimin, zonja Kos. Ka reaguar fuqishëm zëdhënësi i Foreign Office, Ministrisë së Jashtme Britanike.

Por kanë reaguar për hir të së vërtetës dhe dhjetëra, dhjetëra deputetë dhe personalitete në vetë Serbi. Republika e Kosovës e ka shpallur non-grata. Edi Rama dhe zëdhënësit e tij të turpit në Ministrinë e Jashtme kanë heshtur si fija e barit. Dhe jo vetëm heshtur, por Edi Rama deklaroi se nuk mund të përfshihet në histerizma sa herë një çyryk flet këto apo ato. Edi Rama është një skllav, një vasal i Vuçiçit. 

Ta kuptojnë shqiptarët mirë se ç'janë këta, ç'përfaqësojnë, që nuk pranojnë dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Dhe tani kur ministrja e Aleksandër Vuçiçit deklaron se duhej spastruar etnikisht Kosova, Edi Rama e quajti një çyryke. Ajo është një raciste e egër antishqiptare e cila në të gjitha ligjet e botës meriton dënimet më të rënda. Por Rama është argat i Vuçiçit, armik i egër i shqiptarëve dhe çështjes së tyre.", u shpreh Berisha./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të hapur për të gjithë demokratët që t'i bashkohen protestës qytetare që po zhvillohet në bulevardin e Tiranës.

Gjatë deklaratës së tij, kreu i demokratëve denoncoi atë që e quajti “terrorizëm qeveritar” dhe presion të vazhdueshëm nga ana e kabinetit të Edi Ramës ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestës.

Duke e cilësuar këtë lëvizje si më të rëndësishmen që nga vitet ’90, Berisha i ka inkurajuar mbështetësit e PD-së që të marrin pjesë si qytetarë dhe të angazhohen për suksesin e saj.

"Gjatë kësaj jave vazhdoi me heroizëm epik protesta rinore qytetare në bulevardin e Tiranës, pavarësisht nga terrori qeveritar i Edi Ramës dhe falangave të tij të krimit ndaj eksponentëve të kësaj proteste dhe pjesëmarrësve të saj. Kryengritja paqësore e rinisë dhe qytetarëve shqiptarë vazhdoi e pamposhtur duke siguruar mbështetje të madhe ndërkombëtare. Duke shprehur edhe njëherë mbështetjen më të fuqishme për këtë lëvizje, për këtë protestë të paprecedent që nga vitet ’90 në historinë e Shqipërisë, ftoj çdo demokrate e demokrat të marrin pjesë në frymën e saj si qytetarë, të bëjnë gjithçka për suksesin e saj.", shprehet Berisha./Dosja.al

 

9 ORE ME PARE

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj! Kemi institucionalizuar rolin e diasporës në parti

“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në
Sali Berisha

TIRANË-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një bilanc të procesit të fundit të riorganizimit të strukturave të forcës kryesore opozitare, duke e cilësuar atë si transformimin më të thellë dhe më domethënës të partisë që nga themelimi i saj.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha vuri theksin te ndryshimi rrënjësor jo vetëm në numra, por mbi të gjitha në cilësinë dhe përfaqësimin e forumeve të reja drejtuese.

Shifra domethënëse të ripërtëritjes Sipas kreut të PD-së, procesi ka prodhuar shifra që dëshmojnë për një hapje të re të partisë ndaj kontributeve të reja, ku dy të tretat e Kryesisë së sapozgjedhur dhe tre nënkryetarë të PD-së janë zgjedhur për herë të parë në këto poste.

"Ne lamë pas një javë të veçantë, në të cilën PD përfundoi institucionalizimin e plotë të forumeve të saj. Me këtë rast, ajo çka dua t’u informoj të gjithë ju është se ky proces u zhvillua në moton e ripërtëritjes së PD dhe u them me kënaqësi, jo vetëm të ripërtëritjes në kuptimin e numrave, por edhe të proporcioneve deficitare në këtë parti.

Kështu sot në Këshillin Kombëtar të PD, 60 përqind e përbëjnë të rinjtë dhe gratë dhe ky është një proporcionim shumë i rëndësishëm për ne sepse patëm trashëguar një deformim nga i cili u ndamë përfundimisht. Dy të tretat e kryesisë së zgjedhur të PD, zgjidhen për herë të parë sikundër tre nënkryetarë të PD zgjidhen për herë të parë. Nga 14 sekretarë, vetëm 3 janë të rizgjedhur. Pra, mund t’u informoj se ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD pas themelimit të saj.
Por nga ana tjetër janë vendosur proporcione të domosdoshme të përfaqësimit në këtë parti.
Jam i bindur se kërkesa themelore për çdo qytetar dhe anëtar, mbështetës të kësaj partie ka qenë ripërtëritja.

U siguroj se në këtë proces nuk kanë ndryshuar vetëm statistikat, por PD ka shpalosur kualitete dhe vlera ndër më të shquarat. Kështu që në kilometrin e fundit të saj, ajo ka një ekip të pajisur me të gjitha aftësitë për të udhëhequr këtë parti për përmbushjen me sukses të misionit të saj.
Duhet të theksoj me këtë rast se ne jemi një parti që bazohemi tek vota e anëtarëve tanë dhe shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët e mi që nuk u zgjodhën, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Unë ruaj për ta vlerësimin më të lartë. Theksoj se shumë prej tyre kanë funksione të tjera shumë të rëndësishme në PD, grupin e saj parlamentar dhe misione në drejtim të reformave themelore në interes të kësaj partie dhe të vendit.

Kjo është ajo çka unë desha t’u informoj ju. Por duhet të them prapë me kënaqësi se procesi i ripërtëritjes nuk ndalet dhe nuk do ndalet.  Në mënyrë të përsëritur u kisha pohuar se PD ka rreth saj personalitete të shquara, individë me vlera ekselentë në fushat e veta. Dhe jo pak prej tyre garuan me sukses në këtë proces. Por janë të tjerë të shumtë që kanë shprehur gatishmërinë dhe janë të lidhur me PD. Kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, për të vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptare, vizionit të kësaj partie, të gjithë potencialin e tyre intelektual, profesional, në Shqipëri, në Evropë dhe në botë dhe kudo që ndodhen. Për herë të parë në këtë proces ripërtëritje, u institucionalizua roli dhe vendi i diasporës. Hapa të parë të rëndësishëm janë shënuar. Një nënkryetare partie dhe një sekretar për diasporën janë zgjedhur. Përpjekje të tjera do bëhen për ridimensionimin e rolit të diasporës në jetën politike të PD dhe të Shqipërisë. Pra, për të gjithë ata të cilët kërkonin me të drejtë dhe prisnin ripërtëritje si tipar kryesor, mendoj se hapa të rëndësishme janë shënuar dhe të tjera do vijnë.", u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet