LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!

• Qytetarët do të mblidhen sërish ditën e sotme në kryeqytet në ditën e 49-të të revoltës së tyre kombëtare. • Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.  • Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

8 artikuj për këtë temë.

42 MINUTA ME PARE

Dita e 49-të e protestës/ Deputetja Marjana Koçeku shfaqet në tubimin e vendosur para Kryeministrisë

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku është shfaqur në tubimin e vendosur para Kryeministrisë. Ajo është parë e shoqëruar nga disa persona, ndërsa po ndjek fjalimet e qytetarëve.

Më herët ajo ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe të rinjve që kanë dalë në rrugë gjatë këtyre javëve.

“Do t’i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49 të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë patur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe siç duket nuk ka asnjë shenjë që të ndalet”, tha ajo.

Koçeku u largua rreth një muaj më parë nga grupi parlamentar socialist, duke nisur kritika ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë si deputete e pavarur, ajo i është bashkuar zërave që kërkojnë largimin e kreut të qeverisë./Dosja.al

48 MINUTA ME PARE

“Merrni shembull nga vëllezërit tanë kosovarë”/ Qytetarja: Në datën 23 në orën 9, të gjithë para parlamentit!

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Qytetarja

TIRANË- Një nga folëset në protestën e ditës së sotme ftoi qytetarët të marrin shembull nga protestat në Kosovë. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo bëri thirrje që në datën  23 në orën 9, të gjithë të jenë para Parlamentit. 

E revoltuar ajo tha se qytetarët duhet t'i lajnë më vaj kostumet e shtrenjta të qeveritarëve.

Qytetarja: A i patë vëllezërit tanë kosovarë, i lanë policat dhe institucionet me qumësht. Dhe ata nuk patën guximin të kthejnë as gishtin. Ju po bëni sehir. Po na lini vetëm. Ju duam këtu në datën 23 në orën 9 para parlamentit. Ti lajmë me vaj ulliri kostumet e tyre të shtrenjta, me domate, me kastraveca dhe shalqinj./Dosja.al

56 MINUTA ME PARE

“Rama do që ne të mos jemi në shesh”/ Protestuesi: Ata që rrinë nëpër shtëpia dhe nuk vijnë këtu e kanë gabim!

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Një qytetar i cili ka folur në protestën e ditës së sotme tha se ata që qëndrojnë në shtëpi duke parë protestën nga televizori bëjnë gabim. Duke folur para qytetarëve, ai u shpreh se kryeministri Rama dëshiron që protesta të zbehet.

Ai i bëri thirrje lideri të qeverisë të jap dorëheqjen, pasi revolucioni i këtij sheshi do të jetë i pandalshëm. Në fund, qytetari bëri thirrje që protestuesit të qëndrojnë të bashkaur dhe mos të përçahen.

“Rezistoni për 49 ditë. Derisa ai i gjati, Edi Rama që është duke marrë PS dhe nuk e lëshon, ne do ta shkundim prej këtij vendi se bashkë me ata ministra dhe klikën e tij mbrapa do ta mbajë PS.

Ne do të bëjmë revolucion dhe do të jemi të gjithë të bashkuar. Nuk duhet të kemi përçarje. Këtu duhet të jemi në shesh i madh edhe i vogël. Ai do që ne të mos jemi në shesh dhe të mos jemi përditë këtu.

Disa që rrinë nëpër shtëpia dhe shohin televizor, e rrjete sociale, dhe nuk vijnë këtu është gabim. Sepse ne jemi për pensionistët, për malet, e pyjet që po na i marrin oligarkët e Ramës. I them jep dorëheqjen se revolucioni i këtij sheshi do të jetë i pandalshëm.”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Nuk ka negociata nëpër zyra”/ Aktivisti Edison Lika: Kjo protestë ka nevojë për zgjidhje, jo për përfaqësi

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se nuk ka negociata nepër zyra, pasi protesta është në shesh. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Lika u shpreh se kjo protestë ka nevojë për zgjidhje, jo për përfaqësi.

Aktivisti theksoi se përfaqësuesit e protestës janë në shesh dhe kush mendon se mund ta përfaqësojë e ka gabim. Në fund, i riu tha se qytetarët bëhen bashkë vetëm për rrethimin e Edi Ramës dhe këtij sistemi korruptivo-kriminal.

Aktivisti: Sot është treguar se kjo shoqëri nuk mund të futet më nëpër zyra. Do të jetë vetëm në sheshe. Çdokush që pretendon se me këtë protestë mund të negociojë nëpër zyra e ka gabim, me këtë protestë negociohet vetëm në shesh. Përfaqësuesit e protestës janë në shesh dhe kush mendon se mund ta përfaqësojë e ka gabim. Kjo protestë ka nevojë për zgjidhje dhe jo për përfaqësi. A mund të negociohet me revolucionin? Ne bëhemi bashkë vetëm për rrethimin e Edi Ramës dhe këtij sistemi korruptivo-kriminal./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Ke marrë fund”/ I riu në protestë: Rama pranoje humbjen, rinia fitoi!

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Protestuesi

TIRANË- Një i ri ka deklaruar ditën e sotme se rinia nuk ka as spital, as punë dhe as dinjitet. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se kryeministri Rama ka marrë fund. Protestuesi tha se Rama i ka lënë të rinjtë pa asgjë, duke shtuar se ai duhet ta pranojë që rinia ka fituar.

“Rama kape mesazhin. E di shumë mirë se ke marrë fund. Rinia nuk ka as spital, as punë dhe as dinjitet. Na i ke hequr të gjitha. Kështu që ti e di shumë mirë se ke marrë fund. Loja ka mbaruar për ty. E kotë që ti vazhdon. Do edhe pak kohë që të fshihesh. Ke marrë fund. Rinia fitoi. Pranoje humbjen”, tha ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Rama, jep dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të mbajnë fjalimet e tyre. “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë tubimin e tyre.

Kujtojmë që kjo është dita e 49-të e revoltës, ndërsa protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kan kushtuar artikuj, ndërsa revolta është mbështetur edhe nga disa eurodeputetë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Dita e 49-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANË- Qytetarët kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pritet që të nisin marshimin drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Kujtojmë që kjo është dita e 49-të e protestës së tyre, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjene e kryeministrit Edi Rama. 

Ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 49-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. 

Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".

Kërkesat e protestuesve:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet