Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
• Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në qytet, të cilat u arrestuan pas zbulimit të një skeme të përvetësimit të fondeve që kap vlerën e 69 milionë lekëve të reja. • Trupi gjykues ka caktuar masën "Arrest në burg" për drejtoreshën e filialit, ndërkohë, për shefen e financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana, gjykata ka vendosur masën më të butë të "Arrest shtëpie". • Tre zyrtaret akuzohen për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", të kryera në bashkëpunim. • Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se gjatë periudhës prill–maj 2026, ato kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme shumën prej 69 milionë lekësh të rinj nga fondet e institucionit. • Pas këtij vendimi ka reaguar edhe avokati mbrojës i Elisabeta Mataj, i cili tha se nuk ka asnjë provë që ta implikojë Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume. • Gjatë një prononcimi për mediat, avokati u shpreh se vendimi ishte absurd, sepse sipas tij ndalimi është bërë i paligjshëm. • Gjatë dëshmisë së saj para trupës gjykuese një arkëtare është shprehur se drejtoresha fuste paratë në çantën personale dhe largohej nga institucioni. • Më tej ajo thekson se Mataj merrte thesin me para nga zyra e arkës, e çonte në zyrën e saj dhe bënte numërimin e lekëve. • Gjatë seancës, Prokuroria paraqiti të dhëna nga hetimi, sipas të cilave Mataj rezulton të ketë hyrë 335 herë në kazino, ndërsa bashkëshorti i saj 340 herë. • Hetuesit referuan gjithashtu edhe shuma të dyshuara të luajtura në dy kazino në Tiranë, të cilat po verifikohen në kuadër të hetimit. • Përballë këtyre pretendimeve, Mataj pranoi se frekuenton kazinotë, por mohoi që kjo të ketë lidhje me detyrën ose të përbëjë shkelje ligjore.
5 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, për rastin e vjedhjes së 700 mijë eurove nga filjani i Postës Shqiptare në Durrës. Bazuar në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e Filialit Durrës, rezulton se nga ana e punonjëseve të postës lëvizjet e vlerave monetare janë kryer në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe me rregulloren e brendshme të Postës Shqiptare SHA.
Në dosjen hetimore thuhet se shefja e financës Valbona Duni, merr thesin me vlera monetare nga punonjësi i postës dhe hyn në zyrën e saj. Pas kësaj, Duni çon thesin me vlera monetare në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.
Pas këtij veprimi, drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës, Elisabeta Mataj, largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen.
Pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit:
Referuar pamjeve filmike të administruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e Filialit Durrës qendër (bashkëlidhur kallëzimit), rezulton se nga ana e punonjëseve të postës lëvizjet e vlerave monetare janë kryer në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe me rregulloren e brendshme të Postës Shqiptare SHA.
Konkretisht, në datë 02.04.2026, ora 15:15:29, në Filialin e Postës Shqiptare Durrës u vunë vlerat monetare të shoqëruara nga një punonjës poste dhe nga punonjës i SHPSF "Nazeri".
Ora 15:29:12, shefja e financës Valbona Duni, në ambientet e arkës, e pranishme Paola Dana dhe ndihmës-arkëtarja, i bën me shenjë me dorë punonjësit të postës të marrë thesin me vlera monetare.
Ora 15:29:22, shefja e financës Valbona Duni, bashkë me një punonjës poste, marrin në arkë, në prani të Paola Danës, një thes me vlera monetare, porsaardhur me eskortë/shoqërim nga banka.
Ora 15:29:50, shefja e financës Valbona Duni merr thesin me vlera monetare nga punonjësi i postës dhe hyn në zyrën e saj.
Ora 15:30:05, Valbona Duni çon thesin me vlera monetare në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.
Ora 15:30:09, Valbona Duni hyn në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.
Ora 15:30:22, Valbona Duni del nga zyra e drejtoreshës Elisabeta Mataj.
Ora 15:31:16, Valbona Duni nis të largohet nga puna.
Ora 15:31:31, Elisabeta Mataj e thërret Valbona Dunin dhe së bashku shkojnë në zyrën e Elisabeta Matajt.
Ora 15:33:04, nga zyra e drejtoreshës del e para Valbona Duni.
Ora 15:33:27, Valbona Duni largohet nga puna.
Ora 15:39:08, drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës, Elisabeta Mataj, largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen.
Datës 02.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2330, vlera 5.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Shijak", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e Degës Shijak, e dyshuar e falsifikuar).
13:06:04, shefja e financës Valbona Duni, me thesin me vlera monetare, futet në zyrën e saj.
Datës 14.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2706, vlera 10.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Krujë", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e Degës Krujë, e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 15.04.2026, në orën 14:13, shefja e financës Valbona Duni merr një thes me lekë nga arka, e pranishme Paola Dana. Ora 14:14, Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj.
Datës 15.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2748, vlera 10.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Krujë", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e Degës Krujë, e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 20.04.2026, në orën 13:39, ndihmës-arkëtarja, në prani të arkëtares Paola Dana, i jep shefes së financës Valbona Duni rreth 10 fasha me prerje kartëmonedhash 5.000 të reja, në qese plastike. Shefja e financës i merr dhe shkon në zyrën e saj.
Ora 13:39:26, Valbona Duni me qesen me vlera monetare shkon në zyrën e saj.
Datës 20.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2866, vlera 5.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Shijak", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e Degës Shijak, e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 24.04.2026, në orën 14:15, vjen punonjësi i shoqërimit të vlerave i "Nazeri" me dy thasë nga banka dhe i lë te arka, e pranishme Paola Dana. Në orën 14:18, njërin nga thasët e merr shefja e financës Valbona Duni dhe shkon te zyra e saj.
Ora 14:16:51, Valbona Duni merr thesin me vlera monetare dhe shkon në zyrën e saj.
Datës 24.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 3002 (vendosur me shkrim dore numri 2997), vlera 5.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë "Lidhje të brendshme dega Shijak", i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e Degës Shijak, e dyshuar e falsifikuar).
Më datë 30.04.2026, në orën 15:09:07, ndihmës-arkëtarja, në prani të arkëtares Paola Dana, mbush një thes me vlera dhe ia jep shefes së financës Valbona Duni, e cila e merr thesin dhe shkon në zyrën e saj.
Ora 15:10:03, Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj./Dosja.al
DURRËS- Ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, është lënë në masën e sigurisë 'arrest në burg' nga Gjykata e Durrësit, pasi dyshohet për veprën penale 'Vjedhja duke shpërdoruar detyrën', kryer në bashkëpunim. Ndërkohë, për dy të dyshuarat e tjera, Valbona Duni dhe Paola Danaj, gjykata vendosi masën 'arrest në shtëpi'.
Gjatë seancës, Prokuroria paraqiti të dhëna nga hetimi, sipas të cilave Mataj rezulton të ketë hyrë 335 herë në kazino, ndërsa bashkëshorti i saj 340 herë. Hetuesit referuan gjithashtu edhe shuma të dyshuara të luajtura në dy kazino në Tiranë, të cilat po verifikohen në kuadër të hetimit. Përballë këtyre pretendimeve, Mataj pranoi se frekuenton kazinotë, por mohoi që kjo të ketë lidhje me detyrën ose të përbëjë shkelje ligjore.
"Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino", është shprehur Mataj para gjykatës.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata vendosi:
Të pranojë pjesërisht kërkesën e Prokurorisë.
Të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e E.M., V.D. dhe P.D.
Të caktojë ndaj E.M. masën e sigurisë 'rrest në burg'.
Të caktojë ndaj V.D. dhe P.D. masën e sigurisë 'arrest në shtëpi'.
Të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të V.D. dhe P.D. nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale, si dhe ekzekutimin e masave të arrestit në banesat e tyre.
Të lejojë ankimimin e vendimit brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi u shpall në Durrës më 18 korrik 2026./Dosja.al
DURRËS– Dëshmia e njërës prej punonjëseve të Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për shpërdorim detyre dhe përvetësim të parave të pensioneve është zbardhur. Në dëshminë e saj para trupës gjykuese, ajo ka deklaruar se transferimi i fondeve nga Durrësi drejt degëve të Shijakut dhe Krujës ka qenë praktikë e zakonshme prej vitesh.
Arkëtarja thotë se në janar-shkurt 2026 Drejtoria e Përgjithshme i kaloi rreth 22 milionë lekë Drejtorisë së Durrësit për efekt likuidimi. Më tej ajo thekson se Mataj merrte thesin me para nga zyra e arkës, e çonte në zyrën e saj dhe bënte numërimin e lekëve.
“Në janar-shkurt 2026 Drejtoria e Përgjithshme i kaloi rreth 22 milionë lekë Drejtorisë së Durrësit për efekt likuidimi. Për periudhën prill-maj 2026 janë kryer mandate pagese me vlerë rreth 56 milionë lekë, ndërsa për degën e Krujës rreth 10 milionë lekë dhe 3 milionë lekë. Të gjitha këto shuma janë dërguar drejt degëve Shijak dhe Krujë nga drejtoresha Elizabeta Mataj. Mataj merrte thesin me para nga zyra e arkës, e çonte në zyrën e saj dhe bënte numërimin e lekëve” thotë ajo.
Sipas saj, drejtoresha Elisabeta Mataj i ka thënë se sporteli ‘Nazeri’ kishte tejkaluar limitin e rrugëve të parashikuara. Ndaj për këtë arsyeje, sipas dëshmisë së saj, transporti i parave është bërë nga vetë ajo, me urdhër verbal të drejtoreshës Elizabeta Mataj.
Arkëtarja thotë se në disa raste Mataj i ka futur paratë në çantën personale dhe është larguar menjëherë nga institucioni. Ajo shprehet se në fillim të qershorit 2026, pas problemeve me likuidimin në ASHK, konstatoi në sistem se disa mandate ishin prerë pa dijeninë e saj dhe njoftoi drejtoreshën./Dosja.al
DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, e dyshuar për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe avokati i saj mbrojës, Ilia Ilia i cili tha se nuk ka asnjë provë që ta implikojë Elisabeta Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume.
Gjatë një prononcimi për mediat, avokati u shpreh se vendimi ishte absurd, sepse sipas tij ndalimi është bërë i paligjshëm. Sipas tij, Mataj është emëruar drejtoreshë në tetor të vitit 2025 dhe parregullistë që ka konstatuar në sistemin finaciar brenda institucionit i ka denoncuar me shkresa në subjektin posta shqiptare në Tiranë.
“Vendimi ishte absurd për ish-drejtuesen. Absurd, sepse ndalimi është bërë i paligjshëm. Nuk ka asnjë provë që ta implikojë Elisabeta Matajn në bashkëpunim kriminal për vjedhjen e asaj shume. Mataj është emëruar drejtoreshë në tetor (2025) dhe parregullistë që ka konstatuar në sistemin finaciar brenda institucionit i ka denoncuar me shkresa në subjektin posta shqiptare në Tiranë dhe mbi bazën e tyre ka ardhur auditimi që ka zgjatur një muaj.
Është konstuar shkelje nga dy subjekte të tjera, shefja e financës dhe arkëtares. Nuk ka asnjë provë që i ka marrë Elisabeta Mataj. Akuza thotë se ka tre sekuenca filmike që shefja e financës i ka dërguar paratë te zyra Mataj”, tha ai.
Autoritet përkatëse po hetojnë më shumë në lidhje me këtë rast, ndërsa tre punonjëset e Postës së Durrësit akuzohen për shpërdorim detyre dhe përvetësim të parave të pensioneve./Dosja.al
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në qytet, të cilat u arrestuan pas zbulimit të një skeme të përvetësimit të fondeve që kap vlerën e 69 milionë lekëve të reja.
Mësohet se, trupi gjykues ka caktuar masën "Arrest në burg" për drejtoreshën e filialit, ndërkohë, për shefen e financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana, gjykata ka vendosur masën më të butë të "Arrest shtëpie".
Tre zyrtaret akuzohen për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", të kryera në bashkëpunim. Sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se gjatë periudhës prill–maj 2026, ato kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme shumën prej 69 milionë lekësh të rinj nga fondet e institucionit./Dosja.al