27 Korrik 2026, 10:17
Nga E. D

TIRANË- Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë, paralelisht me protestën që po mbahet jashtë. Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të seancës së 23 korrikut, njoftimet, si dhe projektvendimin për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
Projektvendimi do të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në mbështetje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Ndërkohë jashtë sallës, qytetarët kanë rrethuar Kuvendit, nën thirrjen: Nuk përfaqësoni, Parlament i krimit dhe Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren.
Seanca e kaluar u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Përplasjet erdhën pasi kërkesa e PD-së për zgjatjen e afatit të komisionit të posaçëm për 'Territorialen' u rrëzua me votat e socialistëve. Më pas, deputeti demokrat Luçiano Boçiano nuk lejoi bashkëshkryetarin Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e PS-së dhe opozita bllokoi foltoren, duke bërë që seanca të ndërpritej disa herë.
Rendi i ditës
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 27.7.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.7.2026.
2. Njoftime.
3. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 87/2026, “Рër caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar".
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al
seanca plenare
Politike
27 Korrik 2026, 09:43
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke e cilësuar “revolucionin e flamingove” si një s...
Politike
27 Korrik 2026, 09:38
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja përbëjnë një nga sfidat ...
Politike
27 Korrik 2026, 08:47
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të hënë drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja do të nis...
Politike
27 Korrik 2026, 07:30
E. D
Kuvendi
TIRANË- Depuetët do të mblidhen sot në seancë plenare për caktimin e anëtarëve zëvendësues n&eum...
Politike
26 Korrik 2026, 19:20
E.d
Ina Zhupa
SARANDA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar mënyrën se si është projektuar terminali i autobus&eu...
Politike
26 Korrik 2026, 13:42
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e tij. Pas komenteve të shkaktua...
Politike
26 Korrik 2026, 13:25
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Berlin, duke shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Gjermanin...
Politike
26 Korrik 2026, 12:56
I.A
Bardhi Rama
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtri...
Politike
26 Korrik 2026, 09:32
I.A
TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama hyn sot në ditën e saj të 57-të. Qytetarët pritet të mblidhen sër...
Politike
25 Korrik 2026, 18:45
E.d
Edi Rama dhe Marjana Koçeku
TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka ironizuar kryeministrin e vendit, Edi Rama p...