27 Korrik 2026, 12:59
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë është i gatshëm t'i dërgojë ndihmë Spanjës dhe Francës, të cilat janë në 'luftë' me flakët dhe si pasojë qindra mijëra banorë janë evakuuar. Gjatë një takimi me trupat e Emergjencave Civile dhe zjarrfikësit, Kryeministri theksoi se përballë kësaj sfide të përbashkët rreziku është i njëjtë për të gjithë, pasi zjarri nuk njeh kufij. Sipas tij, Shqipëria është e gatshme të ofrojë ndihmë nëse do t'i kërkohet, ashtu siç ka bërë edhe në raste të mëparshme për vendet fqinje dhe partnerët europianë.
"Në Francë dhe në Spanjë mbi 320 mijë njerëz i kanë lënë shtëpitë e tyre deri mbrëmë dhe vetëm në orët e fundit, 55 mijë banorë janë evakuuar nga zona përreth Bordosë, ku flakët kanë hyrë deri në lagjet e periferisë. Kur sheh qindra mijëra njerëz që ikin të lemerisur është njësoj sikur të shohësh njerëzit tanë, për shkak se rreziku dhe sfida është e njëjtë. Prandaj unë dua që edhe me lejen tuaj nga kjo sallë, t’u shpreh një solidaritet të gjithë kolegëve tuaj në Spanjë dhe në Francë. Ne e kemi bërë edhe në shkuarën falë jush, dhe jemi gati ta bëjmë sërish dhe të përgjigjemi në rast se na kërkohet, siç u jemi përgjigjur kur fqinjët dhe miqtë tanë europianë janë në hall. Sikurse ata na janë përgjigjur kur ne kemi pasur nevojë, sepse zjarri nuk njeh kufi," u shpreh Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
27 Korrik 2026, 12:40
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike së bashku me grupet e tjera të opozitës, Grupi Parlamentar i Partisë ...
Politike
27 Korrik 2026, 11:30
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, ku po mbahet...
Politike
27 Korrik 2026, 11:06
E. D
TIRANË- Seanca plenare u mbyll përplasje, pasi deputetët e opozitës kundërshtuan procedurën e ndjekur për shqyrtimin e marr...
Politike
27 Korrik 2026, 11:05
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të miratojë në kundërshtim me Kus...
Politike
27 Korrik 2026, 11:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së par...
Politike
27 Korrik 2026, 11:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën socialiste dhe kryetarin ...
Politike
27 Korrik 2026, 10:44
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Parisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar në Kuvend se çfarë pë...
Politike
27 Korrik 2026, 10:11
Izmir Akulli
Edi Rama dhe Kadri Morina
TIRANË- Pallati i Kongreseve është një nga institucionet më të rëndësishme kulturore n&eu...
Politike
27 Korrik 2026, 10:31
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, reagoi për shoqërimin e aktivistit Arben Kola nga forcat e policis&eum...
Politike
27 Korrik 2026, 10:23
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi Agron Shehaj, foli me tone të ashpra në Kuvend, pasi në seancën e kalua...