27 Korrik 2026, 13:53
Nga E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi se autorët e zjarrvënieje të qëllimshme do përballen me dënim deri në 15 vite burg. Gjatë prezantimit të planit kombëtar të gatishmërisë për sezonin e zjarreve në Bazën Ajrore të Farkës, Lamallari tha se qeveria ka forcuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit për goditjen e çdo rasti të zjarrvënies së qëllimshme.
Ministri tha gjithashtu se Shqipëria do të forcojë më tej kapacitetet për përballimin e zjarreve me investime të reja. Sipas tij, flotës aktuale do t'i shtohen tre avionë zjarrfikës në pronësi të shtetit shqiptar, ndërsa është planifikuar financimi i 130 mjeteve të reja zjarrfikëse dhe ndërtimi i katër stacioneve të reja në Prrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë.
“Çdo verë është një sprovë e re edhe për ne këtu në Shqipëri, dhe puna e përbashkët nuk matet vetëm me numrin e zjarreve që shuajmë, por mbi të gjitha me ato që arrijmë të parandalojmë. Zjarri nuk pyet për kufij administrativë, nuk njeh orar dhe nuk fal neglizhencën tonë. Përkundrazi, kërcënon jetën, pronën, ekonomin, mjedisin dhe të ardhmen e komuniteteve tona. Prandaj, përgatitja për sezonin e zjarreve nuk është një ushtrim rutinë dhe as përmbushja e një detyre funksionale. Mbrojtja e Shqipërisë nga zjarret fillon me përgjegjësinë e gjithsecilit prej nesh dhe emergjenca më e mirë është ajo që nuk ndodh kurrë.
Prandaj, kemi forcuar gatishmërinë operacionale në të gjithë strukturën tonë. Kemi garantuar funksionalitetin e mjeteve, rezervat logjistike, pajisjet e ndërhyrjes, komunikimin në terren dhe dislokimin e forcave në zonat me risk më të lartë. Në bashkëpunim me prefektët, bashkitë, Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar një mekanizëm shumë më efikas reagimi sesa vitet e shkuara. Shqipëria është më e përgatitur se dje dhe plotësisht e gatshme për sfidat që na paraqet ky sezon. Së bashku do ta përballojmë këtë sfidë me profesionalizëm, disiplinë dhe bashkëpunim," u shpreh Besfort Lamallari./Dosja.al
besfort lamallari zjarret
Politike
27 Korrik 2026, 13:04
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar sot përjashtimin nga Kuvendi me 60 ditë të deputetit Agron Shehaj. Mës...
Politike
27 Korrik 2026, 13:02
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek rreziku i lartë nga zjarret, duke theksuar se ky sezon do të tregojë t&eu...
Politike
27 Korrik 2026, 12:59
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë është i gatshëm t'i dërgojë ndihmë Spanj&eum...
Politike
27 Korrik 2026, 12:40
I.A
PD
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike së bashku me grupet e tjera të opozitës, Grupi Parlamentar i Partisë ...
Politike
27 Korrik 2026, 11:30
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, ku po mbahet...
Politike
27 Korrik 2026, 11:06
E. D
TIRANË- Seanca plenare u mbyll përplasje, pasi deputetët e opozitës kundërshtuan procedurën e ndjekur për shqyrtimin e marr...
Politike
27 Korrik 2026, 11:05
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të miratojë në kundërshtim me Kus...
Politike
27 Korrik 2026, 11:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë sallës së par...
Politike
27 Korrik 2026, 11:01
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën socialiste dhe kryetarin ...
Politike
27 Korrik 2026, 10:44
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Parisë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar në Kuvend se çfarë pë...