"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
Aktualitet
"Mediat botërore dhe rrjetet sociale rrëzuan propagandën e Ramës"/ Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset
Kola i bëri thirrje edhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar që të mos vijojnë me kërcënimet dhe shantazhimet.
26 Qershor 2026, 21:45Nga E.d
Arben Kola
TIRANË- Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje tatimeve dhe policisë tatimore, të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset. Ai bëri thirrje qëSPAK të veprojë sa më shpejt ndaj kësaj situate.
Kola i bëri thirrje edhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar që të mos vijojnë me kërcënimet dhe shantazhimet. Aktivisti tha se protestat do të vazhdojnë dëri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Në fund, ai tha se mediat botërore dhe rrjetet sociale i kanë rrëzuar makinerinë më të fuqishme kryeministrit, atë të propagandës.
Arben Kola:I bëjmë thirrje Tatimeve, policisë tatimore, ne i kemi dosjet tuaja, një pjesë e juaja janë kandidatë për në burg. SPAK të veprojë sa më shpejt ndaj këtyre që vendosin gjoba dhe kërcënojnë biznesin.
Një denoncim shkon për Policinë e Shtetit. Ne po ju themi nëse vazhdoni me procedime, kërcënime, shantazhime ne nuk e ndalojmë atëherë popullin që të vijë tek shtëpitë tuaja. Thirrja shkon për ju. Ne kemi thënë që protesta do të jetë paqësore deri kur Ramoviçin ta përmbysim. Por ju pasi nuk ju eci asnjë prej tentativave po vendosni përmes gjobave nga 400 euro mërgatës, polici e turpit, ju kemi dhënë shumë shanse, po ju themi mos vendosni gjoba mërgimtarëve.
Mediat botërore dhe rrjetet sociale i kanë rrëzuar makinerinë më të fuqishme Edi Ramës, atë të propagandës, bashkë me Endri Fugën, nuk ka ilaç që ju bën derman, që i shëron. Ju do bini në mënyrën më të keqe./Dosja.al