27 Qershor 2026, 13:34
Nga I.A
Protesta
TIRANË- Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 qytetarë në lidhje me protestën e zhvilluar në kryeqytet, duke i akuzuar për organizim dhe manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Sipas njoftimit zyrtar, nga veprimet hetimore ka rezultuar se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar nga ora 19:00 deri në 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka vijuar më pas në disa akse të tjera rrugore të Tiranës.
Protestuesit kanë lëvizur në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllok dhe në segmente të Unazës, ku sipas Policisë është bllokuar qarkullimi i automjeteve, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e miratuar për zhvillimin e tubimit. Në kuadër të procedimit penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet dhe dy aparate celularë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Procedohen penalisht 15 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 15 shtetas, konkretisht:
A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se tubimi, i njoftuar për t’u zhvilluar në intervalin kohor nga ora 19:00 deri në orën 22:00, në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, vijoi në disa akse rrugore të kryeqytetit, konkretisht në Rrugën e Elbasanit, zonën e 9-Katësheve, ish-Bllok dhe segmente të Unazës, ku u bllokua qarkullimi i automjeteve, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe 2 aparate celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
protesta kunder rames
Aktualitet
27 Qershor 2026, 12:43
I.A
Foto Ilustruese
PËRMET- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një 68-vjeçar ka humbur jet...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 12:34
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e dyshimeve për helmimin e student&...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 11:54
I.A
Banjat Termale
PËRMET- Gjendja e banjove Termale të Bënjës në Përmet të publikuara ditën e djeshme nga mediat, treg...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 11:10
I.A
Foto Ilustruese
SHKODËR- Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht në Shkod...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 10:25
I.A
Foto Ilustruese
KAMËZ- Ngjarja e një nate më parë në zonën e Babrrusë në Tiranë, ku një 18-vje&ccedi...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 09:51
I.A
Foto Ilustruese
LEZHË- Një 28-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vrist...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 08:19
I.A
TIRANË- Eurodeputetja italiane Ilaria Salis, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërrit...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 07:11
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masa...
Aktualitet
26 Qershor 2026, 23:04
D.S
TIRANË- Një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike ka lënë në errësirë pushuesit në një prej plazh...
Aktualitet
26 Qershor 2026, 22:40
E.d
Pamje nga protestat
SHBA- Mother Jones i ka kushtuar një artikull zhvillimieve të fundit me të cilat po përballet vendi, ku ka shpjegua...