LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti i pezullimit të volejbollistes së Dinamos, Nayara Ferreira/ Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstaton se Federata ka ushtruar diskriminim ndaj sportistes

Sportistja, e cila u pezullua nga aktiviteti sportiv pas dyshimeve dhe pretendimeve të pabazuara të ngritura nga ekipet kundërshtare, iu drejtua institucioneve ligjore për të kërkuar drejtësi.

26 Qershor 2026, 16:15 Nga D.S
Rasti i pezullimit të volejbollistes së Dinamos, Nayara Ferreira/
Nayara Ferreira

TIRANË-  Federata Shqiptare e Volejbollit është shpallur fajtore për diskriminim ndaj volejbollistes Nayara Estephanie Goulart Ferreira, pasi e detyroi atë t’i nënshtrohej një procedure të verifikimit të gjinisë.

Sportistja, e cila u pezullua nga klubi sportiv pas dyshimeve dhe pretendimeve të pabazuara të ngritura nga ekipet kundërshtare, iu drejtua institucioneve ligjore për të kërkuar drejtësi.

Pas shqyrtimit të provave dhe seancave dëgjimore, Komisioneri konstatoi se ndaj sportistes është ushtruar diskriminim ndërsektorial, bazuar në gjini dhe karakteristika seksuale. Ajo u përfaqësua në këtë proces nga avokatja e njohur Dea Nini.

NJOFTIM PËR MEDIA:

Fitore ligjore për volejbollisten Nayara Ferreira: Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi konstaton diskriminim nga Federata Shqiptare e Volejbollit

Tiranë, 26.06.2026

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka vendosur se Federata Shqiptare e Volejbollit ka diskriminuar volejbollisten Nayara Estephanie Goulart Ferreira, duke i kërkuar asaj t’i nënshtrohej një procedure të verifikimit të seksit në kundërshtim me standardet e barazisë dhe mosdiskriminimit.

Sportistja u përfaqësua në këtë procedurë nga avokatja Dea Nini, ndërsa vendimi konsiderohet një zhvillim me rëndësi për praktikën shqiptare në fushën e së drejtës sportive dhe të drejtave të njeriut.

Çështja nisi pasi, pas pretendimeve dhe dyshimeve të ngritura nga ekipe kundërshtare, Federata Shqiptare e Volejbollit i kërkoi vetëm sportistes Nayara Ferreira t’i nënshtrohej një testi të verifikimit të seksit, duke e pezulluar nga aktiviteti sportiv, pa zhvilluar më parë një vlerësim objektiv, proporcional dhe në përputhje me standardet procedurale.

Pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, Komisioneri arriti në përfundimin se ndaj sportistes ishte ushtruar diskriminim i ndërsektorial për shkak të gjinisë dhe karakteristikave të seksit.

Vendimi ka rëndësi të veçantë pasi përbën një nga rastet e para në Shqipëri ku autoritetet sportive kanë kërkuar verifikimin e seksit të një sportisteje, duke trajtuar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë kufijtë që vendosin të drejtat e njeriut mbi procedurat e verifikimit të seksit në sport.

Vendimi thekson se çdo vendimmarrje që prek të drejtat e sportistëve duhet të mbështetet në kritere objektive, procedura transparente dhe respektimin e parimeve të barazisë, proporcionalitetit, dinjitetit njerëzor dhe mosdiskriminimit, dhe jo në stereotipe apo perceptime subjektive.

Çështja vijon të jetë në shqyrtim edhe pranë Gjykatës së Arbitrazhit për Sport (Court of Arbitration for Sport - CAS), ndërsa vendimi i Komisionerit përbën një zhvillim të rëndësishëm për praktikën shqiptare në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtës sportive.

Lidhur me vendimin, avokatja Dea Nini u shpreh:

“Ky vendim nuk ka rëndësi vetëm për Nayaran. Ai dërgon një mesazh të qartë se edhe federatat sportive janë të detyruara të respektojnë të drejtat themelore të njeriut. Asnjë sportist nuk duhet të përballet me masa kaq ndërhyrëse mbi bazën e dyshimeve, stereotipeve apo paragjykimeve. Barazia, mosdiskriminimi, dinjiteti njerëzor dhe procedurat e rregullta ligjore duhet të mbrohen edhe në sport.", u shpreh ajo./Dosja.al

Rasti i pezullimit të volejbollistes së Dinamos, Nayara Ferreira/

nayara ferreira

Sondazh

Poll

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...

Vogëlushja nga Shkupi në protestë: Rama përjashtë, Nartën s’jua lëmë!

Protestuesi: Me 27 qershor, kemi protestën e radhës kombëtare!

“Diaspora do të jetë sërish këtu”/ Protestuesi: Nesër më shumë!

I riu në shesh: I treguam botës se jemi edhe mikpritës, të qytetëruar

“Kërkojmë ndryshime kushtetuese” Aktivistja lexon kërkesat e protestës: Të ngrihet qeveri teknike

Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen prite popullin se po vjen

“Protestojmë kundër një anti-shqiptari ”/ Pensionisti: A mund t’i dalin 100 mijë lekë këtij?

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Ramës

Grabitën nën kërcënimin e thikës një banesë në Tiranë, arrestohen dy autorët, në kërkim shoku i tyre

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!