"Analizat do të vërtetojnë shkakun"/ Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Kemi marrë ...
Art&Argëtim
Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'
Filmi, i drejtuar nga Pierre-Ange Carlotti, zhvillohet në Rivierën Franceze dhe rrëfen historinë e Sacha Gallo, një talent i ri i tenisit që stërvitet nga i ati me synimin për të fituar një trofe të madh në Paris.
24 Qershor 2026, 11:38Nga E.M
Romeo Beckham
SHBA- Romeo Beckham, djali i ish-futbollistit të njohur David dhe stilistes Victoria Beckham, do të bëjë debutimin e tij në aktrim me filmin "Forty Love", i cili pritet të dalë në kinema më vonë gjatë këtij viti. 23-vjeçari po nis një kapitull të ri në karrierën e tij pas largimit nga futbolli në vitin 2024, kur ishte pjesë e ekipit B të Brentfordit.
Filmi, i drejtuar nga Pierre-Ange Carlotti, zhvillohet në Rivierën Franceze dhe rrëfen historinë e Sacha Gallo, një talent i ri i tenisit që stërvitet nga i ati me synimin për të fituar një trofe të madh në Paris. Megjithatë, rrugëtimi i tij merr një kthesë të papritur me një rival të ri, të interpretuar nga Romeo Beckham. Personazhi i tij jo vetëm që sfidon aftësitë sportive të protagonistit, por edhe bindjet e tij për jetën dhe vetveten ku në fund përballet me dashurinë.
"Forty Love" përshkruhet si një histori romantike dhe e ndjeshme për rritjen personale, sportin e nivelit të lartë dhe emocionet që fshihen pas suksesit./Dosja.al