26 Qershor 2026, 22:50
Nga D.S
Pamje nga gjerat e sekuestruara
GREQI- Policia greke ka shkatërruar një rrjet kriminal të trafikut të drogës që operonte në Mikonos dhe Atikë, duke vënë në pranga gjashtë persona, përfshirë një grua. Sipas mediave të huaja, në krye të grupit dyshohet të jetë një 37-vjeçar shqiptar. Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, përfshirë mbi 3 kg kokainë, "Tusi" (kokainë rozë), MDMA, ketaminë, kanabis, si dhe një shumë parash të gatshme.
Në orët e para të së mërkurës, pas një pune disamujore që daton nga prilli i vitit 2026, autoritetet arritën të dokumentojnë strukturën hierarkike dhe ndarjen e roleve të grupit, i cili përqendronte aktivitetin e tij të paligjshëm në zonat me intensitet të lartë turistik.
Sipas njoftimit të policisë, rrjeti kriminal ishte aktiv që nga mesi i prillit 2026, duke përfituar rreth 700,000 euro nga aktiviteti i paligjshëm i drogës. Në kuadër të operacionit në Mikonos, Pire dhe Perama, u sekuestruan 4.5 kg kokainë, si dhe sasi të konsiderueshme kanabisi, "kokainë rozë", ketaminë, kërpudha halucinogjene dhe tableta të ndryshme farmaceutike.
Roli i të arrestuarve:
Rrjeti kriminal funksiononte me një strukturë të rreptë hierarkike, ku 37-vjeçari shqiptar ishte truri i operacionit duke menaxhuar furnizimet, fshehjen dhe shpërndarjen e drogës.
Pjesa tjetër e anëtarëve kishin role të ndara për sigurimin e klientëve, ruajtjen e lëndëve narkotike dhe administrimin e të ardhurave të paligjshme. Ky sistem i organizuar u mundësonte atyre të operonin efektivisht në zona turistike, duke gjeneruar fitime të konsiderueshme deri në momentin e goditjes nga policia.
Fitimet:
Në njoftimin e saj, policia greke (ELAS) ka zbardhur listën e çmimeve të lëndëve narkotike që tregtoheshin nga ky rrjet kriminal, të cilat varionin si më poshtë:
Kokainë: 120 deri në 200 euro për gram.
Kokainë rozë (TUCI): 170 deri në 200 euro për gram.
Ketaminë: 150 deri në 180 euro për gram.
MDMA: 60 deri në 80 euro për gram.
Kërpudha halucinogjene: 40 euro për gram.
Kanabis i përpunuar: 30 euro për gram.
Kanabis i papërpunuar: 20 euro për gram.
Ekstazi: 20 euro për tabletë.
Letra të mbushura me drogë: 20 euro për copë.
Tableta qetësuese: 5 euro për tabletë./Dosja.al
Bota
26 Qershor 2026, 22:50
E.d
Pamje
SHBA- Forcat amerikane kanë goditur objektivat iraniane në rajonin e ngushticës së Hormuzit. Mediat shkruajnë se burimet&nbs...
Bota
26 Qershor 2026, 22:00
E.d
Pamje
VENEZUAELA- Presidenti i Asamblesë Kombëtare në Venezuelë, Jorge Rodriguez, njoftoi se numri i të vdekurve nga dy tërme...
Bota
26 Qershor 2026, 19:02
E.d
Pamje
SHBA- Qeveria amerikane ka pezulluar sanksionet ekonomike kundër Venezuelës për katër muaj për të lehtësuar operac...
Bota
26 Qershor 2026, 18:40
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po përdor edhe një herë kërcënimin e tarifave, me rastin e diskutimeve në...
Bota
26 Qershor 2026, 18:25
D.S
Foto ilustruese
MALI I ZI- Vala e të nxehtit që ka goditur Evropën Perëndimore ditët e fundit pritet të arrij...
Bota
26 Qershor 2026, 18:20
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se Irani ka lëshuar katër dronë kundër ...
Bota
26 Qershor 2026, 18:00
D.S
KINË- Një aeroplan i vogël u përplas me ndërtesën më të lartë në kryeqyetitin e Kinës në mesdit&eu...
Bota
26 Qershor 2026, 17:45
D.S
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer nga 160 ushtarë të kapur secila, konfirmuan të dyja qeveritë të premten, në...
Bota
26 Qershor 2026, 16:37
E.d
Foto ilustruse
Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, paralajmëroi se kalimi i sigurt nëpër Ngushticën e...
Bota
26 Qershor 2026, 16:20
E.d
Pamje
VENEZUELA- Dy tërmete të fuqishme goditën Venezuelën veriore të mërkurën, duke shkaktuar dëme të më...