Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme. Balla: S’ju njohim si përfaqësues
“S’e keni kurajon e Koçekut"/ Blushi- socialistëve në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e...
“S’e keni kurajon e Koçekut"/ Blushi- socialistëve në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e...
Helmimi te Akademia e Sigurisë në Tiranë/ Policia: 60 kursantë morën mjekim në spital, AKU ka marrë mostrat ...
Krimi brenda familjes në Kavajë, ja si ndodhi ngjarja e rëndë 24 Qershor, 21:56 Vëllai vrau v&e...
“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, nisin fjalimet e tyre: SPAK duam drejtësi ...
Një valë të papritur e intensive të të nxehtit, ka goditur dhe ka çuar në ndalimin e punës në centralin bërthamor "Golfech 2".
FRANCË- Anticikloni afrikan nuk po i jep asnjë moment qetësie Evropës me nxehtësinë e tejskajshme që vazhdon të mbërthejë të gjithë kontinentin nga veriu në jug. Një valë të papritur e intensive të të nxehtit, ka goditur dhe ka çuar në ndalimin e punës në centralin bërthamor "Golfech 2".
Impianti u bllokua mbrëmjen e kaluar, pas pezullimit të njërit prej dy reaktorëve të tij 1.3 GW me ujë nën presion, reaktori tjetër ndodhet për mirëmbajtje. Reaktori furnizohet drejtpërdrejt nga lumi Garonë për të mbajtur sistemin e ftohjes, dhe vendimi erdhi pas parashikimeve për rritjen e temperaturës së ujit të lumit, i cili sot ka prekur gati 30 gradë Celsius.
Centrali, i vendosur midis Tuluzës dhe Azhenit, në departamentin e Tarn-et-Garonne, do të mbetet në gjendje "stand-by" për të paktën një javë, në pritje të konfirmimit se kur do të mund të rifillojë punën, duke shpresuar për një stabilizim të temperaturave të lumit.
"Golfech 2" është vetëm një nga 57 centralet që operojnë me të njëjtin sistem. Reaktorët e impianteve të ndryshme bërthamore duhet të ftohen vazhdimisht, arsye kjo pse ato ndërtohen pranë detit ose përgjatë lumenjve. Uji merret nga burimet natyrore për ftohje dhe më pas rihidhet në rrjedhat ujore.
Sipas mediave të huaja, EDF, operatori kryesor elektrik i vendit, e ka ndalur prodhimin e centralit jo për arsye sigurie të vetë impiantit, por për të shmangur një katastrofë ekologjike-mjedisore. Shkarkimet termike të centraleve do të rrezikonin të mbinxehnin edhe më shumë ujin, duke reduktuar nivelin e oksigjenit dhe duke vënë në rrezik florën dhe faunën e lumit./Dosja.al
Dimitris Avramopoulos, BRUKSEL- Gjyqësori belg ka konfirmuar se e ka lëshuar një fletarrestim për ish-komisionarin evropian pë...
Volodymyr Zelensky Një përplasje gjithnjë e më e ashpër për kthimin e një medaljeje që i ishte dhuruar presidentit ...
Merz GJERMANI- Ukraina dhe përgatitja e samitit të NATO-s, i cili do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik në Ankara, janë...
Donald Trump Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur pretendimin e tij të martën se Irani ësht&eum...
Foto ilustruse SHBA- Organizata Ndërkombëtare Detare, një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, tha se po fillon një evak...
Joseph Aoun LIBAN- Tensionet mes Libanit dhe Izraelit vijojnë të jenë aktive, ndërsa të shumta kanë qenë sulmet e shk&eu...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu gatishmërinë e Rusisë për të marrë pjesë në negoc...
Viktima MBRETËRIA E BASHKUAR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një vajzë dyvjeçare ka vdekur n&...
Foto ilustruse Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit t...
Ajatollah Ali Khamenei IRAN- Autoritetet iraniane shpallën sot tre ditë pushimi në Teheran për funeralin e A...