LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme. Balla: S’ju njohim si përfaqësues

 • Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej ditësh në Tiranë ka sjellë një përplasje të ashpër politike në Konferencën e Kryetarëve. • Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi socialistët se po shmangin debatin parlamentar mbi raportin e Parlamentit Europian, pasi sipas tij dokumenti përmban kritika të forta ndaj qeverisë. • Bardhi theksoi se raporti ngre shqetësime për korrupsionin, lirinë e medias dhe çështje të tjera që, sipas opozitës, kërkojnë diskutim të hapur në Kuvend. Bardhi u kujtoi socialistëve gjithashtu se ata kishin deklaruar më herët se debati do të zhvillohej pas miratimit të raportit në Parlamentin Europian dhe kërkoi që ky angazhim të respektohet. • Deputetja e PD, Ina Zhupa ka deklaruar në Konferencën e Kryetarëve se është e turpshme sesi PS fabrikon prova për të sulmuar protestat. • Gjatë fjalës së saj, Zhupa tha se është mirë që mazhoranca të marrë në konsideratë kërkesat e protestuesve. • Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku ka kërkuar mbajtjen urgjente të një mocioni me debat me Ramën. • Gjatë fjalës së tij, Blushi u kërkoi deputetëve të mazhorancës të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe të tregojnë të njëjtën kurajë që ka shfaqur Marjana Koçeku. • Në Konferencën e Kryetarëve, shefi i grupit parlamentar të PS Taulant Balla sfidoi opozitën për të dorëzuar mocion mosbesimi për qeverinë. • Për Ballën, kërkesa e PD lidhur me protestën nuk është legjitime sepse “nuk e njeh si përfaqësuese” të protestës.

3 artikuj për këtë temë.

3 ORE ME PARE

“S’e keni kurajon e Koçekut"/ Blushi- socialistëve në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e qytetarëve, ose tregoni për çfarë ju ka marrë peng Rama

Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Sulmet ndaj
Tedi Blushi

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve është shoqëruar këtë të enjte me debate të ashpra. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ku ka kërkuar mbajtjen urgjente të një mocioni me debat me Ramën. Gjat fjalës së tij, Blushi u kërkoi deputetëve të mazhorancës të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve dhe të tregojnë të njëjtën kurajë që, sipas tij, ka shfaqur Marjana Koçeku. 

Ai theksoi se në seancat plenare nuk duhet të ketë rend dite tjetër përveç diskutimit të kërkesave të protestuesve, duke shtuar se kryeministri duhet të përballet urgjentisht me opozitën dhe qytetarët në Kuvend. Blushi u shpreh më me tej se ndërkohë që Parlamenti Europian flet për kërkesat e protestuesve në Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë refuzon të flasë për to. Sekretari  i PL-së u shpreh me tone të ashpra se Parlamenti nuk mund të përfaqësojë vetëm interesat mafioze të Edi Ramës.

Ai kërkoi gjithashtu miratimin urgjent të ndryshimeve kushtetuese për kufizimin e mandatit të Kryeministrit në maksimum dy mandate. Sipas tij, mbështetja e kësaj nisme edhe nga Partia Demokratike dëshmon se pengesa kryesore për rotacionin politik dhe llogaridhënien është Edi Rama. Blushi deklaroi se Partia e Lirisë është e gatshme ta votojë menjëherë këtë ndryshim kushtetues, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për t’i dhënë fund, sipas tij, “pengmarrjes së qeverisjes”.

"Hapni sytë dhe veshët dhe dëgjoni zërin e qytetarëve ose tregoni për çfarë ju ka marrë peng Edi Rama që s’keni as kurajon që pati Marjana Koçeku. Edi Rama nuk mund t’u fshihet më sovranit dhe llogaridhënies. Nuk mund të ketë rend dite në seancë plenare veç kërkesave legjitime dhe shumë të drejta të protestuesve. Meqenëse Rama nuk ka as guxim dhe as këllqe të ballafaqohet me shqiptarët në shesh, të vijë të përballet në Kuvend urgjentisht! Parlamenti Europian flet për kërkesat e protestuesve në Tiranë, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë refuzon të flasë për to. A ka absurd më të madh? Parlamenti nuk mund të përfaqësojë vetëm interesat mafioze të Edi Ramës, por duhet të ketë kryeagjendë kërkesat e shqiptarëve.

Të votohet urgjentisht në Kuvend ndryshimi kushtetues për kufizimin e mandatit të Kryeministrit në vetëm 2 mandate. Mbështetja e kërkesës edhe nga PD tregon qartë se ka vetëm një pengmarrës të demokracisë, rotacionit, llogaridhënies, standardeve europiane të qeverisjes së mirë dhe lirive e të drejtave të shqiptarëve, i cili është Edi Rama. Partia e Lirisë shpreh vullnetin për ta miratuar menjëherë këtë ndryshim kushtetues, që i jep fund pengmarrjes mafioze të qeverisjes. Keni kurajon që pati Marjana Koçeku dhe braktisni varkën e Edi Ramës nëse nuk mendoni që të mbyteni bashkë me të. Kuvendi duhet të reagonte menjëherë për kërcënimet që ka marrë Neomalesorja nga bandat e lidhura me Edi Ramën," tha Tedi Blushi./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Sulmet ndaj protestuesve, të turpshme"/ Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi-Ballës: Përgjoni pas vrimës së çelësit

Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Sulmet ndaj

TIRANË- Kërkesa e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat në lidhje me protestën që vijon prej ditësh në Tiranë ka sjellë një përplasje të ashpër politike në Konferencën e Kryetarëve. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën se po vepron e shkëputur nga realiteti dhe po injoron kërkesat e qytetarëve që protestojnë prej 25 ditësh përpara Kuvendit. 

Gjatë fjalës së saj në Konferencën e Kryetarëve, Tabaku tha se shqetësimet e protestuesve janë reflektuar edhe në diskutimet dhe raportet e fundit të Parlamentit Europian, ku janë trajtuar çështje që lidhen me zgjedhjet, korrupsionin dhe standardet demokratike në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi socialistët se po shmangin debatin parlamentar mbi raportin e Parlamentit Europian, pasi sipas tij dokumenti përmban kritika të forta ndaj qeverisë. Bardhi theksoi se raporti ngre shqetësime për korrupsionin, lirinë e medias dhe çështje të tjera që, sipas opozitës, kërkojnë diskutim të hapur në Kuvend.

Bardhi u kujtoi socialistëve gjithashtu se ata kishin deklaruar më herët se debati do të zhvillohej pas miratimit të raportit në Parlamentin Europian dhe kërkoi që ky angazhim të respektohet.

Pjesë nga diskutimi: 

Jorida Tabaku: Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit. Nëse ju, si mazhorancë, kërkoni të silleni kështu, ne si opozitë nuk do ta lejojmë. Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi përpara saj prej 25 ditësh është i mbushur plot me qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit, dhe që kanë kërkesa konkrete. Zëri i kësaj proteste ka shkuar deri në Parlamentin Europian dhe shqetësimet e tyre janë bërë pjesë e raporteve të fundit të Parlamentit Europian. Ju e keni raportin dhe po jua citoj këtu. Është Parlamenti Europian që ka diskutuar për zgjedhjet dhe për korrupsionin. Ka diskutuar për imu…

Gazment Bardhi: Ju kemi tmerr nga debati per Raportin e PE. Ju nxin ne çdo fjali. Taulant Balla vjen këtu dhe thotë të pavërteta. Është ai që në seancë ka thënë se mund të zhvillojmë një mocion me debat për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë edhe pa u miratuar më parë atje. Tani që raporti është miratuar, thotë se nuk mund të zhvillohet. Ju doni ta shmangni debatin mbi këtë raport, sepse ai ju nxin. Ndryshe nga sa përpiqeni ta paraqisni ju. Nëse është ashtu siç keni thënë, një medalje për qeverinë, hajde ta diskutojmë. Pse i fshiheni debatit për raportin e Parlamentit Europian? Hajdeni dhe ta bëjmë debatin në seancë. Gjeni paragrafin që ju vlerëson. Keni dy javë që na keni lodhur veshët duke folur për një rezolutë historike që, sipas jush, vërteton sukseset e mëdha të qeverisë. Atëherë pse fshiheni? Apo e vërteta është një tjetër? Kjo rezolutë ju nxin në çdo fjali, nga fillimi deri në fund. Ajo flet për ligje korruptive. Ju tërheq vëmendjen për mbrojtjen politike që i bëtë korrupsionit të Belinda Ballukut. Ju kritikon ashpër sa i përket ligjeve me porosi dhe ligjeve klienteliste. Ngre alarmin për lirinë e medias.

Ju nuk mund ta mohoni këtë debat parlamentar. Keni qenë vetë ju, e përsëris, që në seancë keni thënë se debati parlamentar do të zhvillohet pasi raporti të miratohet në Parlamentin Europian. Kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë. Nëse ky Kuvend nuk e ka thjesht propagandë integrimin europian, atëherë e ka detyrë të zhvillojë këtë debat. Ne nuk kemi pretenduar dhe as nuk synojmë të bëhemi zëdhënës të protestës. Ne dëgjojmë qytetarët dhe përcjellim shqetësimet e tyre. Nuk jemi ne si ju, që çdo ditë fshiheni pas vrimës së çelësit dhe denigroni vajza e gra që protestojnë. Po lini nam. Ti, Ulsi, qesh sepse sheh makinat e emigrantëve, por nuk sheh makinat tuaja. Ajo që po bëni është skandaloze dhe detyra jonë është t’i dëgjojmë qytetarët.

Këtë po bëjmë ne, dëgjojmë zërin e tyre dhe përdorim çdo instrument që kemi në dorë për të përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e tyre. A e kuptoni se në çfarë absurditeti jeni? Njëzet deputetë të Parlamentit Europian flasin për protestën në Shqipëri, ndërsa askush nga ju nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë. Por ju nuk keni kohë për këtë, sepse jeni duke përgjuar pas vrimës së çelësit për të sulmuar protestuesit./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"E turpshme që fabrikoni prova"/ Zhupa: S’ka dakordësi mes palëve për mocionin me debat, çështja i kalon seancës plenare

Përplasje në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Sulmet ndaj
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD, Ina Zhupa ka deklaruar në Konferencën e Kryetarëve se është e turpshme sesi PS fabrikon prova për të sulmuar protestat. Gjatë fjalës së saj, Zhupa tha se është mirë që mazhoranca të marrë në konsideratë kërkesat e protestuesve. 

“Është e turpshme të fabrikoni prova për të sulmuar protestuesit. Kryeministri merret me protestuesit, ndërsa juve ju është ndarë detyra t’i sulmoni ata. Por protestuesit ju përbuzin dhe ju urrejnë masivisht. Ju harroni ose bëni sikur harroni se protesta nuk ka 2, 3 apo 10 protestues, siç mendoni ju se po sulmoni. Protesta përfaqëson mijëra qytetarë dhe, po e përsëris, ata ju urrejnë.

E vetmja rrugë për ju është të merrni në konsideratë kërkesat e tyre. Nuk keni rrugë tjetër. Ne nuk kemi nevojë të marrim leje për të përfaqësuar qytetarët, sepse kjo nuk ka nevojë për shpallje. Ne e bëjmë këtë çdo ditë dhe e bëjmë me nisma konkrete. Ky është ndryshimi mes nesh dhe jush: ne jemi me qytetarët, ndërsa ju jeni me karrigen”, deklaroi Zhupa. 

Konferenca e Kryetarëve është zhvilluar me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Pavarësisht diskutimeve nuk pati një dakordësi mes palëve për mocionin me debat dhe çështja i ka kaluar seancës plenare./Dosja.al

gazment bardhi taulant balla

Sondazh

Poll

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Ish-ushtaraku i bashkohet protestës masive të Tiranës: Rama si tiranët e Afrikës

Emigrantja thirrje për bashkim: Nga Zvicra, Gjermania e Franca ju mbështesim

“Rama kemi qenë në akademi”/ Sopranoja në protestë: Ke përfunduar me keq se kostumet e Lenka Çukos!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë: Nesër më shumë!

Protestuesi: Linçimet ndaj protestuesve, i përkasin kohës së komunizmit të egër

Protestuesit përsërisin kërkesat e tyre: Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Dorëheqje, dorëheqje!

Nis organizmi i protestuesve në sheshin "Skënderbej": Rama jep dorëheqjen!

Erion Isai: Në shesh mbledh më shumë pelikani. Boçi: Ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni

Zhupa përplaset me kryebashkiakun e Gramshit: Rri aty, mbaj vendin si i ftuar

PAMJET/Automjeti përfshihet në flakë në zonën e Llogarasë

Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

Berisha: Interpoli, Eurojust dhe Europoli të hetojnë kompanitë e listuara në librin ‘Dosja’ të Ramës

Berisha:Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë,projektet luksoze janë pa emrin e zhvilluesit

Romeo Beckham drejt një hapi të ri në karrierën si aktor me filmin 'Forty Love'

Gjesti i pahijshëm i fotografit kundrejt Milly Alcock. Si reagoi aktori David Corenswet?

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat

Rama-kryebashkiakëve: Buzëqeshja e ëmbël mund të kthehet e hidhur

Rama: Kemi plane të qarta se si duam t’i zhvillojmë zonat ish-industriale

"Infrastruktura nëntokësore në zonat urbane"/Rama:Park logjistik për bashkitë, zgjidhje për parkimet

Rama: Programi “Rilindja Urbane 2.0”, përfshin të gjitha pjesët ku ka pak investime

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Pas deklaratës së tij ofenduese, protestuesi i përgjigjet Ramës: F*ck You and Your System!

Revoltohet protestuesi ndaj Ramës: Listen to me you son of the b****

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qytetari: Më 4 korrik diaspora zbarkon në Tiranë!

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit