LIVE UPDATES
Ekonomi

Tatimet nisin verifikimin e faturave/ Administrata Tatimore: Rreth 2,161 individë në pritje të kompensimit për arsimin

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore për Monitor, rreth 2,161 individë pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve, pasi kanë deklaruar zbritje të shpenzimeve arsimore deri në vlerën maksimale prej 100 mijë lekësh.

5 Qershor 2026, 08:08 Nga D.S

Tatimet nisin verifikimin e faturave/ Administrata Tatimore: Rreth 2,161

TIRANË- Administrata Tatimore ka nisur verifikimet e dokumentacionit të dorëzuar nga individët që kanë aplikuar për përfitimin e kompensimit pas zbritjes së shpenzimeve deri në vlerën 100 mijë lekë për arsimin e fëmijëve, të deklaruara në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) 2025.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore për Monitor, rreth 2,161 individë pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve, pasi kanë deklaruar zbritje të shpenzimeve arsimore deri në vlerën maksimale prej 100 mijë lekësh.

Për këtë kategori, përfitues të njohjes së shpenzimeve arsimore janë vetëm individët me të ardhura bruto vjetore deri në 1.2 milionë lekë. Administrata Tatimore ka nisur procesin e verifikimit të dokumentacionit që justifikon këto shpenzime.

Shuma e kompensimit do të disbursohet në llogaritë bankare të deklaruara gjatë aplikimit në sistemin e-Filing, pas përfundimit të verifikimit të dokumentacionit.

Sipas burimeve nga Administrata Tatimore, procesi i shqyrtimit të kërkesave për këtë kategori do të kërkojë më shumë kohë krahasuar me aplikimet e tjera, pasi nevojitet verifikimi i faturave të fiskalizuara që justifikojnë shpenzimet e deklaruara për arsimimin e fëmijëve.

Kjo kategori individësh, gjatë plotësimit të DIVA-s, përveç zbritjes së shpenzimeve në vlerën 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim, përfitoi edhe zbritjen e shpenzimeve arsimore deri në vlerën 100 mijë lekë.

Këto të fundit duhet të justifikohen me fatura të fiskalizuara. Ndërkohë, zbritja prej 48 mijë lekësh për çdo fëmijë në ngarkim u përfitua nga të gjithë individët që plotësuan dhe dorëzuan DIVA-n, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Konkretisht, sipas një shembulli të publikuar nga Monitor, një individ që kishte plotësuar dhe dorëzuar deklaratën DIVA, i kategorizuar në fashën me të ardhura bruto nën 1.2 milionë lekë dhe me dy fëmijë në ngarkim, përfitoi njohjen e shpenzimeve në vlerën 96 mijë lekë për kujdestarinë e fëmijëve dhe 100 mijë lekë për arsimin.

Pas zbritjes së këtyre shpenzimeve dhe rillogaritjes së tatimit, individi rezultoi me tatim të mbipaguar në vlerën 25 mijë lekë. Kjo është shuma që do t’i kthehet si kompensim. Për të përfituar këtë shumë, krahas kërkesës, certifikatës familjare dhe dokumentit që vërteton IBAN-in e llogarisë bankare, duhet të dorëzohen edhe faturat e fiskalizuara të shpenzimeve për fëmijët. Afati për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës DIVA ishte deri më 31 mars 2026.

Që nga fundi i muajit maj, Administrata Tatimore ka nisur dhënien e kompensimeve për individët përfitues që kanë deklaruar një ose dy fëmijë në ngarkim. Në total, për këtë kategori janë 34,263 individë përfitues, ndërsa vlera totale e kompensimeve llogaritet rreth 518 milionë lekë.

Po ashtu e drejta për aplikim me qëllim përfitimin e kompensimit për asnjë kategori nuk humbet për 5 vite. Afati i shqyrtimit të kërkesës për kompensim nga administrate tatimore është deri në 2 muaj./Monitor.al

administrata tatimore

Sondazh

Poll

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!