Pamje
TIRANË- Një i ri i cili ka marrë pjesë në protestën e cila po organizohet sot në Tiranë, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se Rama ose duhet të jap dorëheqjen ose të shkoj në burg.
Aktivisti shtoi se ky është mitingu i diasporës, pasi të gjithë emigrantët janë këtu.
Aktivisti: Ky sot është mitingu i diasporës, të gjithë emigrantët janë këtu. Ky sistem politik na ka larguar, na ka detyruar të ikim larg vendit tonë. Por zemra e vendit tonë ka ardhur e gjitha këtu sot.
Rama jepe dorëheqjen. Rikthej edhe një këngë që vetë kryeministri na e ka mësuar: Burg, burg, shumë, shumë burg”. Ose me dorëheqje, ose me burg, me shumë mundësi ai do përfundojë pas hekurave”./Dosja.al