LIVE UPDATES
Aktualitet

Eglant Koçi dyshohet se u vra dhe u gropos/ Ky është automjeti “Porsche” me të cilin lëvizi Armand Shakaj! Brenda kishte lopata dhe... (FOTO)

Dyshimet e grupit hetimor se 34-vjeçari mund të jetë vrarë janë përforcuar, pasi brenda automjetit të Shakajt janë gjetur vegla pune, mes tyre edhe lopata me mbetje balte.

13 Qershor 2026, 14:42 Nga E. D

Eglant Koçi dyshohet se u vra dhe u gropos/ Ky është automjeti

TIRANË- Ky është automjeti tip "Porsche" i sekuestruar nga policia e Tiranës, me të cilën dyshohet se ka lëvizur Armand Shakaj, i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vrarë dhe ka groposur trupi e mikut të tij Eglant Koçi. Dyshimet e grupit hetimor se 34-vjeçari mund të jetë vrarë janë përforcuar, pasi brenda automjetit të Shakajt janë gjetur vegla pune, mes tyre edhe lopata me mbetje balte.

Ky detaj ka forcuar dyshimet se trupi i Koçi mund të jetë fshehur në një zonë të izoluar, ndërsa kërkimet vijojnë prej ditësh. Pak më herët në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba tha se kontrollet janë fokusuar kryesisht në Tiranë e Elbasan, në zona malore. Po ashtu në ndihmë të palës shqiptare, janë edhe forca të Kosovës duke kontrolluar me qen.

"Është një ngjarje shumë sensitive, nga ana e jonë është ngritur një grup i posaçëm hetimor, indicie në lidhje me këtë ngjarje është marrë nga familja e të humburit. Fillimisht komisariati numër 2 ka kryer të gjitha procedurat, më pas duke bërë një analizë të thelluar të ngjarjes, është gjykuar dhe hetimi po ndiqet nga struktura e krimeve të rënda e Drejtorisë së Policisë Tiranës. Nga ana jonë dhe aktualisht që po flasim, është ngritur një strukturë e posaçme që po kërkon në lidhje me trupin e shtetasit Eglant Koçi. Kërkimet janë shtrirë kryesisht në rrethinat e Tiranës, kufirit ndarës mes Elbasanit dhe Tiranës. Aktualisht krahas shërbimeve të Policisë së Shtetit, një ndihmë na ka ardhur edhe një njësi e posaçme nga FSK, po vijon kërkimi, deri tani nuk kemi pasur ndonjë rezultat konkret. Janë kontrolluar shumë zona ku kishim dyshimet tona pas analizave. Kërkimi vijon," tha drejtori i Policisë, Oliger Torba.

Trupi i të riut dyshohet të ketë qëndruar më shumë se 24 orë në makinën e Shakajt derisa me aludimet se mjeti kishte defekt, mori një karrotrec dhe e transportoi deri në zonën e Ibës. Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes të rëndë të jetë bërë një debat i ashpër mes dy shokëve të ngushtë për aktivitetin e paligjshëm të kriptovalutave, apo monedhave virtuale.

Ndërsa është duke u hetuar edhe mosshlyerja një shume të konsiderueshme parash. Grupi hetimor ka siguruar të dhëna se i kërkuari Armand Shakaj dyshohet të jepte para me fajde dhe se me ndërmjetësimin e Eglant Koçit një shumë parash mund t’i jetë dhënë persinave të tretë. Kjo shumë, dyshojnë hetuesit të mos jetë shlyer dhe përgjegjës Armand Shakaj mund të bënte shokun e tij të ngushtë, Eglant Koçin.

Si u zhduk Eglant Koçi?

Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al

eglant koçi

Sondazh

Poll

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

Berisha: E mbrojta dinjitetin tim në gjykatë, do të rikthehem në SHBA dhe do të takoj miqtë e mi

Berisha: Disa slogane të opozitës së opozites nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës

Berisha falënderon qytetarët për mbështetjen: Treguat guxim këto pesë vite

Protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz në Rrjoll, banorët heqin gardhin dhe telat me gjemba

Pas rrethimit të truallit me tela me gjemba, banorët e Rrjollit dalin sërish në protestë

“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë