13 Qershor 2026, 12:07
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka caktuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme, nafta do të tregohet me 183 lekë për litër, 5 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.
Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 170 lekë/litër, 1 lek më pak se vendimi i fundit i bordit. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 të datës 13 qershor 2026 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës në datë 13 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 183 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 171 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 170 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 158 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Gazoili për peshkim – çmimi i shitjes së gazoilit për peshkim, referuar Ligjit 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat Kombëtare”, ne nenin Neni 9 “Përjashtimet nga pagimi i taksave kombëtare”, pika 6 parashikohet: …“Përjashtohen nga pagimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit anijet e peshkimit. Gjithashtu referuar nenit 10, pika 3 germa “d” te Ligjit 61/2012 “Për akcizat në RSH” parashikohet përjashtimi nga detyrimet e akcizes i karburantit për anijet e peshkimit, në sasitë, kushtet dhe kriteret e përcaktuara në VKM. Referuar metodologjise së përcaktuar në aktin normativ, çmimi i shitjes së gazolit për peshkim rezulton 88 lekë./Dosja.al
bordi i transparencës nafta benzina
Aktualitet
13 Qershor 2026, 12:03
E. D
ish-polici
VELIPOJË- Një prej protestuesve në Rrjoll dhe një mesazh të fortë lidhur me situatën që ato ndodhen...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:44
E. D
pamjet
VELIPOJË- Protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit luksoz nga Bashkim Ulaj, është shoqërua...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:18
E. D
pamjet
VELIPOJË- Tensione janë regjistruar në protestën e zhvilluar në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku banorë...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:16
E. D
pamjet
VELIPOJË- Banorët e Rrjollit kanë thirrur sot protestë, pasi kantieri ku Bashkim Ulaj po ndërton resortin, u rrethua ...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 11:06
E. D
pamjet
VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë dalë sot në protestë, pas rrethimit të trualli...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 10:42
E. D
Eglant Koçi
TIRANË- Drejtori i Policisë Tiranë, Oliger Torba ka deklaruar se vijojnë ende kërkimet për gjetjen e turp...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 10:34
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje janë zbardhur nga dosja e grupit kriminal të goditur nga SPAK. Në dosje evidentohen disa nga p...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 10:23
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e Sibuel Durrësit, i dyshuar për veprën penale &ldq...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 10:16
E. D
Drogë, Ilir Shtufi dhe Luçiano Koçeku
TIRANË- Detaje nga dosja hetimore e SPAK tregojnë se Luciano Koçeku ka vijuar pas...
Aktualitet
13 Qershor 2026, 09:56
E. D
TIRANË- SPAK ka kryer dje një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për tr...