“Rama tradhtar kombi”/ Protestuesi: Avokati i Popullit ku je?
12 Qershor, 19:25
“Shqipëria ësht&eu...
Aktualitet
VIDEO/ Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit: Rroftë Rama, i hani atë...
Teksa kalonte në zonën e tubimit i shoqëruar nga një qen Pitbull, ai u përfshi në një përplasje verbale me protestuesit.
12 Qershor 2026, 20:59Nga D.S
Djali i Paulin Sterkajt
TIRANË- Një incident me tone të ashpra u regjistrua sot gjatë protestës, ku u përfshi djali i ish-deputetit socialist, Paulin Sterkaj.
Teksa kalonte në zonën e tubimit i shoqëruar nga një qen Pitbull, ai u përfshi në një përplasje verbale me protestuesit. Sipas dëshmitarëve, situata nisi pas provokimeve dhe fyerjeve që Sterkaj i bëri një influenceje në vendngjarje.
“E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?”, i ka bërë pyetje djali i Sterkajt, influenceres. Pasi influencerja i ka dhënë një përgjigje pozitive, Sterkaj ka vazhduar me ofendime ndaj saj duke u shprehur, “Rroftë Rama, i hani atë …”./Dosja.al