Dita e 13 e protestës/ Mijëra qytetarët “pushtojnë” Tiranën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeminist...
Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeminist...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Masivizohet revolta! Protesta zhvendoset edhe në Gjenevë, qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama...
• Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme për të 13-të ditë rradhazi në sheshin “Skënderbej”, ku pas organizimit të tyre pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë. • Protesta e tyre ka thyer rekord në pjesëmarrje ditët e fundit, ndërsa tubimi i tyre madhështor është transmetuar live nga agjencia ndërkombëtare “Reuters”. • Protestës i janë bashkuar edhe emigrantët, ndërsa revolta e tyre është zhendosur edhe në Diasporë. • Qindra emigrantë kanë protestuar gjatë këtyre ditëve në Milano, Firence, Bolonja, Gjenova, Bruksel, Londër dhe Berlin. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi ata kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë studentë, të rinj, pensionistë, fëmijë, profesionistë, emigrantë, turistë dhe aktivistë. • Nën thirrjet “Revolucion” dhe “Nesër më shumë”, ata kanë qëndruar të vendosur në kërkesat e tyre. • Ata janë shprehur se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Më 13 qershor është njoftuar edhe një tubim, ku thirrja i është bërë edhe Diasporës që t’i bashkohet. • “Rama ik”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria është e jona”, këto janë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar tubimin e tyre.
1 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbedhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 13-të rradhazi të protestës së tyre. Protesta e cila nisi si një reagim i fuqishëm ndaj situatës në Zvërnec, përfundoi në shprehjen e pakënaqësisë ndaj qeverisjes në këto vite.
Përveç anulimit të projektit në Zvërnec, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, studëntë, profesionistë, të rinjë dhe të moshuar. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim./Dosja.al