LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit “Skëndërbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: O sot o kurrë!

• Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin Skëndërbej, në ditën e 12-të të protestës së tyre kombëtare. • Prej gati dy javësh ata po protestojnë kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec, ndërsa kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Protesta e tyre ka thyer një rekord në pjesëmarrje ditën e djeshme, pasi nga hotel Rogner e deri tek sheshi, mijëra protestues 'pushtuan' bulevardin "Dëshmorët e Kombit". • Protestuesve iu bashkuan edhe studentë dhe emigrantët shqiptarë. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. “Revolucion”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria është e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarve” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, këto janë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar tubimin e tyre madhështor. • Mediat ndërkombëtare kanë raportuar dhe transmetuar live prej ditësh protestën që zhvillohet në Kryeqytet për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Agjencia e lajmeve Reuters, e cila e transmetoi edhe live tubimin, shkruan se mijëra qytetarë dolën të mërkurën në rrugët e Tiranës. • Reuters thekson se projekti i Jared Kushner ka shkaktuar zemërim në vendin ballkanik, duke bërë që prej ditësh qytetarët të mbushin sheshet plotë. • Nga ana tjetër edhe media prestigjoze britanike “The Guardian” ka publikuar një foto nga tubimi i djeshëm i protestuesve. • Në foton e përzgjedhur shihen pamjet mahnitëse nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa vendi ndriçohet nga blicat e telefonave. • Akademikja dhe autorja shqiptare Lea Ypi, ka reaguar sërish lidhur me protestën masive, ku me anë të një postimi në rrjetun social Instagram, Ypi ka ndarë një foto nga tubimi i qytetarëve në kryeqytet, ku mijëra protestues "pushtuan" sheshin para kryeministrisë. • Krahas fotos, Lea Ypi ka shkruar një mesazh të shkurtër: “Shumë krenare”. • Ajo e ka shoqëruar postimin edhe me këngën “Dua më shumë Shqipërinë”.

18 artikuj për këtë temë.

26 MINUTA ME PARE

"Kjo nuk është më çështja e flamingove"/ Qytetari thekson se protesta ka hyrë në një fazë të re: Është çështja e Shqipërisë që duam t’ua lëmë fëmijëve tanë

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Protesta e 12

TIRANË- Një protestues ka deklaruar se protesta ka hyrë në një fazë të rë të zhvillimi të saj.

Gjatë tubimit të 12-të të tij, ai ka deklaruar se, kjo nuk është më çështja e flamingove, e Zvërnecit apo e Nartës por kjo është çështja e të drejtës sonë për t’u dëgjuar. Ai ka theksuar se, kjo është çështja e Shqipërisë që duam t’ua lëmë fëmijëve tanë.

“11 ditë më parë kjo nisi si revolucioni i flamingove. Kjo nuk është më çështja e flamingove, e Zvërnecit apo e Nartës, kjo është çështja e të drejtës sonë për t’u dëgjuar. Kjo është çështja e Shqipërisë që duam t’ua lëmë fëmijëve tanë. Lufta për të mbrojtur natyrën është një luftë që nuk mbaron kurrë. Këtu jemi për të mbrojtur krenarinë. Është beteja e fundit për të mbrojtur identitetin tonë. Nuk do të ndalemi”, tha ai./Dosja.al

29 MINUTA ME PARE

Protesta e 12-të/ Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Pamje nga protesta

TIRANË- Një ish-efektiv i policisë i cili ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme se të gjithë qytetarët e Vlorës do të vijnë t'i bashkohen protestës në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ish-efektivi tha se ose do ta arrinjë qëllimin ose do të sakrifikohen për atdheun.

Ai u bëri thirrje policiëve t'i bashkohen kësaj proteste. 

“Para 31 vitesh kam kryesuar Komitetin e Protestës në Vlorë, u dhunuam nga berishistët. Më pas nisën dëbimet, persekutimet, më plagosën prindërit me granata dhe tritol. U nisëm me djalin e vogël drejt Adriatikut, na dëbuan edhe pse isha punonjës policie. Pasi i rritëm fëmijët andej, me dashurinë për gjuhën shqipe, pas 29 vitesh jemi në të njëjten situatë, ku ka protestë në të gjithë vendin. Nuk duhet të përsëritet ’97, të mos e lëmë protestën, nëse i duam fëmijët tanë. Le të jem unë heroi i parë, le të më vrasin.

Kemi nisur bisedimet me shokët që lumi të vërshojë nga Vlora në Tiranë, do të vijmë nga në këmbë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur. Ai nuk është burrë, s’ka fe, është frikacak, ata që janë mbrapa tij të mos bëhen tradhtarë, mos u vini përballë shqiptarëve, mos u bëni kundërshtarët tanë sepse do të gjeni belanë. Patronazhistët, policët të bashkohen me ne, të hedhin kapelën në shesh si unë në ’97”, deklaroi ish-efektivi./Dosja.al

41 MINUTA ME PARE

“Ta rrëzojmë qeverinë e korruptuar”/ Emigranti në protestë: Kam prerë biletën vetëm ardhje!

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Pamje

TIRANË- Një emigrant në protestë ka deklaruar se ka prerë vetëm një biletë ardhje, pasi është i bindur se revolta qytetare do ta rrëzojë këtë qeveri. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se emigrantët nuk mund të ngelen gjithmonë bankomat i prindërve.

Ai theksoi se qeveria nuk i ka larë ende hesapet me studentët.

“Zemra mal, 12 ditë nuk keni reshtur. Përcjell mesazh për të gjithë emigrantët, ashtu siç unë jam i ikur prej kësaj politike. Kam prerë një biletë vetëm ardhje. Të gjithë bashkë-atdhetarët e mi, ejani këtu. Ejani na jepni një dorë ta hedhim këtë sistem, këtë qeveri të korruptuar, këtë kryeministër. Ejani emigrantë, nuk mund të rrimë larg vendit tonë. Nuk mund të ngelemi gjithmonë bankomat i prindërve tanë. Në datën 13 kemi thënë që është protesta e emigrantëve, ejani ju lutem, nuk ka më kohë.

Kjo protestë ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Kjo protestë dëshmoi qytetari e vlera. Kemi në shesh, fëmijë, gjyshër, nëna vajza, të gjithë shqiptarëve. Vetëm kjo frymë e rrëzon qeverinë, Ramën dhe shokun e tij Berishën. Ata janë shumë, por ne të gjithë bashkë jemi edhe më shumë. Ata nuk i kanë larë ende hesapet me studentët, por ne nuk harrojmë”, u shpreh ai./Dosja.al

52 MINUTA ME PARE

“Për qytetet, malet, plazhet nuk vendosin 5 oligarkë, por të gjithë ne”/ Protestuesja: Drejtësia të marrë nën hetim Edi Ramën

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Pamje

TIRANË- Një nga protestueset e pranishme në protestë u ka bërë thirrje insitucionveve të drejtësisië të marrin nën hetim kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo tha se për qytetet, malet, plazhet nuk vendosin 5 oligarkë, por populli.

Ajo tha se drejtësia të marrë nën hetim Belinda Ballukut, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt.

“Është shumë bukur të vish në protestë, në solidaritet dhe të thuash të vërtëtën tënde. Ju kërkoj të mos bini pre e provokimeve,  çlirohuni nga një regjim që na kërcënon me bukën e gojës.

Janë thënë shumë mesazhe, por sot jam këtu për tim vëlla që nga një student ekselent punon si punëtor në Neë York, jam për shokët e mi që i kriminalizuat, për ata që duhet të bëhen idiotë funksionalë e të mbledhin vota për një punë në shtet, jam këtu që në maternitete të mos vdesin gratë shtatzëna, që mos na vdesin më punëtorë dhe të mos marrin as shpërblimin.

Drejtësia të marrë nën hetim Edi Ramën për korrupsionin e Belinda Ballukut, Erion Veliajt dhe Arben Ahmetajt. Ata s’kanë zgjedhur vetëm. Hetim, hetim, hetim. Për qytetet, malet, plazhet nuk vendosin 5 oligarkë, por të gjithë ne”, deklaroi ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

FOTOLAJM/ Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit

TIRANË-  Një skenë simbolike ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave gjatë protestës së sotme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të improvizuzra fenomenin e largimit masiv të të rinjve, organizatorët kanë vendosur disa karrige bosh në mes të protestës, secila e shoqëruar me mbishkrime që tregojnë destinacionet kryesore të emigracionit, Angli, Gjermani, Belgjikë dhe Austri.

Përmes këtij gjesti, pjesëmarrësit kërkuan të përçojnë mesazhin se largimi i brezit të ri nuk është një zgjedhje e lirë, por pasojë e politikave që nuk ofrojnë mundësi për zhvillim brenda vendit./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Rama nxjerr lloj-lloj agjentësh këtu, ndërkohë që nesër ka shpallur një antimiting me detyrime njerëzit e tij”/ Aktivistja: Mos bini pjesë e provokimeve 

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur  në ditën e 12-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Një aktiviste tha gjatë fjalës së saj në podiumin para Kryeministrisë se klasa e vjetër politike ua ka sjellë në majë të hundës qytetarëve. 

Ajo tha se për të pasur një punë në shet duhet të jesh idiot funksional, jo njeri i shkolluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

“Do ta bëjmë Shqipërinë së bashkë. Për 12 ditë kemi treguar të kundërtën. Klasa e vjetër politike na e ka sjellë në majë të hundës dhe duhet të dorëhiqen. Teksa këtu zhvillohet një protestë prej 12 ditësh, Rama nxjerr lloj-lloj agjentësh këtu, ndërkohë që nesër ka shpallur një antimiting me detyrime njerëzit e tij. Ju lutemi mos bini pjesë e provokimeve dhe i ftojmë edhe ata atje që të na bashkohen, të gjithë ata që shantazhohen për bukën e gojës.

Për të pasur një punë në shet duhet të jesh idiot funksional dhe jo njerëz që shkolluar. Jemi këtu për një Shqipëri të re, se po të sëmuresh duhet të hapësh një Gofundme sepse nuk ka ilaçe. Jam këtu për të gjithë ata të rinj shqiptarë që kanë ikur, për të gjithë ata miq e shok të mi”, tha aktivistja./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Masivizohet revolta! Protesta zhvendoset edhe në Gjenevë, qindra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Vota jote injorohet, rezistenca s’mundet

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Pamje

GJENEVË- Protesta është zhvendosur në Gjenevë të Zvicrës, ku qindra emigratë shqiptarë janë mbledhur në qytet duke protestuar me flamuj shqiptarë.

Ata kanë ngritur edhe një karrige në shenjë simbolike ndaj pushtetit. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata bëjën thirrje për ndryshim, ndërsa riktheksojnë kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Paralelisht në Tiranë po zhvillohet protesta e 12-të rradhazi, ku qindra mijëra qytetarë kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Mua më nxiti protesta në Zvërnec"/ Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë mu duk sikur isha unë

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Protetuesja

TIRANË- Një protestuese ka deklaruar arsyen pse ajo ka zgjedhur të protestojë para kryeminstrisë.

E pyetur nga mediat, protestuesja është shprehur se prezenca e saj është nxitur nga protesta e parë në Zvërnec, duke rikujtuar dhunën ndaj qytetarit nga roja private. Ajo ka shtuar se, kur ai person u mor zvarrë ka menduar veten e vet në ato rrethana.

“Jam bashkuar me të rinjtë sepse me 10 mijë lekë pension nuk ka kush më mban. Mua më nxiti protesta në Zvërnec, kur ai person u tërhoq zvarrë mu duk sikur isha unë, secilit iu duk se ishte ai. Kur ky person i thotë policisë ndihmojeni, policia i kërkoi të riut të shkonte në komisariat.

Jam nga Kuçova, atje nuk ka mbetur këmbë njeriu, më vjen të qaj. Dikur ka pasur fabrika të përpunimit të naftës, termocentrali, fabrika e demontimit, e aviacionit, tani nuk ka mbetur asgjë. Nuk duhet të keni frikë, po nuk dolëm ne nuk i nxjerrim dot fëmijët në dritë”, deklaroi qytetarja./Dosja.al

 

1 ORE ME PARE

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”. Fillimisht ata u mblodhën në sheshin “Skëndërbej”, ndërsa më pas nisën marshimin e tyre drejt godinës qeveritare.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Edhe ditën e sotme numri i protestuesve paraqitet i lartë./Dosja.al 

1 ORE ME PARE

“Tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën”/ Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Pamje

TIRANË- Influencerja Griselda Katirai ka deklaruar se nëse është e nevojshme qytetarët do flenë para Kryeministrisë. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo u shpreh se shqiptarët nuk duan investime lukse por spitale.

Ajo tha se tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën.

“Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë. Mos të na ironizojë Rama ne influencerave. Tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën. Unë protestoj sepse kupa është mbushur. Nuk duam investime lukse por spitale. Një e i sëmurë shkon të bëjë serumin e të marrë veten, jo të shkojë të blejë serumin sepse nuk ka spitali. Shqiptarët të mblidhen të gjithë dhe ta gdhijmë para Kryeministrisë nëse është e nevojshme”, tha ajo./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj që kanë ardhur nga Diaspora

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Qytetari

TIRANË- Një protestues ka deklaruar ditën e sotme se të rinjtë po protestojnë kundër klasës së vjetër politike. Gjatë një prononcimi për mediat, qytetari u shpreh se ka ardhur nga Gjermania për protestën dhe do vij sërish deri sa Rama dhe kjo klasë politike të largohet.

Ai theksoi se ka shumë  të rinj që kanë ardhur nga Diaspora për protestën.

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër. Gjithë mllefi i akumuluar me dekada të tëra nisë zbrazet në shesh. Unë kam ardhur nga Gjermania për protestën dhe do vij sërish deri sa Rama dhe kjo klasë politike të largohet. Ka pafundësisht shumë të rinj që kanë ardhur nga Diaspora”, u shpreh një qytetar./Dosja.al

 

 

2 ORE ME PARE

"Jemi kundër dyshes që kanë marrë peng vendin"/ Protestuesi: Shantazhet dhe kërcënimet më të mëdha vijnë nga njerëzit pranë opozitës

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit

TIRANË- Një protetsues ka deklaruar se turma po proteston kundër dyshes Rama-Berisha që sipas tyre, kanë marrë peng vendin.

Gjatë grumbullimit të protestës së 12-të kundër politikave në vend, qytetari tha se ka pasur shantazhe dhe kërcënime nga njerëz afër opozitës.

“Që nga dita e parë që ka nisur kjo protestë dhe i kam prijë, dua të them që problemet e 35 viteve nuk zgjidhjet për 10. Jemi kundër dyshes që kanë marrë peng vendin, jemi kundër dyshes, Rama-Berisha. A keni parë ndonjëherë tubime kaq të sinkronizuar, në të gjithë botën ku ka shqiptarë. Po të dihej se kush është këta do e kishin kapur, por duke qenë se është vullnet popullor nuk kanë çfarë të bëjnë, Por shantazhet dhe kërcënimet më të mëdha vijnë nga njerëzit pranë opozitës…”, u shpreh protestuesi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i tyre drejt Kryeministrisë

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, për të 12-tën ditë rradhazi. Pas organizimit të tyre, pritet që të fillojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Shumë prej tyre mbajnë në duar pankarta me mesazhe të ndryshme dhe flamuj kuqezi. Protesta e ditës së djeshme theu një rekord në pjesëmarrje, ndërsa tubimi i tyre u transmetua live nga Reuters.

Në artikullin e tyre, Reuters theksoi se projekti i Jared Kushner ka shkaktuar zemërim në vendin ballkanik, duke bërë që prej ditësh qytetarët të mbushin sheshet plotë. Në artikull shkruahet gjithashtu se protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej "Shqipëria nuk është në shitje" dhe brohorisnin "Shqipëria e Re" jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, ndërsa turma shtrihej gjysmë kilometri përgjatë njërit prej bulevardeve kryesore të qytetit./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit “Skëndërbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: O sot o kurrë!

 

2 ORE ME PARE

Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ Trump kërcënon sërish: Sulmet më të fuqishme ndaj Iranit do të vijnë sonte

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Donald Trump


SHBA- Situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar, ndërsa SHBA dhe Irani kanë shkëmbyer sulme ndaj njëra-tjetrës. Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se Irani do të përballet me sulme ushtarake ndër më të fuqishmet amerikane sonte. 

"Po, do të ketë më shumë bombardime sonte," tha Trump për Fox Neës në një intervistë telefonike, duke shtuar se bombat do të ishin më të mëdhat, më të fuqishmet.

Mediat shkruajnë se ai kishte postuar më herët në Truth Social se Shtetet e Bashkuara po përgatisnin një raund tjetër aksioni ushtarak kundër Iranit. Në të njëjtin postim, Trump gjithashtu kërcënoi se do të merrte kontrollin e ishullit Kharg, i cili trajton afërsisht 90% të eksporteve të naftës bruto të Iranit. Paralajmërimi i fundit pason sulmet e shumta ajrore të SHBA-së ndaj instalimeve ushtarake në Iran./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Konflikti i çastit përfundon në sherr me grushte/ Shoferi përplas qëllimisht katër persona pranë Kishës së Madhe në Shkodër (VIDEO)

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Pamje

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar disa net më parë pranë Kishës së Madhe në Shkodër. Një person ka përplasur me automjetin e tij, katër persona me dashje pas një konflikti të çastit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Siç shihet edhe nga pamjet, pas veprimit të tij situata është përshkallëzuar në përplasje fizike. Personat  e përfshirë në konflikt janë kundërpërgjigjur duke e sulmuar me grushte, ndërsa ka ndërhyrë edhe policia.

Rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimin në lidhje me këtë rast./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Nga Zvërneci te pakënaqësia ndaj qeverisë/ Disa aktivistë kërkojnë tryezë popullore me 200 përfaqësues: Sheshi është i të gjithëve

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Foto ilustruse

TIRANË- Protesta e qytetarëve e cila nisi me kërkesën për anulimin e projektit të Zvërnecit, kaloi në shprehjen e pakënaqësisë së qeverisjes gjatë këtyre viteve. Thirrjes “Anulo projektin” iu bashkua edhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”.

Dy prej aktivisitvë kryesorë që bënë thirrje për masivizim të protestës janë Luciana Kokaj dhe Edviol Kulluri. Kokaj mbron dhe po proteston prej muajsh për situatën e krijuar në Rrjoll, ku banorët pretendojnë se po iu grabitet prona nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Ndërsa, Kulluri iu bashkua protestës kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec. 

“Unë jam 32 vjeçe, kam një djalë të vogël dhe punoj ëeb developer freelancer, prej 4 muajsh kam stopuar çdo gjë. Në përballje me policinë dhe rojat private në Rrjoll, u ndjeva unë e tërhequr zvarrë nga video në Zvërnec. Nisi spontanisht me kërkesën për të dalë para drejtorisë së policisë dhe çdo gjë është e qytetarëve“, tha Luçiana Kokaj-aktiviste.

Disa aktivistë duan një tryezë popullore me 200 përfaqësues. Edviol Kulluri tha se sheshi është i të gjithëve, ndërsa shoi se qytetarët nuk dëshirojnë që të uzurpohet ajo që po vjen prej klasës së vjetër.

“Jemi diku 30-70 veta aktiv por edhe të tjerë më pak aktivë, por ky është shpërthim i popullit me kauza të ndryshme nga krahina të ndryshme. Mendoj të jetë një tryezë popullore me 100 përfaqësues, 200 apo më shumë, ku secili të ndihet i përfaqësuar. Sheshi është i të gjithëve. Por nuk duam të uzurpohet ajo që po vjen prej klasës së vjetër”, u shpreh ai./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Pjesëmarrja rekord në protestën e 11-të merr jehonë ndërkombëtare/ The Guardian publikon foton: Mijëra protestues kundërshtojnë zhvillimin e projektit të lidhur me Jared Kushner

Dita e 12 e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve pranë sheshit
Foto e publikuar nga The Guardian

MBRETËRIA E BASHKUAR- Protesta e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë mbushur kryeqytetin për 11 ditë rradhazi ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media prestigjoze britanike “The Guardian” ka publikuar një foto nga tubimi i djeshëm historik i protestuesve. Në foton e përzgjedhur shihen pamjet mahnitëse nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ndërsa vendi ndriçohet nga blicat e telefonave. 

The Guardian shkruan se fotoja e protestës është shkrepur nga Vlasov Sulaj, ndërsa është përzgjedhur edhe në rubrikën e “Fotos së Ditës”. 

“Mijëra protestues marrin pjesë në ditën e 11-të radhazi të demonstratave në Tiranë, Shqipëri, kundër një zhvillimi të propozuar të turizmit luksoz të lidhur me Jared Kushner”, shkruan media britanike, krahas fotos.

Protesta e ditës së djeshme theu një rekord në pjesëmarrje, pasi qindra mijëra qytetarë u bënë bashkë në tubimin e tyre të 11-të. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata bënë thirrje për ndryshim. Kërkesat e tyre mbeten të qarta: anulimi i projektit të Zvërnecit dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. 

“Revolucion”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”. “Shqipëria është e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarve” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, këto janë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar tubimin e tyre madhështor./Dosja.al

Sondazh

Poll

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...