LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla: Zogjtë e bufit si Flamingo nga Temu

• Seanca plenare është shoqëruar me diskutime dhe debate lidhur me projektin e Zvërnecit, i cili ka shkaktuar edhe protestat masive në vend. • Lidhur me projektin deputetët demokratë Ina Zhupa e PD-së, dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë, kërkuan interpelancë me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj. • Gjatë interpelancës, Jaupaj tha se politikat e ndjekura nga qeveria shqiptare janë arsyeja pse Shqipëria sot është më afër se kurrë BE. • Pas këtyre deklaratave i është përgjigjur Zhupa, e cila iu drejtua Jaupajt me fjalët 'struc i Nartës'. • Duke i thënë se fjalët e Ministrit të Mjedisit nuk lidheshin aspak me interpelancën, Zhupa u shpreh se Zvërneci tregon sesi nuk duhet të funksionojë një shtet. • Nga ana tjetër edhe Muçi tha se ligji për zonat e mbrojtura u ndryshua për t’iu hapur rrugë zhvillimeve të tilla. • Muçi tha se rrethimi i zonës me gardh e bën të pamundur lëvizjen e faunës dhe sipas tij shtrimi i rrugëve të reja të kalimit me mjete në brendësi të dunave ranore kërkon vlerësim paraprak, pasi mbulon habitate natyrore me rëndësi europiane. • Gjatë seancë, Kuvendi është përfshirë në euforinë e thirrjeve të protestuesve në Bulevard. • Në momentin që Ulsi Manja po fliste në Kuvend, deputetët e PD-së, kanë nisur thirrje në kor për dorëheqjen e qeverisë. • "Rama jepe dorëheqjen" thanë deputetët demokratë, ndërkohë që Manja ndaloi fjalën e tij në foltore. • Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kundërshtuar shtyrjen e interpelancës me Ministrin e Brendshëm, duke e cilësuar këtë vendimin si shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. • Gjatë fjalës së tij, Bardhi argumentoi se Ministri ka detyrim kushtetues të jetë i pranishëm në Kuvend për t’iu përgjigjur kërkesave për interpelancë dhe se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pa votim. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen prej 11 ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke kërkuar që Parlamenti të trajtojë me urgjencë kërkesat e protestuesve. • Berisha i cilësoi protestat si një lëvizje masive dhe paqësore të të rinjve shqiptarë, të cilët sipas tij po kërkojnë mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kombëtare dhe të ardhmes së vendit. • Nga salla e Kuvendit, kreu demokrat kërkoi zhvillimin urgjent të një mocioni me debat dhe ndryshimin e axhendës parlamentare për t’i dhënë përparësi kërkesave të protestuesve, të cilat i konsideroi plotësisht legjitime.

18 artikuj për këtë temë.

4 ORE ME PARE

“Je maskara, plaço, hajdut”/ Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend (VIDEO)

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca e stome plenare. Përjashtimi i tij erdhi pas disa paralajmërimeve, pas debateve të forta me ministrin Petrit Malaj. Shehaj iu drejtua Malajt me një gjuhë ofenduese dhe tone të ashpra.

Agron Shehaj drejtuar ministrit Petrit Malaj: Si në kohën e komunizmit, merreni me familjen time, po s’ju vjen turp fare? Po një qytetari të thjeshtë, çfarë i bën ti more maskara? Çfarë i bën? Më thuaj? I dërgon policinë? Më kërcënon haptas, si guxon? Si guxon, maskara. Je maskara, je një maskara, plaço, hajdut./Dosja.al

7 ORE ME PARE

Protestat/ Balla: Duhen kërkesa konkrete. Pa përfaqësues zyrtarë nuk mund të ketë dialog institucional

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në një prononcim për gazetarët në dalje të kuvendit, se nuk ekziston asnjë kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Ballukut, duke e cilësuar lajmin si dezinformim. Sipas tij, nëse do të kishte një kërkesë të tillë, anëtarët e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet do të ishin njoftuar zyrtarisht brenda 48 orëve.

Balla deklaroi se nuk do të komentojë pretendimet se SHBA i ka hequr masën Sali Berishës pa një njoftim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ose Ambasada Amerikane. Ai kujtoi se shpallja e Berishës u bë publikisht në vitin 2021 për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë. Sipas Ballës, opozita po përpiqet të paraqesë si sukses të protestës një zhvillim që nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe po përdor protestën për qëllime politike.

Ai ironizoi praninë masive të strukturave të Partisë Demokratike në protestë, duke thënë se protesta nisi si një protestë lokale “për flamingot”, por më pas u mbush me “bufa që ndihen flamingo”. Ai theksoi se Partia Socialiste ka marrë mbi 856 mijë vota dhe gëzon një mandat të qartë nga qytetarët për të vijuar qeverisjen dhe reformat, duke e konsideruar këtë një kontratë politike të pakontestueshme.

Balla deklaroi se Shqipëria nuk mund të humbasë projekte të rëndësishme zhvillimore dhe se qeveria do të vazhdojë përpara me investimet strategjike, pavarësisht kundërshtimeve politike dhe kritikoi disa episode të protestës, duke thënë se janë shfaqur qëndrime antisemite dhe forma diskriminimi që nuk duhet të kenë vend në debatin publik shqiptar. Sipas tij, protesta nuk ka ende një strukturë apo përfaqësi zyrtare me të cilën mund të zhvillohet dialog institucional. 

Deklarata e plotë e Ballës jashtë kuvendit:

Pyetje: A ju ka ardhur një kërkesë e dytë nga SPAK për imunitetin e znj.Balluku?

Balla: Nuk ka një kërkesë të tillë. Ju e dini në raste kërkesash të ngjashme brenda 48 orëve njoftohen menjëherë anëtarët e Këshillit për Rregulloren e Mandatet. Edhe unë jam njëri prej anëtarëve të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, nuk ka një njoftim të tillë. Dhe unë e kuptoj që lajme të tilla të rreme në këto kohë dezinformimesh janë të përditshme, por e konfirmoj që nuk ka një lajm të tillë. Dhe ndërkohë që pashë me shumë kërshëri sot se përveçse opozita bën zëdhënësin e prokurorisë së posaçme në mënyrë të rreme siç është dhe rasti në fjalë , sepse dëgjova dhe një deputet të Partisë Demokratike që sa e tha këtë. Edhe rastësisht ju, SYRI dhe Partia Demokratike nganjëherë thoni të njëjtat gjëra rastësisht, se në përgjithësi nuk ndodh kjo. , dhe po ashtu pashë që po bëhet edhe një zëdhënie në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit. Pa e bërë ju pyetjen, po e jap unë përgjigjen. E thashë edhe në seancë, po e përsëris dhe këtu: do të komentoj për një lajm që qarkullon si gjjoja si një sukses i protestës, se protesta ja paska arritur qëllimit duke hequr nongratën e Sali Berishës. Do ta komentoj këtë vetëm kur të ketë një njoftim zyrtar, sikurse ka ndodhur në 19 maj të vitit 2021, pra kur ka pasur një njoftim nga Sekretari Amerikani i Shtetit në atë kohë. Sapo të ketë dhe një njoftim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kushdo qoftë ai, apo nga Ambasada Amerikane në Tiranë, do ta komentoj. Në vlerësimin tim Sali Berisha është shpallur nongrata për korrupsion të nivelit të lartë dhe për minim të demokracisë. Fakti që ka një proces penal me akuzën për korrupsion besoj fort në drejtësinë shqiptare. Kështu që në këtë këndvështrim komentin për heqjen apo jo të asaj që në mënyrë të perifrazuar, sepse 7031 C-ja neni përkatës mbi të cilin është bazuar shpallja nongrata është më e gjerë se kaq. Megjithatë, do ta komentoj kur të ketë një, kur të ketë një njoftim zyrtar, se s'mund të them që shiko se më morën në mëngjes telefon dhe më thanë ma kanë hequr. Edhe s'marrin as nga telefoni, jo, po të marrin nga telefoni i shokëve.

Pyetje: Po një koment mbi një deklaratë të një ish-kolegu tuaj socialist, Petro Koçi, i cili është shprehur se Partia Socialiste në qarkun e Fierit nuk ka vjedhur vetëm zgjedhjet dhe nuk ka vjedhur vetëm kundërshtarët, por dhe brenda vetes. Keni një koment për këtë deklaratë?

Balla: Unë të them të drejtën, nuk e kam ndjekur deklaratën e Petros dhe refuzoj të komentoj mbi diçka që s'e kam lexuar vetë, se kur e thotë dhe gazetari i SYRIT, pastaj është merr përmasa edhe më të, më të vështira për ta komentuar. Por, por të them të drejtën, nuk e kam parë. Megjithatë domethënë, ditë të nxehta me temperaturë dhe secili ka dhe këndvështrimet e veta, por mendoj që Partia Socialiste e Shqipërisë Fierin e ka kryeqytetin e vet. Unë kam drejtuar qarkun e kam qenë drejtues politik në Fier. Kemi fituar gjithmonë në Fier, kemi fituar dhe në ditët tona më të vështira dhe do të vazhdojmë t'i thellojmë fitoret tona aty.

Pyetje: Zoti Balla për revolucionin dje a patë më shumë se 2000 protestues?

Balla: Po, ishin më shumë dje. Nuk i kam numëruar dje.
Jo, jo, të lutem, nuk e kam. Ishin më shumë sesa për një protestë kombëtare, siç ishte e njoftuar, apo jo? E kam gabim? Dje ishte protestë kombëtare, se nuk ishte, nuk ishte, të lutem, nuk ishte një, nuk ishte një, nuk ishte një protestë lokale. Padyshim që dje ishte edhe gjithë Partia Demokratike në protestë, nga kampioni i protestave të Partisë Demokratike Sali Lusha tek gjysma e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të gjithë kryetarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike. Kështu që nuk më bën përshtypje që protesta nisi si një protestë lokale për flamingo dhe ndërkohë që bufat kanë filluar të ndjejnë veten si flamingo.

Pyetjet: Po ata socialistë i keni parë në protestë? Zoti Balla, personalisht kam parë disa prej tyre që kanë qenë mbështetës, disa ndoshta edhe drejtues të Partisë Socialiste gjatë, gjatë proceseve zgjedhore dhe i kam parë në protestë. Keni një fjalë apo një mesazh?

Balla: Shiko. E para është që Partia Socialiste e Shqipërisë është partia më e madhe në Shqipëri. Ka marrë 856.177 vota në 11 maj të vitit të kaluar, një rekord historik që asnjë parti politike në Shqipëri nuk i ka marrë. Është një kontratë e cila është firmosur me shqiptarët, me këtë votë plebishitare, e cila na ka mundësuar të kemi tre të pestat e Kuvendit të Shqipërisë pothuajse, për të çuar përpara disa reforma. Siç e patë sot, sot votuam të shqyrtojmë me procedurë përshpejtuar një paketë ligjesh që lidhet me procesin e përafrimit të legjislacionit të Shqipërisë acquis coumminatier. Sikurse e thashë sot në emër të shumicës parlamentare, Shqipëria nuk e ka luksin të humbë një projekt aq të rëndësishëm. Dhe ndoshta mund t'ju duket një koincidencë, por ndiqja dje një intervistë në Fox Neës të presidentit të Serbisë, në fakt në rrjetin në X që thoshte që presidenti Trump është i mirëseardhur në Beograd, në Serbi, ku do të mirëpritet nga qindra mijëra qytetarë. Jam shumë i sigurtë që presidenti Trump do të jetë shumë i mirëpritur në Shqipëri vitin e ardhshëm kur vijë për samitin e NATO-s në Tiranë. Dua që të bëj me dije që sa i përket këndvështrimeve të mia për protestën, jam kundër çdo thirrje antisemite. Jam kundër çdo thirrje kundër Izraelit dhe popullit të Izraelit. Jam kundër çdo lloj forme diskriminimi. Kemi parë dje një shfaqje të turpshme ku u shfaqën forma diskriminuese.

Sa i përket thelbit të protestës, ju lutem, tani që nuk mund të protestojë SYRI në komunikimin tim me mediat, po pra po, tani këtu, këtu je i detyruar të sillesh si gazetar. Si qytetar e ke pasdite. Si gazetar e ke këtu. Si qytetar, se të them të drejtën, ju kam parë të gjithë, të gjithë gazetarët e SYRIT që marrin fjalën në protestë, marrin dhe drejtimin e protestës. I ke të gjithë. I ke të gjithë. Po ta mbaroj, ta mbaroj, ta mbaroj. Ta kam nxjerrë me fotografi.

Gazetari: Nuk është i SYRIT.

Balla: Po, jo, është i Piranjave.

Ju, ju i keni të gjitha, i keni të gjitha me të shitme. por të lutem, të lutem, të lutem. Dakord, fakti që ti je një personazh i ekranit, pastaj se si i keni ju kontratat, është puna juaj. Të shkojmë tek thelbi. Kam dëgjuar nga ju që ju respektoj shumë, realisht, se bëni punë kolosale, që ka pasur në raportimet tuaja ka pasur dhe një grup nismëtarë që kanë depozituar një kërkesë për ndryshime.

Gazetar: Kjo është e pavërtetë. Ashtu dhe e pavërtetë është hedhur poshtë nga ata persona.

Balla: Po mirë, ju e keni raportuar. Atëherë deri kur të ketë një përfaqësi zyrtare të protestës, do komentojdhe kërkesat e protestës.

Pyetje: Zoti Balla, deputetja e Partisë Socialiste, zonja Elisa Spiropali, ka thënë se Shqipërisë i duhet një kontratë e re me qytetarët dhe në një farë mënyre ka dalë në mbështetje të protestuesve për Zvërnecin. I ka ngritur këto shqetësime në mbledhjet e grupit parlamentar dhe keni ju një qëndrim për opinionet e saj lidhur me situatën politike në vend?

Balla: Unë nuk ndjek postimet e të gjithë deputetëve apo anëtarëve të Partisë Socialiste, të lutem. , por se jam kryetar grupi, kushdo që ka një shqetësim, sapo e kam zhvilluar sot në mëngjes si mbledhje grupi.

Pyetje: Po a e ka shprehur?

Balla: Po s'ishte fare. Kështu që kur të vijë të ma thotë aty dhe unë kam pasur, unë kam komunikim me të gjithë, edhe me kolegen në fjalë. Do ta dëgjoj me vëmendje dhe menjëherë pasi ta dëgjoj do të vij dhe këtu para jush t'ju sqaroj dhe ju, se kjo është detyra ime.

Pyetje: Po, meqënëse ju po prisni një grup organizatorësh që të keni mundësi me komunikuar me ta. Patjetër. Nëse ato siç artikulohet në shesh do kërkojnë dorëheqjen tuaj dhe të qeverisë, do ta pranoni këtë kërkesë?

Balla: Dorëheqjen time si kryetar grupi?

Gazetari: Jo, jo. Të qeverisë, të kryeministrit, qeverisë.

Balla: po më patjetër se ma kërkoi dhe ky, se erdhi dhe ky Agron Shehaj të cilin e kanë përzënë dje nga protestat edhe thoshte, është korrekte në... di unë, të paktën kaq karrierë ose vite mbi supe që ti të komentosh kur ke një palë e cila artikulon me emër. Unë, për shembull, isha keq i informuar nga rrjetet sociale, siç janë keq të informuar dhe protestuesit, edhe të tjera, që paska pasur një grup nismëtar. Ja, ju ma sqaruat. Edhe prandaj unë nuk them kot që ju bëni punë shkëlqyer. Pra, kur të ketë një gjë konkrete, pra sepse ajo që po ndodh me protestën është që vihet këtu në Kuvend dhe çohet Ina Zhupa, çohet Agron Shehaj, çohet Belind Këlliçi, çohet Sali Berisha, çohet Flamur Noka dhe flasin në emër të protestës. Tani pyetja ime që është, e kam thënë dhe javën e kaluar, jo, të lutem, këta nuk janë përfaqësues të protestës.

Jo, jo. E para është, e para është që kryeministri ka një kontratë solide me shqiptarët dhe nuk ka asnjë ditë për të humbur.

Pyetje: Kontrata kërkohet nga ky shtet, nga Bashkimi Europian. Dy ligje së paku. Ëh, zonat e mbrojtura të anulohen ndryshimet e 2024-s, investime strategjike. Pse s’ janë bërë më herët.

Balla; E para, e para, e para është që unë kam një kalendar. Ju ftoj nesër, nëse doni, maksimumi të hënën. Jo, të hënën jam në Parlament Europian, po nesër, nëse doni, kam një kalendar në zyrë të detyrave të shtëpisë që vijnë nga rruga jonë europiane. Dhe kjo që thoni ju më rezulton, të paktën për javët nën vijim nuk më rezulton detyrë shtëpie. Po, të lutem, unë jam, unë jam transparent.Unë po të them, unë po të them që kjo gjëja që thua ti nuk ekziston. Hajde, unë e kam. Dëgjo, unë punoj me një kalendar të cilën e konsultoj me kryenegociatoren tonë në mënyrë të përditshme. Sot kam votuar në Kuvend futjen me procedurë të përshpejtuar të dy ligjeve që më kërkohen nga Brukseli deri në fund të korrikut. Dhe, por që në fund të korrikut, miratuar, që do të thotë më duhet t'i votoj me datë 18 në seancë, të shkojnë te presidenti i republikës, të marrin shpalljen me dekret dhe pastaj ai 15 ditëshi që të hyjë në fuqi. Kështu që është një kalendar që nuk lëviz dot. Ajo që thoni ju do ta verifikoj, por i di përmendësh detyrat e shtëpisë që kemi për çdo ditë nga sot deri në fund të korrikut. Nuk është ajo që thua ti në ato në detyra shtëpie që kemi.

Pyetje: Zoti Balla, një pyetje. Ju thatë më herë që nuk i ndjek të gjithë në rrjetet sociale, le të themi, grupin parlamentar të Partisë Socialiste.Por nga ana tjetër, ndiqni me mijëra qytetarë për protestën që flasin, por jo ata zërat brenda Partisë Socialiste. A mos po e mbroni ju zonjën Spiropali edhe nga paralajmërimi i bërë ndaj saj për përjashtim nga grupi, për daljen nga rreshtat e Partisë Socialiste?

Balla:Unë prapë po them që unë nuk jam. M'u bë një pyetje: a jeni njohur me këtë kërkesë e bërë përmes? Nuk jam njohur me këtë kërkesë dhe e kam thënë shpesh. Unë kam një komunikim shumë të mirë me të gjithë deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, përfshirë dhe me kolegen Spiropali./Dosja.al

7 ORE ME PARE

VIDEO/ Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Elda Hoti

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti gjatë fjalës së saj në Kuvend foli lidhur me heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj Kryedemokratit Sali Berisha. Hoti theksoi se Berisha është një figurë politike që ka luftuar dhe nuk është dorëzuar për të vërtetën e tij dhe është rikthyer më krenar se kurrë. Demokratja theksoi ndër të tjera se e vërteta e Berishës ka triumfuar përballë akuzave dhe shpifjeve të kundërshtarëve politikë.

"Është Sali Berisha ai o budallanj... Nuk dëgjoni zë të Sali Berishës. Ai luftoi dhe nuk u dorëzua për të vërtetën e tij dhe sot u rikthye më krenar se kurrë, sepse e vërteta e Sali Berishës triumfoi kundrejt gjithë shpifjeve të të gjithëve ju së bashku. Sot zgjodha të vij me këtë pankartë në Kuvend: “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”, sepse kjo pankartë është zëri i një brezi të cilit ju i keni vjedhur gjithçka. I keni vjedhur shpresën, i keni vjedhur ëndrrat, i keni vjedhur të ardhmen. Sot kjo pankartë është zëri i një brezi të cilët janë atje në protestë, duke protestuar sepse ju e keni detyruar të zgjedhin midis mbijetesës dhe emigrimit.

Vetëm në një vit janë larguar mbi 33 mijë të rinj nga Shqipëria, dhe nuk janë larguar sepse nuk e duan vendin e tyre. Janë larguar nga një qeveri e cila është e babëzitur për të vjedhur dhe vlon nga korrupsioni dhe nuk ka vend për të rinjtë e saj. Po protestojnë sepse janë lodhur nga kjo qeveri dhe kërkojnë dorëheqjen tuaj. Dhe ju, në vend që të ulni kokën dhe të ndërgjegjësoheni e t’i dëgjoni ata të rinj, ju vazhdoni t’i ironizoni. Por një gjë ta ketë të qartë Edi Rama: betejën me këtë brez e ka të humbur, sepse ky është një brez i cili nuk hesht. Është një brez i cili do t’ju marrë përpara. Është një brez i cili ka dalë aty dhe nuk pyet për ironitë as për propagandën tuaj, por po ju bën meme që duhet të turpëroheni secili prej jush. Ky është brezi i cili është zgjuar dhe do t’ju rrëzojë. Faleminderit," tha Hoti./Dosja.al

8 ORE ME PARE

VIDEO/ Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Ulsi Manja

TIRANË- Kuvendi është përfshirë në euforinë e thirrjeve të protestuesve në Bulevard. Në momentin që Ulsi Manja po fliste në Kuvend, deputetët e PD-së, kanë nisur thirrje në kor për dorëheqjen e qeverisë.

"Rama jepe dorëheqjen", dëgjohen në sfond deputetët demokratë, ndërkohë që Manja ndaloi fjalën e tij në foltore./Dosja.al

8 ORE ME PARE

"Jeni bërë si telefoni i prishur"/ Balla- Demokratëve: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar (VIDEO)

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Në replikën e tij me deputetin demokrat Belind Këlliçi, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ironizoi deklaratat e opozitës, duke thënë se po përpiqet ta paraqesë si sukses të protestës një zhvillim për të cilin nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar nga institucionet amerikane.

Kreu i grupit parlamentar socialist tha se nuk mund të komentojë informacione të bazuara në biseda telefonike apo burime jozyrtare, duke theksuar se një çështje e tillë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm pas një njoftimi zyrtar nga institucionet përkatëse amerikane.

Balla akuzoi gjithashtu opozitën se po përpiqet të përvetësojë protestën kundër projektit në Zvërnec dhe të ndryshojë karakterin e saj. Në fund të fjalës së tij, ai theksoi se mazhoranca mbetet e fokusuar te qeverisja dhe procesi i integrimit europian të vendit.

"Kështu është kur nuk dëgjon nënkryetarin e grupit. Dëgjoje! Si ishte kjo? Domethënë, po na thuhet sot këtu që protesta e ka arritur suksesin e parë dhe është hequr non grata? Kështu thatë. Ja arritët edhe, madje, madje zotrote, zotrote, ndryshove, ndryshove dhe sloganin se ta kanë dhënë të drejtën ty protestuesit t'u ndryshosh ti sloganin. Madje thua që protestuesit sonte nuk do thërrasin më Berisha në burg, po Berisha në Uashington. Ej, ej, jeni bërë, jeni bërë si telefoni i prishur. Ndoshta audio, audio e telefonit të ndonjë kolegu apo kolege nuk ka qenë mirë. Do të dëgjosh, dëgjo Po, më fal, e vlerësoj unë se çfarë them. 7031 C-ja, mbi të cilën Sali Berisha është shpallur non grata, në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet.

Megjithatë unë do ta komentoj këtë sapo, sapo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, o nga DASH o nga ambasada amerikane, do të ketë një njoftim zyrtar, vëllezër. Unë nuk komentoj, unë nuk komentoj biseda telefonike, se nuk është korrekte, nuk është institucionale. Por fakti që ju vini këtu dhe e shisni si sukses të protestës një gjë të tillë, mendoj, jo se vetë e the, vetë e the se the protesta, protesta sonte do të thërrasë Berisha në Uashington. Kot lodheni, kot lodheni ta vidhni protestën. Jo Sali Lushën të çoni protestë ju, jo të gjithë ju të shkonin protestë. Ne kemi një mandat për të qeverisur vendin, kemi një mandat për të përmbyllur marrëveshjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ju kemi mundur, po do t'ju mundim më thellë në 2029. Faleminderit," tha Balla./Dosja.al

8 ORE ME PARE

"Kam pasur komunikim zyrtar"/ Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, ka deklaruar se ka pasur një komunikim zyrtar për heqjen e sanksioneve nga SHBA. Gjatë bisedës me gazetarët, Berisha u shpreh se, nuk ka qenë kurrë non-grata, por ka pasur vetëm një ndalim hyrje. 

Prononcimi Berishës:

Sali Berisha: Çdo shqiptari unë i thashë në parlamentin e Shqipërisë, u ktheva.

Zoti Berisha a mund të na thoni me kë keni komunikuar?

Sali Berisha: Përderisa jam këtu, unë kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çfarë mund t’u them: unë u ktheva.

Është vetëm për ju apo për të gjithë familjarët tuaj?

Sali Berisha: Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Të jeni të sigurtë.

Ka qenë se kemi njoftimin e Blinkenit?

Sali Berisha: Nëse do tani, po të them, Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Ka pasur një sanksion, vizën.

Pra, nga sot ju mund të lëvizni i lirë?

Sali Berisha: Tani edhe njëherë, se ti nuk e ke gabim që pyet, sepse kundërshtarët e mi e quajtën non-grata dhe unë nuk është se e kundërshtova. Ka qenë një sanksionim për ju dhe familjarët tuaj për minim demokracie dhe korrupsion.

Sali Berisha: Edhe njëherë, ka qenë një ndalim hyrje për ato arsye që thua ti në SHBA.

Sot është hequr për ju dhe për familjen tuaj apo vetëm për ju?

Sali Berisha: Sot unë them u ktheva. U ktheva!/Dosja.al

8 ORE ME PARE

VIDEO/ Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu duke folur për heqjen e sanksioneve të Sali Berishës tha se e vërtet ka fituar. Shehu e paraqiti situatën si një fitore morale dhe politike për opozitën, duke theksuar se sipas tij akuzat dhe proceset ndaj Berishës janë rrëzuar ose kanë humbur bazën e tyre politike. Shehu tha ndër të tjera se zhvillimet e fundit përbëjnë një mësim të madh për politikën shqiptare.

"Fitoi e vërteta! Fitoi jo vetëm Berisha. Fituam të gjithë. Edhe ju fituat! Edhe ata që komplotuan në tërësi fituan. Të gjithë fituan! Sepse të gjithë morëm mësimin e madh. Mos guxoni më të ndërmerrni të tilla komplote! Të kërkoni të groposni të vërtetën, të shkelni historinë, se përfundoni ashtu siç përfunduat sot. Urime Berisha! Urime Partia Demokratike! Urime juve të gjithë kolegë që jeni në sallë! Urime shqiptarëve në tërësi! Urime demokracia në tërësi! Dhe tash do të them dy fjalë të tjera.

Zoti kryetar, po ndodhin gjëra të çuditshme proçeduriale në këtë parlament. Kemi sjellë një ligj për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore. Çfarë po ndodh? Javën e kaluar zoti kryetar, ishte planifikuar në tre komisione të kalonte. Në shqyrtimin, të drejtat e ligjeve... Si skutha, deputetët e kolegët e mazhorancës, që më vjen keq ta përdor këtë fjalë, u tërhoqën. U bllokua i pari i edukimit, që ishte të hënën në orën 12:00. U tha s'jemi gati.

Dhe pastaj ndodhi dhe me komisionet e tjera. Ç'është kjo mënyrë? Ishte programuar dhe ishte futur në program nga ju, nga kryesia, për të qenë në program. Nuk na ka ndodhur ndonjëherë kurrë një tërheqje e tillë, një zbythje e tillë, dhe një mënyrë për të sabotuar një projektligj kaq të rëndësishëm! Edhe ndaj asaj që po ndodh aktualisht në Shqipëri, ndaj terapisë hormonale, ndaj tendencave për të ndryshuar seksin që në moshën 13 vjeç e gjysmë!

E them, dëgjo këtu, 13 vjeç e gjysmë! Dhe për të degraduar rininë dhe për t'i hapur rrugë pastaj propagandave LGBT, propagandave trans, ndryshimit të programeve mësimore dhe për të shkuar pastaj nga ju... jo, e keni të qartë agjendën, tek familja homo, se ky është qëllimi juaj. Prandaj unë kërkoj menjëherë të mobilizohet ky parlament. Javën tjetër të diskutohet nëpër komisione siç ka qenë e programuar, të gjitha komisionet. Ai ligj kaq i rëndësishëm thelbësor, që kërkon të bllokojë një pjesë të këtyre rreziqeve të mëdha, të së majtës populiste, sorosiane, që kërcënojnë sot shqiptarët, familjen, te gjithe ne," tha Tritan Shehu./Dosja.al

8 ORE ME PARE

VIDEO/ "Mocion me debat me Ramën"/ Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me protestat që po zhvillohen prej 11 ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, duke kërkuar që Parlamenti të trajtojë me urgjencë kërkesat e protestuesve. Berisha i cilësoi protestat si një lëvizje masive dhe paqësore të të rinjve shqiptarë, të cilët sipas tij po kërkojnë mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kombëtare dhe të ardhmes së vendit.

Nga salla e Kuvendit, kreu demokrat kërkoi zhvillimin urgjent të një mocioni me debat dhe ndryshimin e axhendës parlamentare për t’i dhënë përparësi kërkesave të protestuesve, të cilat i konsideroi plotësisht legjitime.

"Sot, shqiptarët në Shqipëri, shqiptarët në të katër anët e rajonit dhe të botës, kudo që ndodhen, presin nga ky parlament përgjigje të menjëhershme të kërkesave të dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra të rinjve dhe të rejave shqiptarë, që prej 12 ditësh janë në një protestë epike, paqësore, me një seri kërkesash absolutisht të drejta, me të cilat nuk synojnë gjë tjetër veçse të shpëtojnë Shqipërinë nga një njeri, që konsideron shtetin dhe vendin si pronë të tij personale. Të shpëtojnë mjedisin shqiptar të mrekullueshëm nga natyra që po shkatërrohet në të katër anët e tij. Të shpëtojnë trashëgiminë shekullore të kombit që po pëson sulme barbare nga oligarkët, klanet dhe lobingjet e afërta të Edi Ramës. Ndaj dhe t’i lëmë mënjanë, ata janë qytetarë shqiptarë, janë para së gjithash të rinj shqiptarë, të cilët në protestën e tyre, me një gjë janë 100 përqind të sinqertë, duan që ëndrrën ta vendosin në këtë vend. Duan që me ëndrrën e tyre të bëjnë Shqipërinë. Ndaj dhe të mos merremi me asgjë tjetër, të merremi me plotësimin e kërkesave të tyre. Kërkoj urgjentisht mocion me debat me kreun tuaj. Kërkoj urgjentisht që parlamentit të ketë në axhendë të vetmen çështje, kërkesat që janë absolutisht legjitime pasi të gjitha ligjet që keni ndryshuar janë antikushtetuese. Dëgjimi i zërit të tyre është domosdoshmëri absolute, përndryshe do të jetë vonë dhe do jetë një gabim i madh historik që bëhet. Ndaj zoti kryetar, ushtro të gjithë autoritetin, distancohuni nga Edi Rama dhe ktheni axhendën e parlamentit," tha Berisha./Dosja.al

8 ORE ME PARE

"Rama ka humbur besueshmërinë te ndërkombëtarët"/ Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë (VIDEO)

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Redi Muçi

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi u shpreh se projektligjet për procesin e integrimit nuk po trajtohen në komisione. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi tha se ndërkombëtarët e kanë humbur besueshmërinë te Kryeministri Edi Rama. Më tej, Muçi ndaloi edhe te projekti i investimit në Zvërnec, duke kërkuar shpjegime nga qeveria pas raportimeve për tërheqjen e investitorit të lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

“Ka 2 javë që në komisionet ku unë bëj pjesë janë anuluar mbledhjet dhe nuk ka asnjë nga ato projektligjet e trenit që nxitonte shumë dhe ne s’kishim kohë t’i lexonim dhe kryeministri i firmoste tëk e tëk. Na thoni që ta shtyjmë, t’i japim një dorë të ecë përpara ose pranojeni që Edi Rama e ka humbur besueshmërinë te ndërkombëtarët. Pranojeni se ky sharlatan që kemi për kryeministër, na bën që na bën neve me turp, por tani po bën me turp edhe ata europianë që dikur e puthnin në faqe. Në çfarë epoke jetoni ju sepse qarkullojnë mesazhe ku u kërkoni patronazhistëve të marrin me vete me listë edhe 15 shokë të tjerë. jeni bërë si byroja politike në kohën e Ramiz Alisë. Tani që dhëndri i Donaldit u tërhoq nga investimi i Zvërnecit, çfarë justifikimi keni për ato 4.5 miliardë dollarët e supozuar?”, tha Muçi./Dosja.al

9 ORE ME PARE

VIDEO/ Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë 

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Agron Shehaj

TIRANË- Seanca plenare u shoqërua me tensione, pas fjalës së deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido. Pas ky i fundit përfundoi fjalimin e tij, Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka tentuar që të bllokojë foltoren duke mos lejuar Luçiano Boçin të flasë, pasi kërkoi fjalën për replikë.

Shehaj tha se Bido e kishte përmendur dhe për këtë kërkonte që t’i kthente përgjigje, ndërkohë Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i tha se në dijeninë e tij, Bido nuk e përmendi. 

Peleshi: Uluni.

Shehaj: Kush është Adam Smith?

Peleshi: Unë nuk mund ta di që iu referua juve si Smith. Unë nuk e di që jeni Adam Smith. Nga ta gjej!?/Dosja.al

9 ORE ME PARE

VIDEO/ "Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me Agron Shehajt. Pas deklaratave të Shehajt, Balla e cilësoi Kreun e Partisë Mundësia si gjobaxhi dhe hajdut. Gjatë fjalës së tij, Balla iu drejtua Shehajt, duke i thënë se është një hajdut që i vodhi Partisë Demokratike listën e anëtarësisë. 

“Ti je një hajdut. I vodhe PD listën e anëtarësisë. Dole…zoti kryetar mund të tërhiqet vëmendja e një zhurmuesi që shkon dhe bën selfie në një protestë, Protesta ska lidhje me ty. Ajo lindi si reagim për një projekt. Ti je mësuar që për një protestë që bëhet në Shqipërisë shkon natën dhe i thua investirorit më sponsorizo që mos ta përmend emrin. Ti je hajdut të dhënash personale. Je gjobaxhi. Sot ka një lajm të mirë. Luli mund të bëhet i penduar, mund të tregojë se sa pagoi që u fute ti në listë," tha Balla./Dosja.al

9 ORE ME PARE

VIDEO/ Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka pranuar ditën e sotme se ka ndikuar me Reuters. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla ka deklaruar se ka pasur komunikime të vazhdueshme me drejtorin e Reuters në Tiranë

"Agjensisë më të madhe të lajmeve në botë Reuters. Kam komunikuar dhe komunikoj çdo ditë me drejtorin e Agjensisë në Tiranë. E drejta e fjalës është një e drejtë e pakushtëzuar. Në rastin në fjalë i kam thënë spostoje pak planin, mos e mbaj me një vend. është e thjesht," tha Balla./Dosja.al

9 ORE ME PARE

VIDEO/ "Kuvendi duhet të shkrihet, njerëzit nuk ju duan"/ Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke folur për protestat lëshoi akuza të forta në drejtim të qeverisë. Gjatë fjalës së tij, Shehaj iu drejtua Ballës, duke i thënë që të ketë kujdes kur kalon nga afër koshit të plehrave se mund të ndodhë si në vendet e tjera që i kanë futur brenda. Në fund, Shehaj theksoi se kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje dhe jo të injorohen qytetarët.  

“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo. Ju kalojnë afër shtëpisë apo jo. Janë me dhjetëra mijëra, del Taulanti dhe i tall. Keni shitur Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve në 35 vite, kanë dalë në shesh shqiptarët. Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë. Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera. Do të mbahet mend si qershori i protestave. Mjaft i injoruat dhe ua nxitë jetën qytetarëve. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje”, tha ai./Dosja.al

9 ORE ME PARE

VIDEO/ Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, u krye

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:

TIRANË- Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

I pyetur sot nga gazetarët në hyrje të Kuvendit nëse informacioni është i vërtetë, Berisha zgjodhi të mos japë asnjë koment. Ai i përshëndeti gazetarët me buzëqeshje dhe hyri në sallën e Kuvendit pa iu përgjigjur pyetjes.

Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja.

Sali Berisha u shpall "non grata" nga SHBA më 19 maj 2021. Vendimi u njoftua nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili deklaroi se Berisha ishte përfshirë në "korrupsion të rëndësishëm" gjatë ushtrimit të detyrave publike. Si pasojë, atij dhe anëtarëve të ngushtë të familjes iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara. Sipas deklaratës zyrtare amerikane, akuzat lidhen me shpërdorim fondesh publike, ndërhyrje në procese publike dhe përdorim të pushtetit për përfitime personale dhe për aleatët e tij politikë. Berisha i ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe politikisht të motivuar./Dosja.al

9 ORE ME PARE

"Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo"/ Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet (VIDEO)

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar opozitën duke i quajtur si flamingo nga Temu. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla theksoi se pavarësisht gjithçka, projekti për investimin në Zvërnec do të vijojë, ndërsa 4 projektligjet e dorëzuara nga opozita do të rrëzohen. Balla theksoi gjithashtu se Shqipëria nuk ka luksin që të humbë 4 mld euro në këtë zonë.

“Ky ishte fiks një fjalim i një flamingo nga Temu, më pëlqeu shumë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo edhe pse me respektin më të madh kush ju ka komanduar ju? Bëni zhurmë sa të doni, shkoni edhe në protestë po deshët, vidheni edhe atë, por ne jemi kundër 4 pr ligjeve që keni sjellë. Do t’i rrëzojmë sepse jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë. Një javë më parë dolët me kryedrejtuesin tuaj bufin e madhe dhe thatë që jeni pro investimit, tani kush është qëllimi i 4 pr ligjeve? Jeni pro apo kundër investimit.

Ne jemi pro dhe investimi do të bëhet. Shqipëria nuk e ka luksin të humbë 4 mld. Pse bëheni qesharakë? Zonja që sapo foli sapo citoi edhe tekstin e zëdhënësit e Ministrisë së Jashtme të Iranit, që tha Rama ik! Po ju ç’kërkoni në protestë? Pashë edhe një deputete të PD që ishte në protestë e tha jemi këtu kundër sistemit. Kundër kujt sistemi. Në një protestë ku thirret Berisha në burg… Ne nuk kompleksohemi sepse e dimë fare mirë që kemi një kontratatë me qytetarët”, tha ai./Dosja.al

 

 

 

9 ORE ME PARE

"Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës..."/ Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zupa gjatë fjalës së saj në Kuvend foli për protestat masive që po mbahen prej disa ditësh në Tiranë dhe kudo ku ka shqiptarë. Zupa iu bëri thirrje deputetëve të Kuvendit, që të dëgjojnë zërin e qytetarëve.  Më tej demokratja iu drejtua deputetëve socialistë, duke iu thënë se nëse mendojnë se mandatet e tyre i kanë marrë me votat e qytetarëve dhe jo nga paratë e krimit, duhet t’i përgjigjen kërkesave të tyre që janë artikuluar në shesh.

“Ky Kuvend nuk mund të jetë në një botë paralele, nga bota e realitetit që po ndodh në Shqipëri. Se kush është prioritet i ditës. Çështja e parë që duhet adresuar është paketa e integrimit, e shfuqizimit të ligjit, që e kanë dhuruar Shqipërinë te oligarkët. E kanë trajtuar zhvillimin; kur do dhe si do Edi Rama. Kjo nuk është as Shqipëria europiane, dhe as ajo që duan shqiptarë. Në fakt është i vetmi pr/ligj në kalendar se kur do të shqyrtohet, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore.

Edhe ça bëni ju? E lini pa data. Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve, një parlament që nuk i anatemon protestuesit. Që s’i numëron ata me syzet e miopit, por me të realitetit. Nëse mendoni se mandatet tuaja vijnë nga qytetarët, përgjigjuni atyre, nëse mendoni se vini nga Rama, mos iu përgjigjeni. Por do të merrni nga ata përgjigjen, siç e shikoni që do të jenë më shumë, më të qartë, për të kërkuar që kjo qeveri, dhe kjo makutëri, kjo sjellje harbute, duke shkelur interesin publik dhe të brezave të ardhshëm, të ndalojë," tha Zhupa./Dosja.al

9 ORE ME PARE

Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca në rend dite  

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:

TIRANË- Ka nisur seanca e radhës në Kuvend. Në rend dite në këtë seancë është parashikuar zhvillimi i gjashtë interpelancave. Interpelancat e parë nis me Ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj, e cila është kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Deputetët demokratë kanë kërkuar interpelancë edhe me Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Lozhan të Maliqit ku humbi jetën në krye të detyrës efektivi Enea Mekolli.

Ndërkohë edhe deputeti Agron Shehaj ka thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama lidhur me koncesionin “Për projektimin, ndërtmin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aksit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar”. Në interpelancë është thirrur edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj nga demokrati Eno Bozdo.  Gjithashtu Agron Shehaj e Erald Kapri kanë kërkuar zhvillimin e një interpelance me ministrin e Financave Petrit Malaj. 

Kjo seancë vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 12 ditësh radhazi në disa qytete të vendit. Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj klasës politike në tërësi. 

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./Dosja.al 

10 ORE ME PARE

VIDEOLAJM/ Deputetët e PD-së shkojnë në Kuvend me pankarta: Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet

Seanca plenare/ PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla:

TIRANË- Deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në Kuvend me pankarta me vete. Siç shihet edhe në foto, demokratët kanë ngjitur në xhamin e derës kryesore të Kuvendit një pankartë ku shkruhet “Kur rinia çohet, qeveria rrëzohet”.

Kjo seancë vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 12 ditësh radhazi në disa qytete të vendit. Protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj klasës politike në tërësi./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Sondazh

Poll

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...