Dita e 11-të e protestave/ Qytetarët vijojnë revoltën në shesh kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
•Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 11-të radhazi të tubimeve në kryeqytet. •Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. •Si çdo ditë, qytetarët do të mblidhen në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
17 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në protestë i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë, që të ragojnë dhe marrin vendime lidhur me situatën që ka kapluuar vendin. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeminstrisë, se kryeministri Rama e ka vendin në burg.
“Rama jep dorëheqjen”, po jehon përpara Kryeministrisë, ndërsa numri i protestuesve është rritur ndjeshëm.
“Thirrje institucioneve të drejtësisë. Sytë edhe veshët i kemi nga ju. Merrni vendime. Rama e ka vendin në burg”, u shpreh protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në protestë ka deklaruar se familjes së tij i është bërë presion, për shkak të pranisë së tij në protestë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, protestuesi tha se nëse pushtetarët prekin familjet e tyre, mund ta kthejnë edhe në kanun.
Ai theksoi se nuk mund të bëhen pazare me atdheun, ndërsa tha se qytetarët janë të gatshëm të sakrifikohen për t'i dhënë fund 'fashizmit'.
“Kanë shkuar sot në mëngjes kanë bërë presion te shtëpia ime. Përgjigjen do ta ketë tek populli. Ai e ka problemin si një person me përgjegjësi shtetërore që bën pazare për Atdheun sikur ta kishte çifligun e vet. Por ne na bën më të fortë. Personalisht i kam shijuar plagët e lirisë. Jemi të gatshëm të sakrifikohemi deri në fund, për t’i dhënë fund fashizmit të këtyre institucione që urtësinë e këtij populli e morën për dobësi. Unë e di adresën nga vjen,.
Nëse qeveritarët duan ta bëjnë duke prekur familjet tona, u tregojmë se ne e kthejmë me kanun. Revolta nisi për shkakun e tyre, për shkakun e agresionit të tyre. Kanë përdorur fjalët më të rënda, në tubime dhe kjo do ketë adresë qeverinë. Rama në; burg Berisha në burg, përndryshe revolucioni do marrë përmasa më të mëdha. Forca e popullit nuk ndalet…”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Tensione të cilat u shuan shpejt kanë shoqëruar protestën e sotme në bulvardin "Dëshmorët e Kombit".
Mësohet se protestuesit kanë shtyrë personat në grupin e reperit Stresi dhe babait të tij, Sali Lushaj.
Siç shihet në video, tensionet nuk kanë zgjatur shumë dhe reperi vijon të jetë i pranishëm në tubim./Dosja.al
TIRANË- Turistët francezë i janë bashkaur protestës, e cila po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Mijëra qytetarë janë mbledhur para godinës qeveritare, ndërsa po mbajnë fjalimet e tyre. Ata kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Numri i tyre është rritur ndjeshëm, ndërsa protesta ka bërë bashkë të rinjë, fëmijë, të moshuar, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al
View this post on Instagram
TIRANË- Arkimed Lushaj , i njohur si Stresi i është bashkuar revoltës së sotme qytetare në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ai shoqërohet edhe nga babai i tij Sali Lushaj, ish-truproja e kreut të PD, Sali Berisha.
Më herët u raportua për një tension në tubim, pasi grupi i Stresit ka bërë tifo për opozitën./Dosja.al
TIRANË- Protesta e qytetarëve shqiptarë, të cilët po protestojnë për të 11-tën ditë rradhazi ka marrë jehonë ndërkombëtare. Tubimi po transmetohet live nga Reuters, ndërsa qytetarët vijonë të mbajnë fjalimet e tyre në podiumun e vendosur para Kryeministrisë.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protestuesit kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa njëkohësisht kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i është bashkuar protestës në sheshin para kryeministrisë.
Mësohet se, ka ndohur një përplasje me qyetarët pasi grupi i Stresit ka bërë tifo për Partinë Demokratike.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguara nga Dosja.al, reperi shoqërohet nga babi i tij, Sali Lushaj dhe disa persona të tjerë./Dosja.al

TIRANË- Një qytetare hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë lidhur me trajtimin e emigrantëve shqiptarë dhe standardet e dyfishta të jetesës.
Në fjalën e saj, ajo rrëfeu sakrificat e vështira të familjeve shqiptare për të siguruar një jetesë më të mirë, duke kundërshtuar narrativën e "kriminelëve" që shpesh është përdorur për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
E revoltuar ajo deklaroi se, fëmijët e saj nuk janë kriminelë por e ardhmja e Shqipërisë.
“Kur ne luftonim për mbijetesë dhe kalonim nëpër kamionë e ura për të mbërritur në Angli, na etiketonin si kriminelë. Por fëmijët tanë nuk janë kriminelë, ata janë e ardhmja e këtij vendi. Nuk e kanë problemin anglezët me ne, por e ka ai, pasi kur djali i tij blinte 2 mijë paund shishe në lokale, fëmijët tanë ishin në shtëpi bari për të mbijetuar”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në protestë ka kërkuar që të krijohet një Kuvend Kombëtar nga të gjitha grupet dhe të gjitha krahinat. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se kjo është një gjë e domosdoshme, pasi protesta nuk mund të vazhdojë pafund.
Sipas tij, nëse kjo protestë humbet do të instalohet një 'diktatorë' 10 herë me egër si kjo që vendi ka.
“Një nga debatet kanë qenë që nismëtarët të dalin apo jo? Unë jam që për të shpëtuar protestën nismëtarët të shpallen dhe më pas të ngrihet një Kuvend kombëtar nga të gjitha grupet, të gjitha krahinat. Kjo është domosdoshmëri sepse protesta nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Nëse kjo protestë humbet do të instalohet një diktatorë 10 herë me egër si kjo që kemi. Për të sjellë Shqipërinë e re, dihet të instalojmë një sistem të ri.
Të bëhen bashkë me një tryezë të madhe. Na duhet një tryezë kombëtare, një Kuvend Kombëtar. Ju bëj thirrje të gjithëve që jeni në shesh, të mos e nënvlerësojnë. Ejani të ngremë një Kuvend kombëtar gjithëpërfshirës, përveç sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja po nuk janë”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Gazetari Klevin Muka ka përcjellë në protestë një mesazh nga Kim Mehmeti nga Maqedonia e Veriut. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Muka tha se Mehmeti vlerëson angazhimin e të rinjve në protestë, ndërsa e ka cilësuar zërin e tyre si një burim shprese.
Mehmeti i ka cilësuar të rinjtë në protestë si heronjë, ndërsa ka theksuar se kanë të drejtë të protestojnë pasi u është vjedhur e ardhmja.
Mesazhi:
Jam këtu për të përcjellë një mesazh nga Maqedonia e veriut. Mos tregoni që maskarenjtë të treghojnë se kush jeni. I përulem zërit tuaj, I cili është ilacci më I mirë i shpresës mbarë shqiptare. Jeni duke bërë atë që nuk e bëmë dot ne patriotët e studiove televizive. Nëse do nevoja zërit tuaj do i vi pas edhe duke u varritur. Mos u dorëzoni, sepse nëse ju jeni kundër zhvillimit, vendimin do ta zhvillojnë ata që e vodhën vendin për 35 vite apo mediat që u lëpihen oligarkëve? Zëri juaj ngërthen thirrjen e shqiptarëve të kudo ndodhur. Shqipëria më shumë ju takon ju se ne që nuk e mbrojtëm dot nga hajdutët dhe zhvatësit, si nuk duhet të harroni që shqiptaria nuk ka pasur kaq shumë maskarenj. Keni të drejtë të na gjykoni se ju vodhëm të ardhmen. Ju jeni heronjtë e mi!./Dosja.al
TIRANË- Një nga protestueset në tubimin e sotëm ka bërë një lidhje të drejtpërdrejtë me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke kërkuar angazhim për mbrojtjen e vendit.
Gjatë fjalës së saj, duke kujtuar 10 qershorin e vitit 1878 protestuesja theksoi se, në 148-vjetorin e kësaj ngjarjeje historike, shqiptarët ndodhen përballë sfidash të ngjashme.
Ajo artikuloi shqetësimet kryesore që kanë nxjerrë qytetarët në shesh, duke u bërë thirje qytetarëve të mos përçahen nga politika.
“Më 10 qershor 1878 kombi mblodhi shqiptarët në çdo cep. Sot në përvjetorin e 148 në bijtë e tyre jemi po në të njëjtën situatë. Atdheu jon është në rrezik, ndaj jemi këtu, jemi bashkuar për të mbrojtur Shqipërinë nga këta pushtues. Për të mbrojtur, trojet tona, natyrë, për të ardhmen tonë. Sot ne do e bëjmë Shqipërinë një komb të denjë për të jetuar me dinjitet e krenari, një vend ku respektohen të drejtat tona”, tha një protestuese./Dosja.al
TIRANË- Mijëra protestues kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, pas organizimit të tyre në sheshin “Skënderbej”. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata bëjnë thirrje për ndryshim, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë që kjo është dita e 11-të e protestës së tyre, ndërsa numri i tyre sa vjen dhe rritet. “Jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, Berisha në Burg” dhe “Revulucion” këto janë disa nga thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre drejt godinës qeveritare./Dosja.al
TIRANË- Deklaratat e pak ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi influencerët se protestojnë vetëm për "like dhe views" nuk kanë kaluar pa u vënë re ngakëta të fundit.
Pas reagimeve të shumta në rrjet, influecerja Griselda Katirai u shfaq në protestë e pajisur me lugë e pirunj gjigandë dhe një tepsi, brenda së cilës ndodheshin fotot e Edi Ramës dhe Sali Berishës.
"“Me lugë të madhe! Tepsia do kurban! Ne influencerat kemi një pije të re, quhet Ramingo ik! Kjo është pija më e re!”,deklaroi ajo duke ironizuar akuzat e kryeministrit për përdorimin e kauzave për famë./Dosja.al
TIRANË- Mijëra protestues janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 11 të protestës së tyre. Pas mbledhjes së tyre, ata priten të marshojnë drejt Kryeministrisë.
“Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, “Duam shtet, jo pushtet”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Studentët janë këtu”, këto janë disa nga mesazhet të cilat shfaqen përmes pankartave të tyre.
Përmes kësaj proteste qytetarët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama. Protesta është shtrirë edhe në qytete të tjera dhe diasporë./Dosja.al

TIRANË- Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 11 të protestës, kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec.
Përmes këtyre protestave ata kanë kërkuar anulimin e projektit dhe njëkohësisht edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Protesta e sotme koincidon me datën e Lidhjes së Prizrenit 1878, gjë që protestuesit e kanë reflektuar edhe me pankartat ku krahasojnë situatën e atyre viteve me vitin 2026./Dosja.al
TIRANË- Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 11-të radhazi të tubimeve në kryeqytet. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Si çdo ditë, qytetarët do të mblidhen në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës janë parashikuar fjalime nga organizatorë, aktivistë dhe pjesëmarrës, ndërsa më pas tubimi do të zhvendoset edhe në disa akse kryesore të Tiranës.
Sipas protestuesve, tubimi i sotëm lidhet edhe me me përvjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, të cilën e konsiderojnë një simbol të unitetit kombëtar./Dosja.al
TROPOJA- Protesta e qytetarëve e cila nisi fillimisht në Tiranë është shpërndarë edhe në qytete të tjera. Ditën e sotme do të protestojnë edhe qytetarët në Tropojë. Ata do të mblidhen në orën 18.00, përpara muzeut të qytetit.
“Merr një flamur në dorë, bëj pankartën tënde, merr familjen me vete dhe hajde protesto për çdo padrejtësi gjatë këtyre 35 viteve”- shkruhet në njoftim.
Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është shpërndarë në qytete të tjera të vendit dhe diasporë. Saranda, Kukësi, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Korça kanë protestuar, duke ritheksuar kërkesën e tyre e cila lidhet me anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al