LIVE UPDATES
Politike

“Revolucioni i Flamingove”/ Analiza e Radio France: Protesta kundër projektit të Kushner sfidon klasën politike në Shqipëri

Në artikull thuhet se lëvizja qytetare po shkon përtej çështjes mjedisore, pasi bëhet fjalë për mobilizimin e parë të madh qytetar dhe të pavarur në Shqipërinë bashkëkohore.

10 Qershor 2026, 15:30 Nga E.d
“Revolucioni i Flamingove”/ Analiza e Radio France: Protesta
Foto ilustruse

FRANCA- Radio France i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit në vend, të cilat lidhen me protestat masive që po zhvillohen në Tiranë prej 10 ditësh. Në artikull thuhet se lëvizja qytetare po shkon përtej çështjes mjedisore, pasi bëhet fjalë për mobilizimin e parë të madh qytetar dhe të pavarur në Shqipërinë bashkëkohore. Në shkrimin e tyre theksohet se kjo lëvizje është jopartiake dhe e udhëhequr nga të rinjtë dhe organizata ekologjike.

Në një analizë për Radio France, eksperti i Ballkanit Perëndimor, Miguel Roan argumenton se ndryshimet ligjore të vitit 2024 krijuan kushtet për zhvillimin e projektit në një zonë të mbrojtur. Ai shton se modeli i zhvillimit të bazuar në turizëm masiv ka sjellë betonizim të bregdetit dhe kufizim të aksesit të qytetarëve në disa zona.

Roan shpjegon se ky projekt në Shqipëri ngjan me një tjetër projekt për një kompleks luksoz të udhëhequr nga Jared Kushner në Beograd të Serbisë, i cili gjithashtu ka ngjallur protesta të ashpra.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka ndërtuar strategjinë e tij mbi tërheqjen e investitorëve të huaj dhe mbi aleancat diplomatike të drejtpërdrejta me figura si Donald Trump, Benjamin Netanyahu apo Giorgia Meloni, pa asnjë kompleks ideologjik.

Eksperti vlerëson se Ballkani mbetet tërheqës për investitorët për shkak të kostove të ulëta dhe ndërthurjes së interesave politike me ato ekonomike. Ai thotë se kjo krizë nxjerr në dritë përçarjen totale që ekziston në Ballkan mes klasës politike dhe shoqërisë civile, si dhe paaftësinë e kësaj të fundit për t’u strukturuar në mbrojtje të interesit të përgjithshëm.

Në fund, eksperti shprehet se protestat janë domethënëse, por për momentin nuk kanë një volum kritik të mjaftueshëm për të kërcënuar qeverinë e tij të bjerë.

Artikulli i plotë nga Radio France 

Shqipëria po përballet me mobilizime qytetare prej pak më shumë se një jave kundër një mega-projekti të zhvillimit urban të planifikuar në gadishullin e Zvërnecit, i cili përfshin ishullin e Sazanit dhe lagunën e Nartës, pranë Vlorës. Kjo është një nga zonat më të vyera të vendit në aspektin ekologjik, e lidhur me deltën e lumit Vjosa, që konsiderohet si lumi i fundit i egër i madh në Evropë. Këto mobilizime janë pagëzuar si “Revolucioni i Flamingove”, si referencë ndaj shpendëve që popullojnë lagunën.

Megjithatë, kjo lëvizje shkon përtej çështjes mjedisore. Bëhet fjalë për mobilizimin e parë të madh qytetar dhe të pavarur në Shqipërinë bashkëkohore: jopartiak, transversal, i udhëhequr nga të rinjtë, kuadro, banorë vendas dhe organizata ekologjike. Kjo lëvizje po kundërshton si partinë e kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe atë të opozitës. Shkëndija që ndezi protestën ishte mbërritja e ekskavatorëve, kur rojet e një kompanie private sigurimi ushtruan dhunë ndaj liderëve të protestës në praninë pasive të policisë.

Flitet për Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump, dhe Ivanka Trump, vajzën e tij. Cili është saktësisht roli i tyre dhe pse ky projekt ngjall aq shumë reagime, përtej shkatërrimit të ekosistemeve që denoncojnë OJQ-të?

Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë në krye të kësaj iniciative. Jared Kushner ka pranuar se bëhet fjalë për një investim masiv që kalon vlerën e një miliard eurove për të ndërtuar një kompleks turistik luksoz në ishullin e Sazanit dhe në bregdetin përballë tij. Pjesëmarrja e tyre i jep që në fillim një dimension ndërkombëtar këtij konflikti. Kritikët vlerësojnë se bëhet fjalë për një operacion politik për të mbështetur figura që janë në shënjestër të drejtësisë sepse ekziston edhe një problem i madh pronësie. Prej një dekade, ka pasur konflikte të shumta mbi pronësinë e këtyre tokave, që në të kaluarën u përkisnin për përdorim popullatave lokale. Këta banorë papritmas e gjejnë tani veten të privuar nga hapësirat që i shfrytëzonin historikisht me të drejtë.

Në çfarë mënyre qeveria e Edi Ramës i ndryshoi rregullat për t’i dhënë dritën jeshile këtij projekti të kontestuar?

Kjo zonë gëzonte statusin e “peizazhit të mbrojtur” që nga viti 2004 dhe mbrohej nga një ligj për zonat e mbrojtura që nga viti 2017. Një ligj i ri, i cili hyri në fuqi në vitin 2024 dhe që fillimisht ishte konceptuar për të plotësuar kriteret evropiane, integroi disa klauzola toleruese për motive të “interesit ekonomik”. Për shumë qytetarë, ky projekt simbolizon problemet strukturore që po e gërryejnë Shqipërinë prej vitesh. Edi Rama e ka ndërtuar strategjinë e tij mbi tërheqjen e ethshme të investitorëve të huaj dhe mbi aleancat diplomatike të drejtpërdrejta me figura si Donald Trump, Benjamin Netanyahu apo Giorgia Meloni, pa asnjë kompleks ideologjik, megjithëse ai vetë drejton një parti të qendrës së majtë. Dhuna e ushtruar në terren ka njollosur seriozisht imazhin e tij si një lider modern, duke shpërfaqur një udhëheqës që përqendron pushtetin dhe mban lidhje të dyshimta me afaristë të vënë nën akuzë nga drejtësia.

Gjatë marshimeve, njerëzit thërrasin se “Shqipëria nuk është në shitje”. Çfarë tregon kjo për modelin e zhvillimit ekonomik të vendit?

Kjo është një çështje shumë ambivalente, nuk është aq e thjeshtë. Turizmi në Shqipëri ka dy anë të medaljes. Nga njëra anë, kontributi ekonomik është i pamohueshëm. Trafiku në aeroportin e Tiranës është shumëfishuar me 200 herë gjatë viteve të fundit, duke e rreshtuar vendin ndër destinacionet kryesore. Kjo hapje ndërkombëtare ka qenë pozitive për një shoqëri thellësisht të traumatizuar që kaloi nga diktatura e Enver Hoxhës në një tranzicion brutal drejt ekonomisë së tregut, me një shoqëri sot të minuar nga emigracioni masiv i të rinjve. Megjithatë, ky model zhvillimi ka rënë në anarki. Bregdeti është betonizuar me nxitim, shpesh pa leje ndërtimi dhe pa studime të ndikimit në mjedis. Janë krijuar zona turistike të mbyllura, krejtësisht të paarritshme për vetë shqiptarët, qoftë sepse janë privatizuar, qoftë sepse janë jashtëzakonisht të shtrenjta.

Ky projekt në Shqipëri ngjan me një tjetër projekt për një kompleks luksoz të udhëhequr nga Jared Kushner në Beograd të Serbisë, i cili gjithashtu ka ngjallur protesta të ashpra. Pse ekziston ky interes i madh për Ballkanin vitet e fundit?

Ata gjejnë atje hapësira thjesht “transaksionale” dhe një mjedis ku interesat ekonomike private dhe pushteti politik gërshetohen pa pasur kundërpesha të vërteta, as nga drejtësia , as nga opozita apo nga mediat sepse pushteti në fuqi kontrollon thuajse gjithshka. Ballkani ofron hapësira të mëdha natyrore ende të egra, me çmime të tokës dhe kosto të fuqisë punëtore shumë të ulëta.
Familja Trump tentoi të njëjtën gjë në Beograd, duke kërkuar të shndërronte ish-Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë të bombarduar nga NATO në vitin 1999 – një vend me ngarkesë të fortë emocionale për serbët – në një hotel luksoz. Ky projekt sot është i bllokuar, por ai ilustron mungesën totale të ndonjë filtri moral kur bëhet fjalë për të bërë biznes, si dhe ndërthurjen e plotë mes funksioneve diplomatike të Jared Kushner dhe interesave të tij private.

A është ky projekt simptomë e një shkarjeje që po ndodh dhe gjetiu në Ballkan?

Absolutisht, kjo nuk është një specifikë vetëm shqiptare. Në Kosovë, Serbi, Bosnjë apo Maqedoninë e Veriut, përqendrimi i pushtetit ka pësuar rritje eksponenciale gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, ndërsa treguesit e demokracisë dhe lirisë së shtypit kanë rënë. Për dhjetë vjet, procesi i zgjerimit evropian mbeti i ngrirë, duke u dhënë mundësi liderëve si Edi Rama të grumbullojnë një pushtet të pamasë pa asnjë kontroll të jashtëm.

Sa i përket Shteteve të Bashkuara, marrëdhënia e tyre me rajonin tashmë është thjesht transaksionale: motivet që lidhen me demokratizimin janë fshirë, ndërsa sjelljet autoritare tolerohen për sa kohë që ato lejojnë ruajtjen e lidhjeve ekskluzive të biznesit. Ironia më e madhe është se prokuroria antikorrupsion (SPAK) që u desh të ndërhynte në këtë çështje, u krijua dhe u financua fillimisht pikërisht nga Uashingtoni dhe Brukseli.

A mund ta detyrojë ky mobilizim Edi Ramën të tërhiqet?

Lëshimet që ai mund të bëjë janë të mundshme, por Edi Rama ka investuar një kapital politik tepër të madh për t’u tërhequr vërtet pas. Protestat janë domethënëse, por për momentin nuk kanë një volum kritik të mjaftueshëm për të kërcënuar qeverinë e tij të bjerë. Nga ana tjetër, ato nuk mund të përvetësohen nga asnjë parti opozitare. Ky është i njëjti problem si në Serbi: një mobilizim i madh popullor, por me një vështirësi të madhe për t’u përkthyer në një forcë politike të aftë për të rivalizuar pushtetin në fuqi. Kjo krizë nxjerr në dritë përçarjen totale që ekziston në Ballkan mes klasës politike dhe shoqërisë civile, si dhe paaftësinë e kësaj të fundit për t’u strukturuar në mbrojtje të interesit të përgjithshëm./Dosja.al

franca protesta edi rama

Sondazh

Poll

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua

Gazetarja i kërkon kryeministrit një autograf: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket e dyshimtë

“Më thonin që jam i Soros, ndërsa tani me Kushner”, Rama: Shqiptarët më kanë zgjedhur...

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit