LIVE UPDATES
Politike

Luftë e ashpër fjalësh për flamingot/Analiza e REL: Çarë rrezikon Shqipëria?

Në qendër të tyre janë protestat në Shqipëri kundër një projekti turistik luksoz në jug të vendit, për të cilat Rama akuzoi Iranin për ndikim përmes narrativëve dezinformues, ndërsa pala iraniane tha se ai po e përdor atë për të justifikuar pakënaqësitë e brendshme.

10 Qershor 2026, 15:13 Nga E.d
Luftë e ashpër fjalësh për flamingot/Analiza e REL:
Protestat në Shqipëri u bënë të njohura si Revolucioni i Flamingove.

Tensionet verbale mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe autoriteteve iraniane u ashpërsuan me shkëmbime të reja akuzash për ndërhyrje dhe propagandë.

Në qendër të tyre janë protestat në Shqipëri kundër një projekti turistik luksoz në jug të vendit, për të cilat Rama akuzoi Iranin për ndikim përmes narrativëve dezinformues, ndërsa pala iraniane tha se ai po e përdor atë për të justifikuar pakënaqësitë e brendshme.

“Në Shqipëri njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër Qeverisë së tyre, ta kritikojnë kryeministrin e tyre, të kërkojnë drejtësi dhe të bëjnë thirrje për zgjedhje pa frikën e burgosjes”, shkroi Rama në platformën X më 10 qershor.

“A mund të thuhet e njëjta gjë për njerëzit në emër të të cilëve pretendoni se flisni?”, pyeti ai, duke iu drejtuar zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei.

Ky i fundit, një ditë më herët, i bëri thirrje Ramës “të qetësohet” dhe të dëgjojë kërkesat e popullit të tij.

Shoqëruar me një video nga protestat në Tiranë, Baqaei shpërndau edhe thirrjet e protestuesve në shqip: “Jo korrupsionit!”, “Duam drejtësi!” dhe “Rama ik!”.

Si nisi?

Debati mes palëve nisi në fillim të javës, kur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi në një konferencë për media se autoritetet shqiptare po shmangin shqetësimet e qytetarëve dhe po përpiqen ta zhvendosin debatin, duke akuzuar Iranin për dezinformim.

Paraprakisht, kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin për përfshirje në “luftë hibride” kundër një projekti investimi në Shqipëri - i planifikuar nga Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump - me vlerë rreth 4 miliardë euro.

Në një intervistë për gazetën amerikane Politico, ai tha se fushata e dezinformimit lidhet me narrativë të rremë dhe të rrezikshëm, përfshirë pretendime se projekti mund të përfshijë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në territorin shqiptar.

Baqaei - vendi i të cilit është në luftë me SHBA-në dhe Izraelin - u shpreh se populli shqiptar është mjaftueshëm i mprehtë për të mos i besuar këto pretendime - sipas tij “qesharake”.

Kush dhe pse proteston?

Prej ditësh, mijëra qytetarë protestojnë në Tiranë kundër projektit turistik të planifikuar nga Kushner, duke kërkuar anulimin e tij për shkak të ndikimit të mundshëm në një zonë të mbrojtur, ku jetojnë flamingo, foka dhe breshka deti.

Protestat, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, nisën më 30 prill, pasi një pjesë e vijës bregdetare në Zvërnec, pranë Vlorës, u rrethua dhe u vu nën kontroll privat sigurie.

Zona, dikur e mbrojtur, së bashku me ishullin e Sazanit, është përfshirë në projektin e Kushnerit për zhvillimin e një destinacioni turistik luksoz.

Kompania e tij, Affinity Partners, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se i respekton të gjitha proceset institucionale, por kundërshtarët ngrenë shqetësime për mungesë transparence dhe rrezik mjedisor. 

Rama: Populli shqiptar di të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra

Në replikën e tij ndaj zëdhënësit iranian, Rama - i cili e mbron projektin turistik si pjesë të strategjisë për zhvillimin ekonomik të vendit - tha se “populli shqiptar është mjaftueshëm inteligjent për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra”.

Ai akuzoi Iranin për përdorimin e profileve dhe videove të rreme për të krijuar konfuzion në opinionin publik.

Baqaei i hodhi poshtë këto akuza dhe deklaroi se nëse Shqipëria zgjedh të “shesë sovranitetin e saj”, kjo është çështje e saj.

Në përgjigje, Rama theksoi se Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një shtet që, sipas tij, ka qenë i përfshirë në sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare.

Ai rikujtoi se ishin pikërisht këto incidente që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në vitin 2022.

“... sepse, pavarësisht dallimeve që mund të ketë mes nesh si shqiptarë, ne të gjithë jemi të qartë dhe të bashkuar në qëndrimin se çdo lloj regjimi që e mban popullin e vet në errësirë dhe varfëri, është armik i mënyrës sonë të jetesës, i maskuar si shqetësim. Dhe i juaji është më i keqi - një shtet terrorist sipas përkufizimit”, shkroi Rama në X.

Qiriazi: Irani shfrytëzon protestat për dezinformim dhe përçarje

Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Redion Qiriazi, i cilëson zhvillimet si një kombinim mes protestave të brendshme legjitime dhe një fushate të jashtme dezinformimi, ku përfshihet edhe Irani.

Sipas tij, aktorë të lidhur me Teheranin po shfrytëzojnë situatën për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe për të nxitur përçarje të brendshme.

Ai thekson se kjo nuk është një krizë e shkaktuar nga jashtë, por një moment i brendshëm që po manipulohet nga kundërshtarë gjeopolitikë.

“Nuk do të thosha që lufta hibride ka shkaktuar protestën, por do të thosha se zhvillimi i protestës ka sjellë nevojën për kundërshtarët politikë të Shqipërisë, si Irani, për ta dëmtuar akoma më shumë Shqipërinë”, thotë Qiriazi për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujton se Irani ka ndjekur prej vitesh një strategji të qëndrueshme të luftës kibernetike ndaj Shqipërisë, përfshirë sulme që kanë paralizuar institucione kyç shtetërore.

Ai përmend grupe si “Homeland Justice”, të cilat kanë publikuar materiale të manipuluara dhe përmbajtje të rreme për të krijuar perceptimin e një krize të thellë në vend.

Po ashtu, sipas tij, përdoren rrjete botesh dhe profile të rreme që përhapin narrativë konspirativë dhe përpiqen ta devijojnë debatin publik.

Qiriazi thekson se mediat shtetërore iraniane i kanë amplifikuar këta narrativë, duke i paraqitur protestat si destabilizim antiperëndimor.

Ai paralajmëron se qëllimi kryesor është minimi i besimit publik dhe dëmtimi i pozicionit të Shqipërisë si vend properëndimor.

Sipas tij, rreziku nuk është domosdoshmërisht i menjëhershëm, por i vazhdueshëm dhe potencialisht mund të përshkallëzohet edhe në sulme të reja kibernetike.

“Retorika e këtyre ditëve ka të ngjarë të nisë sulme të reja kibernetike kundër Shqipërisë, ose të vijojë qasjen strategjike të Iranit për të diskredituar edhe më shumë imazhin e vendit tonë”, thotë Qiriazi.

Qiriazi, po ashtu, paralajmëron se etiketimi i protestuesve si “agjentë të huaj” nga ana e Qeverisë shqiptare mund të ketë efekt të kundërt, duke thelluar ndarjet sociale dhe politike.

Rama, në disa raste, i ka përshkruar protestuesit si të manipuluar nga agjentë të huaj dhe i ka tallur ata përmes gjesteve teatrale.

“Nëse Qeveria nuk e trajton me kujdes mënyrën se si i etiketon qytetarët e vet, mund të prodhojë një efekt, ku në vend që t’i zbusë protestat, të nxisë akoma edhe më shumë zemërimin qytetar”, thotë Qiriazi.

“Detyra e Qeverisë është t’i targetojë kundërshtarët e Shqipërisë, pa i përbaltur, pa i përbuzur dhe pa i etiketuar si armiq të vendit ata protestues që ekzektojnë liritë dhe të drejtat e tyre themelore për të përkrahur një kauzë të caktuar”, përfundon eksperti i sigurisë./REL

protesta shqiperi edi rama

Sondazh

Poll

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua

Gazetarja i kërkon kryeministrit një autograf: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket e dyshimtë

“Më thonin që jam i Soros, ndërsa tani me Kushner”, Rama: Shqiptarët më kanë zgjedhur...

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!