LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor, qytetar"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë dhe i’a dorëzon privatit 

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së. • Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se në PPE ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare që mbështeten plotësisht nga PD. • Kryedemokrati theksoi se konferenca u drejtua nga presidenti i EPP-së, Manfred ëeber, dhe mblodhi liderë politikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. • Lideri i opozitës u shpreh më tej se gjatë fjalës së tij denoncoi atë që e quajti “regjim autoritar” në Shqipëri, duke e lidhur me korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. • Ai kritikoi gjithashtu qëndrimin e kryeministrit ndaj protestuesve, duke e akuzuar për kërcënime, fyerje dhe etiketime ndaj lëvizjeve qytetare dhe rinore. • Berisha u ndal edhe tek protestat masive që po zhvillohen në Tiranë prej 10 ditësh. • Në lidhje me këtë, ai tha se lëvizja për largimin e Edi Ramës ka një karakter të qartë qytetar dhe rinor dhe çdo demokrat duhet ta mbështesë pa dallim. • Kryedemokrati denoncoi qeverisjen e Ramës si “parti e krimit” dhe theksoi se kërkesa e qytetarëve për largimin e tij është më legjitime se kurrë. • Ai kritikoi  gjithashtu politikat e qeverisë për mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. • Në lidhje me këtë, lideri opozitar tha se Partia Demokratike ka qenë kundërshtare e të gjitha ligjeve që, sipas tij, kanë dëmtuar mjedisin dhe trashëgiminë kulturore gjatë qeverisjes së Edi Rama. • Ai u ndal veçanërisht te ligji për Butrintin dhe zonat e mbrojtura, duke e cilësuar atë si një ndër goditjet më të rënda ndaj pasurive kombëtare. • Sipas Berishës, ligji special për Butrintin ndau qytetin arkeologjik nga pjesa natyrore e parkut, me synimin për të favorizuar interesa të caktuara. • Në fund, ai tha se ligji i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë dhe ia dorëzon privatit, duke e cilësuar këtë si një rast unik në botë. 

3 artikuj për këtë temë.

5 ORE ME PARE

"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë dhe i’a dorëzon privatit

 

"Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kritikoi ashpër politikat e qeverisë për mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka qenë kundërshtare e të gjitha ligjeve që, sipas tij, kanë dëmtuar mjedisin dhe trashëgiminë kulturore gjatë qeverisjes së Edi Rama.

Ai u ndal veçanërisht te ligji për Butrintin dhe zonat e mbrojtura, duke e cilësuar atë si një ndër goditjet më të rënda ndaj pasurive kombëtare. Sipas Berishës, ligji special për Butrintin ndau qytetin arkeologjik nga pjesa natyrore e parkut, me synimin për të favorizuar interesa të caktuara. Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se ligji i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë dhe ia dorëzon privatit, duke e cilësuar këtë si një rast unik në botë. 

"Tani, meqenëse do ndalem pak në këtë çështje, kërkoj mirëkuptimin tuaj. Dhe pse do ndalem? Jo vetëm për lajmet e rreme dhe trillimet që përpiqen të përhapin për qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj mjedisit. Por para së gjithash, për të faktuar se kjo parti ka qenë kundërshtare, kundërshtarja më e vendosur e të gjitha ligjeve anti-mjedis, anti-trashëgimi kulturore të miratuara nga Edi Rama. Kjo parti kur erdhi në pushtet në 2005-ën gjeti 3%, 3 deri në 4% zonat e mbrojtura. Në vlerësim të tyre, rriti sipërfaqen në 17-18%.

Në vlerësim të tyre, vendosi kuadrin ligjor më të fortë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Dhe gjatë periudhës në pushtet, ajo bëri, miratoi ligjet më të mira. Neroni i trashëgimisë kulturore dhe mjedisit erdhi, i rrëzoi një nga një ato. I ndryshoi një nga një ato. Tani unë do të rikujtoj qytetarët shqiptarë mbi qëndrimet tona gjatë viteve në opozitë. Gjatë viteve në opozitë. Do fillojmë me ligjin special për dhënien me koncesion të Butrintit.

Butrinti në periudhën e qeverisjes sonë ishte një zonë 9,200 hektarë. Absolutisht asnjë ndërtim i ri në atë periudhë nuk është lejuar. Dhe ka ndodh, ja u them unë, isha shumë i njohur me Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury, për fondacionin që u krijua për promovimin e tij, për përfshirjen e tij si pasuri botërore në UNESCO. Por ndodhi njëherë zgjerimi i rrugës. Zgjeruam rrugën Sarandë-Butrint. Dhe ata dhe fondacioni më shkruajtën mua një letër të gjatë, ku kërkonin çdo sqarim pse u prek mjedisi aq sa u prekte zgjerimi i rrugës. Dhe natyrisht ishte siguria e jetës së qytetarëve që prevalonte, shmangia e aksidenteve që e bëri të domosdoshëm. Kurse ligji special, çfarë bëri ligji special a e dini ju? Bëri atë që deshi Edi Rama.

Ligji special për Butrintin ishte goditja më e rëndë e një parku, se ne e kemi të lehtë të flasim, të bëjmë krahasime, unë nuk po them se është më i bukuri në botë, por unë besoj se nuk mund të ketë një park të dytë si ai për ata që e njohin. Dhe tani, për ta grabitur, duhet të ndaje njëherë pjesën e qytetit arkeologjik nga pjesa e natyrës. Të dyja kishin të njëjtën madhështi. Të njëjtën pasuri për ne dhe për ata që vijnë pas. Do ndaheshin këto që të ndërtohej Gjiri i Manastirit. Të kapej Gjiri i Manastirit nja nga qeveria. Dhe t'u ofroheshin zona të tjera. Por më e keqja, më e keqja shumë, ligji i hiqte shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë. Ia dorëzonte privatit në një rast unik në botë. Nuk është e vërtetë as në Shtetet e Bashkuara dhe në asnjë vend tjetër kjo nuk ekziston," tha Berisha./Dosja.al

5 ORE ME PARE

"Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor, qytetar"/ Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

"Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot se lëvizja për largimin e Edi Ramës ka një karakter të qartë qytetar dhe rinor dhe çdo demokrat duhet ta mbështesë pa dallim. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Kryedemokrati denoncoi qeverisjen e Ramës si “parti e krimit” dhe theksoi se kërkesa e qytetarëve për largimin e tij është më legjitime se kurrë. Ai theksoi se protesta duhet të jetë rinore dhe qytetare, pa simbolet e partisë, dhe u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të jenë pjesë e saj. 

"Prokurorë guximtarë sollën në parlament dosjen e Lubi Ballukut, në të cilin 100% ishte lidhje e Edi Ramës, ku sipas tij pretenca do ishte për 36 vite burg. Burg 36 vite. Dhe ajo sot bën parada. Ajo sot drejton partinë e krimit, shpërndan medalje për koskat mafioze të partisë së krimit. Pra nuk ka legjitimitet asnjë ditë. Dhe ajo kërkesë e qytetarëve për largimin e tij është kërkesa më legjitime. Ndaj dhe çdo demokrat e demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jonë duhet të mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë. Duhet ta mbështesë kësaj here pa simbolet e partisë. Le të jenë rinia, sepse është protestë qytetare, rinore. Ndaj dhe ftesa ime është që çdo mbështetës, çdo simpatizant, çdo anëtar dhe anëtare e Partisë Demokratike duhet të jetë në protestë. Protestën do ta themi më rinore, më qytetare që ka parë vendi gjer sot. Kështu është ajo.

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet që gjethet të na pengojnë me pa madhështinë e trungut. Dënojmë me forcën më të madhe etiketimet që u bën Edi Rama protestuesve duke shfrytëzuar dhe keqinterpretuar thirrjet e tyre. T'i quash nazistë ata apo pasues të Hitlerit, si pasues të Hitlerit sepse thonë ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, për t'i rikujtuar një slogan të Mit'hat Frashërit ‘Shqipëria e shqiptarëve’, është një armiqësi e egër, e paimagjinueshme. Mit'hat Frashëri ishte një burrë mendjendritur, një atdhetar. Por cilido që njeh Mit'hat Frashërin dhe përpjekjet e tij për këtë vend, ai nuk ka patur atë si motiv ksenofobie, as dhe paralelizëm me thirrjen e Hitlerit për gjermanët që ky vend është vetëm i juaji. Jo, ai e pa se Shqipëria po shtohej në kolonitë e Serbisë, e pa se Partinë Komuniste në Shqipëri e themeloi Beogradi.

Kjo ishte esenca e asaj parulle që përdori për partinë e tij. Ai ishte një luftëtar kundër nazizmit. Ndaj dhe atavizmat e etërve të tij për armikun e brendshëm dhe flet gjëra të cilat janë të dënueshme. Kështu që unë ndalem në këtë, asnjëherë gjethet nuk duhet të pengojnë njeriun të shohë trungun. Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor, qytetar. Disa slogane, të opozitës së opozitës, veglën e qeverisë, janë klithma mjerane. Klithma mjerane. As, i shumëzoni me zero... i shumëzoni me zero!

Më kujtojnë fjalën e filozofit iluminist francez Diderot, që thotë diku: ‘I shëmbëllen mizës, që ka hyrë diku tek bualli dhe mendon se tërheq karrocën’. Aty bualli është populli, janë qytetarët, janë të rinjtë shqiptarë, janë ata të cilët kanë kërkesat më të drejta që i ka paraqitur kush ndonjëherë, largimin e Edi Ramës. Edi Rama është një armik i egër, është një barbar i mjedisit në Shqipëri dhe i trashëgimisë kulturore. Nuk ka patur Shqipëria një të tillë kurrë! Është një shkatërrimtar i trashëgimisë kulturore dhe i mjedisit. Nuk ekziston në histori, nuk regjistrohet në histori një i tillë i dytë," tha Berisha./Dosja.al

6 ORE ME PARE

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare që mbështeten plotësisht nga PD

"Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar në PPE ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare që mbështeten plotësisht nga PD. Kryedemokrati theksoi se konferenca u drejtua nga presidenti i EPP-së, Manfred Weber, dhe mblodhi liderë politikë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lideri i opozitës u shpreh më tej se gjatë fjalës së tij denoncoi atë që e quajti “regjim autoritar” në Shqipëri, duke e lidhur me korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Ai kritikoi gjithashtu qëndrimin e kryeministrit ndaj protestuesve, duke e akuzuar për kërcënime, fyerje dhe etiketime ndaj lëvizjeve qytetare dhe rinore.

"Mirëdita dhe përshëndetje zonja deputete dhe zotërinj deputetë. Mbrëmë u ktheva nga një konferencë rajonale e Partisë Popullore Europiane e organizuar në Sarajevë, në të cilën merrnin pjesë kryeministrat e Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, kryetari i parlamentit të Serbisë, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, dhe nga Shqipëria isha unë me zonjën Vokshi dhe Enri Çenon. Konferenca u kryesua direkt nga presidenti i EPP-së, Manfred Ëeber, dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për rajonin. Ngjarje e cila dëshmonte angazhimin e madh të Partisë Popullore Europiane për të mbështetur forcat politike anëtare të kësaj partie në përpjekjet e tyre për procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian.

Natyrisht në këtë konferencë paraqita, pasi falënderova, sepse në një hark kohor të shkurtër ky ishte aktiviteti i tretë madhor që organizohej për Ballkanin Perëndimor. I pari ishte konferenca e kësaj natyre në Mal të Zi, e dyta ishte misioni faktmbledhës shumë i rëndësishëm që u dërgua në Shqipëri, dhe së treti konferenca në Sarajevë. Në fjalën time u ndala në regjimin autokratik apo diktaturën autoritare të bazuar në farsën zgjedhore, në lidhjet me krimin dhe korrupsionin e madh dhe kartelin e drogës. Sigurisht një rëndësi të veçantë, ose një pjesë të veçantë i kushtova lidhjeve të regjimit me drogën dhe kartelet e drogës, gjë e cila tashmë ka marrë njohuri ndërkombëtare. Por, kryefjala e fjalës time në Sarajevë ishte: Shqipëria në sallën e urgjencës.

Unë paraqita situatën reale në Shqipëri, ku dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit. Janë ngritur me kërkesa të drejta: dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë një shkelje flagrante e ligjeve kushtetuese të vendit dhe direktivave kryesore të Komisionit Europian për mjedisin, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e natyrës. Denoncova me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet, talljet, fyerjet, etiketimet që ai u bën protestës rinore, qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi.

Kërkova nga drejtuesit e Partisë Popullore dhe të pranishmit, të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre në mënyrë që kriza e thellë që ka mbërthyer vendin, që tashmë ndodhet në sallën e urgjencës, të zgjidhet në mënyrë paqësore: largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja. Kjo ishte rekomandimi im dhe pati shumë interes edhe gjatë fjalës dhe pas fjalës për situatën në Shqipëri. Unë kërkova mbështetje ndërkombëtare për këto protesta duke siguruar audiencën dhe bashkëbiseduesit se diktatorët nuk marrin vendime të drejta.

Setapi i tyre psikologjik, lidhjet e tyre të tmerrshme me krimin nuk i lejojnë ata asnjëherë të marrin vendime të drejta. Ndaj dhe qytetarët shqiptarë duhet të ndihmohen. Nuk duhet të shkohet hapa të tjerë mbrapa, nuk mund të përdoret dhuna dhe asgjë ndaj tyre përveç përplotësimit të kërkesave politike. Informova audiencën se kjo protestë nuk është e thirrur nga Partia Demokratike, por mbështetet plotësisht nga Partia Demokratike dhe shpjegova arsyet, pra kërkesat janë shumë të drejta ndaj dhe ne qëndrojmë në mbështetje të këtyre kërkesave," tha Berisha./Dosja.al

Sondazh

Poll

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua

Gazetarja i kërkon kryeministrit një autograf: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket e dyshimtë

“Më thonin që jam i Soros, ndërsa tani me Kushner”, Rama: Shqiptarët më kanë zgjedhur...

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar

“Edi Rama është diktator”/ Qytetari: Nuk ka rrugë të mesme, Shqipëria është e shqiptarëve!

“Shqipëri e Re”/ Protestuesit pushtojnë Tiranën, marshim në rrugët e kryeqytetit: Dorëhiqu!

Erion Braçe u fshihet protestuesve në Bllok, pas telefonatës i “vëzhgon” nga shkallët e pallatit