LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi më kërkoi të fikja dritat se…! Kamerat kapin momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë (VIDEO)

• Enea Zyferi, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi është rrëfyer në gjykatën e Tiranës. • Zyferi ka deklaruar se Armand Shakaj i ka kërkuar që të fikë dritat, pasi do të nxirrte një frigorifer, ndërsa ka mohuar të ketë dijeni për fatin e Eglant Koçit. • Më tej, Zyferi ka pretenduar se e ka parë Koçin kur ka hyrë në ambientin e punës së Shakajt, por nuk ka dijeni të mëtejshme për fatin e tij. • Zyferi është shprehur gjithashtu se Shakaj i ka kërkuar të çonte makinën në lavazh për ta larë dhe ai e dërgoi diku në fund të bulevardit të ri. • Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Shakaj i kërkoi Koçit që të shkonte ta takonte te ambienti në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” përballë drejtorisë së Policisë së Shtetit. • Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjerrë trupin i ka kërkuar kamerierit të fikë dritat, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer. • Pavarësisht fikjes së dritave, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Koçit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë të Librazhdit. • Më pas, Shakaj ka tentuar të fshehë çdo gjurmë, pasi motorin e mikut të tij e ka dërguar në zonën e 5 majit, mesa duket për të shpërqendruar policinë, ndërsa ka pastruar ambientin e punës si dhe ka urdhëruar kamerierin të lajë makinën. • Policia dyshon se Englant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë. • Shakaj ndërkohë është shpallur në kërkim për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjeçar. • Pamjet e publikuara tregojnë edhe momentin ku Shakaj ka larguar motorin dhe më pas kthehet në këmbë.

4 artikuj për këtë temë.

6 ORE ME PARE

 Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmbë (VIDEO)

 Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi

TIRANË- Ky është momenti ku Armand Shakaj, i shpallur në kërkim nga policia, lëvizte dhe fshihte motorin e Eglant Koçit. Në pamje ai shihet duke larguar motorin dhe më pas kthehet në këmbë. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin Enea Zyferi, i akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se ndihmoi Shakajn në zhdukjen e Koçit. 

 

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Shakaj i ka kërkuar Koçit që të shkonte ta takonte te ambienti në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” përballë drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjerrë trupin i ka kërkuar kamerierit të fikë dritat, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer.

Pavarësisht fikjes së dritave, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Koçit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë të Librazhdit. Më pas, Shakaj ka tentuar të fshehë çdo gjurmë, pasi motorin e mikut të tij e ka dërguar në zonën e 5 majit, mesa duket për të shpërqendruar policinë, ndërsa ka pastruar ambientin e punës si dhe ka urdhëruar kamerierin të lajë makinën.

Policia dyshon se Englant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë. Shakaj nërkohë është shpallur në kërkim për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjeçar./Dosja.al

 
6 ORE ME PARE

Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi më kërkoi të fikja dritat se…! Kamerat kapin momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë

Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi

TIRANË- Enea Zyferi, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koci është rrëfyer në gjykatën e Tiranës. Zyferi ka deklaruar se Armand Shakaj i ka kërkuar që të fikë dritat, pasi do të nxirrte një frigorifer, ndërsa ka mohuar të ketë dijeni për fatin e Eglant Koçit.

“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Artmandit”, tha Enea Zyferi.

Më tej, Zyferi ka pretenduar se e ka parë Koçin kur ka hyrë në ambientin e punës së Shakajt, por nuk ka dijeni të mëtejshme për fatin e tij. Zyferi është shprehur gjithashtu se Shakaj i ka kërkuar të çonte makinën në lavazh për ta larë dhe ai e dërgoi diku në fund të bulevardit të ri.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se Shakaj i kërkoi Koçit që të shkonte ta takonte te ambienti në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” përballë drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty dyshohet se ai e ka vrarë dhe për të nxjerrë trupin i ka kërkuar kamerierit të fikë dritat, me pretendimin se do të nxirrte një frigorifer.

Pavarësisht fikjes së dritave, kamerat e kanë fokusuar teksa vendos trupin e Koçit në makinë dhe dyshohet ta ketë zhdukur në një zonë te thellë të Librazhdit. Më pas, Shakaj ka tentuar të fshehë çdo gjurmë, pasi motorin e mikut të tij e ka dërguar në zonën e 5 majit, mesa duket për të shpërqendruar policinë, ndërsa ka pastruar ambientin e punës si dhe ka urdhëruar kamerierin të lajë makinën.

Policia dyshon se Englant Koçi është vrarë, pasi gjurmë gjaku janë gjetur si në ambientin ku është mbajtur peng, ashtu dhe në makinë. Shakaj ndërkohë është shpallur në kërkim për mbajtjen peng dhe vrasjen e mikut të tij 34-vjeçar./Dosja.al

8 ORE ME PARE

Zhdukja e Eglant Koçit/ Gjykata lë në burg Enea Zyferin, mohon të ketë gisht në rrëmbimin e 34-vjeçarit

Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi
Armand Shakaj dhe Eglant Koçi

TIRANË- Gjykata penale e Tiranës ka lënë në burg Enea Zyferin, i cili është arrestuar lidhur me zhdukjen e Eglant Koçit. Zyferi idhte kamarieri në lokalit në pronësi të Armand Shakaj, ku ky i fundit është i shpallur në kërkim për rrëmbimin e 34 vjeçarit, i cili prej datës 5 qershor është shpallur i zhdukur.

Gjatë seancës Zyferi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, ndërkohë që nga provat e grumbulluara deri më tani nga grupi hetimor, rrethanore dhe shkencore ka dyshime se 35 vjeçari është vrarë. Deri më tani, policia ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur, Eglant Koçi dhe vendin ku ai është mbajtur.

Nga kamerat e sigurisë, është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se në automjet ka pasur edhe trupin e Koçit. Sipas raportimeve të deritanishme, Shakaj për të fshehur gjurmët ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit. 

Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia

Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al

9 ORE ME PARE

Dyshohet se Eglant Koçi është ekzekutuar nga shoku i ngushtë/ Gjenden njolla gjaku në makinën e Armand Shakajt, mister fati i të riut

Zhdukja e Eglant Koçit/ Zbardhet dëshmia e kamerierit: Armandi
Eglant Koçi

TIRANË- Hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 4 qershor po vijojnë. Bëhet me dije se policia ka sekuestruar automjetin që dyshohet se është përdorur në ngjarje dhe gjatë kontrollit të mjetit janë konstatuar disa njolla gjaku, të cilat pritet t’i nënshtrohen ekspertizës. Po ashtu nga kontrollet e policisë në terren dhe pamjet e kamerave të sigurisë, policia ka gjetur prova që shtojnë dyshimet se 34-vjeçari është vrarë nga shoku i ngushtë.

Sipas policisë, personi që e ka marrë peng të riun është 41-vjeçari Armand Shakaj, i shpallur në kërkim. Shakaj dyshohet se është ndihmuar edhe nga një 25 vjeçar, Enea Zyferi, i cili është i vënë në pranga. Ky i fundit ishte kamerier në lokalin në pronësi të të kërkuarit, Shakaj. Deri më tani, policia ka arritur të gjejë motorin e 34-vjeçarit të zhdukur, Eglant Koçi dhe vendin ku ai është mbajtur.

Nga kamerat e sigurisë, është parë që prej aty del me makinë autori i dyshuar Armand Shakaj dhe dyshimet janë se në automjet ka pasur edhe trupin e Koçit. Sipas raportimeve të deritanishme, Shakaj për të fshehur gjurmët ka lëvizur motorin e viktimës nga zona ku ndodhi krimi drejt 5 Majit, ku u gjet dy ditë pas krimit. 

Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë. Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia

Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj./Dosja.al

armand shakaj eglant koçi enea zyferi

Sondazh

Poll

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim