Dita e 11-të e protestave/ Qytetarët vijojnë revoltën në shesh kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë Rama
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
• Seanca në themel është mbajtur sot në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, pas ndarjes së çështjes për 11 të pandehur të së njëjtës dosje, të cilët do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Kryebashkiaku vetë nuk ishte i pranishëm në gjyq, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij, Plarent Ndreca. • Në deklaratën e dërguar për gjykatën, Veliaj shprehet se nuk mori pjesë në seancë pasi, sipas tij, mbajtja në kafaz është e paligjshme, antikushtetuese dhe diskriminuese. • Në seancë munguan edhe avokatët, Maks Haxhia, Dritan Jahaj, Aranit Rroshi dhe Artit Cami. • Për shkak të mungesës së katër avokatëve, prokurori i posaçëm Ols Dado kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se në këto kushte procesi nuk mund të zhvillohet normalisht. GJKKO pranoi kërkesën, shtyu seancën dhe vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Erion Veliajn. • Nga ana tjetër, mbrojtja e Veliajt kundërshtoi shtyrjen e senacës dhe pezullimin e afateve të paraburgimit. • Gjatë seancës, vëmendjen e ka marrë edhe një kërkesë e avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili ka pretenduar përpara togave të zeza se mbrojtjes nuk i janë vënë në dispozicion 24 fashikuj të dosjes hetimore. • Lidhur me këtë pretendim, trupa gjykuese ka sqaruar se fashikujt që mungojnë në këtë fazë lidhen specifikisht me njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë dosje voluminoze. • Gjykata argumentoi se kjo kërkesë e avokatit Ndreca nuk mund të trajtohet si një kërkesë për të zbatuar vendimin e një gjykate tjetër, por thjesht si një kërkesë legjitime e palës mbrojtëse. • Gjithashtu, trupa gjykuese ka theksuar se Veliajt nuk i është cenuar e drejta e mbrojtjes në asnjë moment deri në këtë fazë të procesit. • Megjithatë, për të garantuar transparencë të plotë dhe një proces të rregullt ligjor, gjykata ka vendosur që t’i vëri zyrtarisht në dispozicion Veliajt dhe mbrojtjes së tij të 24 fashikujt që mungonin, përpara seancës së radhës. • Po ashtu edhe në këtë seancë, kamerat u lejuan vetëm në nisje të gjyqit, për pak minuta, gjatë diskutimeve teknike të procesit dhe më pas kryesuesja e treshes gjykuese, Elsa Ulliri, vendosi që operatorët të dalin jashtë dhe seanca në themel për kryebashkiakun, të mos filmohet.
2 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë në Gjykatën e Posaçme është shtyrë. Shkaka e shtyerjes së seancës u bë mungesa e avokatëve Maks Haxhia, Dritan Jahaj, Aranit Rroshi dhe Artit Cami. Për këtë arsye, prokurori i posaçëm Ols Dado kërkoi shtyrjen e seancës, duke argumentuar se në këto kushte procesi nuk mund të zhvillohet normalisht. GJKKO pranoi kërkesën, shtyu seancën dhe vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit për Erion Veliajn.
Gjatë seancës, vëmendjen e ka marrë edhe një kërkesë e avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili ka pretenduar përpara togave të zeza se mbrojtjes nuk i janë vënë në dispozicion 24 fashikuj të dosjes hetimore. Lidhur me këtë pretendim, trupa gjykuese ka sqaruar se fashikujt që mungojnë në këtë fazë lidhen specifikisht me njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë dosje voluminoze.
Gjykata argumentoi se kjo kërkesë e avokatit Ndreca nuk mund të trajtohet si një kërkesë për të zbatuar vendimin e një gjykate tjetër, por thjesht si një kërkesë legjitime e palës mbrojtëse. Gjithashtu, trupa gjykuese ka theksuar se Veliajt nuk i është cenuar e drejta e mbrojtjes në asnjë moment deri në këtë fazë të procesit. Megjithatë, për të garantuar transparencë të plotë dhe një proces të rregullt ligjor, gjykata ka vendosur që t’i vëri zyrtarisht në dispozicion Veliajt dhe mbrojtjes së tij të 24 fashikujt që mungonin, përpara seancës së radhës.
Po ashtu gjatë seancë, kamerat u lejuan vetëm në nisje të gjyqit, për pak minuta, gjatë diskutimeve teknike të procesit dhe më pas kryesuesja e treshes gjykuese, Elsa Ulliri, vendosi që operatorët të dalin jashtë dhe seanca në themel për kryebashkiakun Erjon Veliaj, të mos filmohet./Dosja.al

TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore, ku Erion Veliaj është marrë i pandehur së bashku me 18 persona të tjerë ka nisur në GJKKO. Veliaj nuk është paraqitur sërish fizikisht përpara togave të zeza. Edhe pse vetë kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në sallë, ai është përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al