Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Kryedemokrati denoncoi qeverisjen e Ramës si “parti e krimit” dhe theksoi se kërkesa e qytetarëve për largimin e tij është më legjitime se kurrë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot se lëvizja për largimin e Edi Ramës ka një karakter të qartë qytetar dhe rinor dhe çdo demokrat duhet ta mbështesë pa dallim. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Kryedemokrati denoncoi qeverisjen e Ramës si “parti e krimit” dhe theksoi se kërkesa e qytetarëve për largimin e tij është më legjitime se kurrë. Ai theksoi se protesta duhet të jetë rinore dhe qytetare, pa simbolet e partisë, dhe u bëri thirrje të gjithë mbështetësve të jenë pjesë e saj.
"Prokurorë guximtarë sollën në parlament dosjen e Lubi Ballukut, në të cilin 100% ishte lidhje e Edi Ramës, ku sipas tij pretenca do ishte për 36 vite burg. Burg 36 vite. Dhe ajo sot bën parada. Ajo sot drejton partinë e krimit, shpërndan medalje për koskat mafioze të partisë së krimit. Pra nuk ka legjitimitet asnjë ditë. Dhe ajo kërkesë e qytetarëve për largimin e tij është kërkesa më legjitime. Ndaj dhe çdo demokrat e demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jonë duhet të mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë. Duhet ta mbështesë kësaj here pa simbolet e partisë. Le të jenë rinia, sepse është protestë qytetare, rinore. Ndaj dhe ftesa ime është që çdo mbështetës, çdo simpatizant, çdo anëtar dhe anëtare e Partisë Demokratike duhet të jetë në protestë. Protestën do ta themi më rinore, më qytetare që ka parë vendi gjer sot. Kështu është ajo.
Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet që gjethet të na pengojnë me pa madhështinë e trungut. Dënojmë me forcën më të madhe etiketimet që u bën Edi Rama protestuesve duke shfrytëzuar dhe keqinterpretuar thirrjet e tyre. T'i quash nazistë ata apo pasues të Hitlerit, si pasues të Hitlerit sepse thonë ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, për t'i rikujtuar një slogan të Mit'hat Frashërit ‘Shqipëria e shqiptarëve’, është një armiqësi e egër, e paimagjinueshme. Mit'hat Frashëri ishte një burrë mendjendritur, një atdhetar. Por cilido që njeh Mit'hat Frashërin dhe përpjekjet e tij për këtë vend, ai nuk ka patur atë si motiv ksenofobie, as dhe paralelizëm me thirrjen e Hitlerit për gjermanët që ky vend është vetëm i juaji. Jo, ai e pa se Shqipëria po shtohej në kolonitë e Serbisë, e pa se Partinë Komuniste në Shqipëri e themeloi Beogradi.
Kjo ishte esenca e asaj parulle që përdori për partinë e tij. Ai ishte një luftëtar kundër nazizmit. Ndaj dhe atavizmat e etërve të tij për armikun e brendshëm dhe flet gjëra të cilat janë të dënueshme. Kështu që unë ndalem në këtë, asnjëherë gjethet nuk duhet të pengojnë njeriun të shohë trungun. Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor, qytetar. Disa slogane, të opozitës së opozitës, veglën e qeverisë, janë klithma mjerane. Klithma mjerane. As, i shumëzoni me zero... i shumëzoni me zero!
Më kujtojnë fjalën e filozofit iluminist francez Diderot, që thotë diku: ‘I shëmbëllen mizës, që ka hyrë diku tek bualli dhe mendon se tërheq karrocën’. Aty bualli është populli, janë qytetarët, janë të rinjtë shqiptarë, janë ata të cilët kanë kërkesat më të drejta që i ka paraqitur kush ndonjëherë, largimin e Edi Ramës. Edi Rama është një armik i egër, është një barbar i mjedisit në Shqipëri dhe i trashëgimisë kulturore. Nuk ka patur Shqipëria një të tillë kurrë! Është një shkatërrimtar i trashëgimisë kulturore dhe i mjedisit. Nuk ekziston në histori, nuk regjistrohet në histori një i tillë i dytë," tha Berisha./Dosja.al
Galit Peleg TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg u është përgjigjur komenteve që ka marrë n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Par...
TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë në Gjy...
TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore, ku Erion Veliaj është marrë i pandehur së bashku me 18 persona të tjerë ka nisur n&e...
Edi Rama, Esmaeil Baqaei TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zëdhënësit të Ministrisë s...
TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar se se do ta vazhdojë projektin e lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-s...
GJERMANI- Angela Merkel e di shumë mirë këtë: Ish-Kancelarja, e cila ishte në detyrë deri në vitin 2021, u kritikua va...
KQZ TIRANË- Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, i janë drejtuar sot Komisionit Qendror të ...
Protesta në Tiranë Mes protestave të ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, që shpërthyen ku...