Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheq...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
"Rast unik në botë"/ Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojt...
Gjyqi në themel për Veliajn/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve, Gjykata pezullon af...
Me anë të një video-mesazhi, Peleg shprehet se ka marrë komente mbështetëse, kundërshtuese dhe të tjera mallkuese.
TIRANË- Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg u është përgjigjur komenteve që ka marrë në rrjetet sociale, pas mesazhit drejtuar protestuesve për të respektuar flamurin e izraelit të vendosur në bulevard në kuadër të Javës Kulturore Izraelite. Me anë të një video-mesazhi, Peleg shprehet se ka marrë komente mbështetëse, kundërshtuese dhe të tjera mallkuese.
Komenteve mallkuese, Peleg refuzoi tu pëegjigjej, duke thënë se sipas fjalorit që kanë përdorur nuk respektojnë as nënat e tyre. Sipas saj, këto komente dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe kur njerëzit shprehen në mënyrë raciste apo anti-semite, nuk dëmtojnë Izraelin apo hebrenjtë, por vetveten.
“Dje publikova një foto ku u bëra thirrje protestuesve në rrugët e Tiranës të respektojnë flamurin izraelit që ishte vendosur nga Bashkia me rastin e Javës Kulturore të Izraelit. Pati shumë komente, disa prej tyre mbështetëse, disa kundërshtuese dhe disa mallkuese. Së pari, dua t’ju falënderoj që komentuat, sepse kontribuuat në rritjen e trafikut në rrjetet sociale. Atyre që mallkuan, nuk dua t’u përgjigjem, pasi nuk më respektojnë mua, vetveten dhe, sipas fjalorit që përdorin, nuk respektojnë as nënat e tyre. Por dua të them diçka në lidhje me komentet në rrjetet e mia sociale, pasi ka disa pika që duhen sqaruar. Së pari, kur njerëzit thonë “nuk urrejmë hebrenjtë, por zionistët”, dua të sqaroj çfarë është zionizmi.
Të jesh zionist do të thotë të besosh se hebrenjtë kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre dhe që Izraeli ka të drejtë të ekzistojë. Kjo nuk tregon përkrahje për këtë apo atë qeveri apo politikë. Së dyti, kur njerëzit thonë se refuzojnë projektin e Jared Kushner dhe për këtë arsye urrejnë hebrenjtë, izraelitët apo zionistët, kjo është antisemitizëm. A mund ta imagjinoni nëse unë nuk pëlqej një person të krishterë dhe them se urrej të gjithë të krishterët? Ose nëse nuk pëlqej një person mysliman dhe them se urrej të gjithë myslimanët? Kjo do të ishte racizëm. Po kështu, të përgjithësosh një qëndrim ndaj një personi dhe ta shtrish tek një popull i tërë është antisemitizëm.
Së fundi, kur njerëzit shprehen në mënyrë raciste apo anti-semite, nuk dëmtojnë Izraelin apo hebrenjtë, por dëmtojnë Shqipërinë, pasi Shqipëria njihet për njerëzit e saj bujarë, mikpritës dhe të sjellshëm. Këto janë vlerat e saj. Kur silleni kështu, duke mallkuar e sulmuar, po dëmtoni emrin e Shqipërisë. Lidhur me komentet për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, midis Izraelit dhe Gazës, Izraelit dhe Libanit, Izraelit dhe Iranit, do të isha shumë e lumtur t’u përgjigjesha pyetjeve tuaja dhe ju premtoj se nëse pyesni në mënyrë të respektueshme, do t’ju përgjigjem. Kush dëshiron të shkruajë pyetje në komente, do t’ju përgjigjem të gjithëve”, u shpreh ajo./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Par...
TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë në Gjy...
TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore, ku Erion Veliaj është marrë i pandehur së bashku me 18 persona të tjerë ka nisur n&e...
Edi Rama, Esmaeil Baqaei TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur zëdhënësit të Ministrisë s...
TIRANË- Katër persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është zotuar se se do ta vazhdojë projektin e lidhur me dhëndrin e Presidentit të SHBA-s...
GJERMANI- Angela Merkel e di shumë mirë këtë: Ish-Kancelarja, e cila ishte në detyrë deri në vitin 2021, u kritikua va...
KQZ TIRANË- Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, i janë drejtuar sot Komisionit Qendror të ...
Protesta në Tiranë Mes protestave të ashtuquajtura “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, që shpërthyen ku...
Foto ilustruse TIRANË- Forbes i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit me të cilat po përballet vendi, ndërsa kan&eum...